Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Më konkretisht, ai është shpallur fajtor për vrasjen e dy personave në fshatin Cas, më 19 shtator 2000, për motive gjakmarrjeje, si dhe për vrasjen e një personi tjetër në Shkodër, më 12 gusht 2001. Pas mbërritjes në Shqipëri, ai u është dorëzuar autoriteteve shqiptare për vijimin e procedurave ligjore.
TIRANË- 52-vjeçari Valentin Ftoni, është ekstraduar nga Nju Jorku drejt Shqipërisë pas 25 vitesh në arrati në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas njoftimit të policisë, ai ishte shpallur në kërkim që prej vitit 2001 dhe gjatë qëndrimit në SHBA dyshohet se ka përdorur tre identitete të falsifikuara (Valentin Bujaj, Parim Hajredini dhe Alexander Campusano).
Ekstradimi u realizua ditën e sotme, në kuadër të operacionit të koduar 'GLOBE', në bashkëpunim me autoritetet amerikane. Ftoni është dënuar nga Gjykata e Shkodrës dy herë me nga 25 vite burgim për tre vrasje të kryera në qarkun e Shkodrës gjatë viteve 2000-2001. Më konkretisht, ai është shpallur fajtor për vrasjen e dy personave në fshatin Cas, më 19 shtator 2000, për motive gjakmarrjeje, si dhe për vrasjen e një personi tjetër në Shkodër, më 12 gusht 2001. Pas mbërritjes në Shqipëri, ai u është dorëzuar autoriteteve shqiptare për vijimin e procedurave ligjore.
Njoftimi i Policisë:
Ekstradohet nga Nju Njorku, shtetasi Valentin Ftoni, i dënuar dy herë, me nga 25 vjet burgim, për vrasje.
Në vijim të njotimit të dhënë në muajin tetor 2026 dhe në vazhdën e punës dhe bashkëpunimit ndërkombëtar të Policisë së Shtetit me partnere ligjzbatues të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku në sajë të një pune të gjatë hetimore ndërmjet këtyre agjensive, më datë 08.10.2026, u arrestua në Nju Jork, shtetasi shqiptar Valentin Ftoni, 52 vjeç, Policia e Shtetit dhe Agjensite Federale Amerikane të koordinuara nga DSS/OCIU në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, kanë përmbyllur fazën përfundimtare të operacionit të qujtur “GLOBE”.
Më datë 18.11.2026, u bë ekstradimi i shtetasit shqiptar Valentin Ftoni, i njohur në Shtetet e Bashkuara, me 3 identitete të falsifikuara si Valentin Bujaj, Parim Hajredini (identitet kosovar) dhe Alexander Campusano (identitet i Amerikës Qendrore). Valentin Ftoni, person me profil të larte kriminal, i dënuar në Shqipëri për vrasje të shumëfishta, u mor në dorëzim nga autoritetet federale amerikane ICE-ERO dhe DSS/OCIU dhe iu vu në dispozicion për veprime të mëtejshme procedurale, autoriteteve shqiptare të cilat e kanë dënuar atë, 2 herë me nga 25 vjet burgim, për disa vrasje të kryera gjate viteve 1998-2001.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare prej vitit 2001, pasi është dënuar 2 herë, me nga 25 vjet burgim, për 3 vrasje të kryera në qarkun e Shkodres, dhe fshihej në ShBA, që pas arratisjes nga Shqipëria, duke shfrytëzuar identitetet e lartpërmendura.
Më datë 28.01.2001, Gjykata e Shkodrës e ka deklaruar fajtor dhe e ka dënuar shettasin Valentin Ftoni, me 25 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbjtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpëthyese dhe municionit”, pasi më datë 19.09.2000, në Cas, Shkodër, ka vrarë shtetasit Gj. M. dhe A. M., për motive gjakmarrjeje.
Gjithashtu, më datë 18.11.2008, Gjykata e Shkodrës e ka deklaruar fajtor dhe e ka dënuar shtetasin Valentin Ftoni, me 25 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer ne bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpëthyese dhe municionit”, pasi më datë 12.08.2001, në Shkodër, ka vrarë shtetasin G. T.
Ky rast, por dhe të tjerë, dëshmojne rritjen e dukshme të bashkëpunimit krah për krah me partneret amerikanë në çështje të hetimeve dhe operacioneve të përbashkëta në fushën e zbatimit te ligit.
Edhe ky rast, tregon sërish përkushtimin e Policisë së Shtetit, për rritjen e bashkëpunimit hetimor ndërkombëtar në nivele dypalëshe në terren, ndaj gjejmë rastin edhe një herë të falënderojmë partnerët tanë në Ambasaden e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, për ndjekjen e këtij rasti dhe të shumë rasteve të tjera në ShBA, por jo vetëm./Dosja.al
permbytje TIRANË- Reshjet e dendura të shiut që pritet të përfshijnë vendin mund të sjellin probleme me përmbyt...
Prokuroria e Posaçme TIRANA- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur ditën e sotme në...
pamje DURRËS- Vështirësitë për të tërhequr pensionet vijojnë të shqetësojnë të moshuarit në D...
foto ilustruese FIER- Një 41-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, në Fier, pasi u kap në flagrancë me lën...
foto ilustruese TIRANË- Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në fshatin Mullet të Tiranës, ku një 24-vje&cce...
Foto ilustruse TIRANA- Gjykata e Posaçme miratoi masën e dhënë në mungesë arrest në burg për Kevin Margjonin, pas ek...
Një person duke valëvitur një flamur të Shqipërisë gjatë protestës antiqeveritare të 24 tetorit 2026 në Tiran...
Prokuroria e Tiranës TIRANA- Prokuroria e Tiranës ka dërguar ditën e sotme në gjyq administratoren dhe pronarin e shoqër...
Foto ilustruse SHKODRA- Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Shkodër–Koplik, ku dy automjete janë përplas...
Foto Ilustruese TIRANË- Bordi i Transparencës ka ndryshuar çmimet e karburanteve në vend. Mësohet se Bordi i Transparencë...