3 November 2026, 08:12
Nga E. D

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka përsëritur sërish ftesën për dialog me studentët. Ashtu si çdo ditë tjetër, në një tryezë të gurtë të vendosur përpara sheshit të kryeministrisë, janë vendosur fletët me mbishkrimin “DIALOG”.
Megjithatë, studentët e kanë refuzuar vazhdimisht ftesën e Ramës për dialog, duke i kërkuar dorëheqjen e menjëhershme. Prej 22 ditësh, të rinjtë dalin çdo ditë në protestë, ndërsa në mbështetje të tyre janë edhe pedagogët, të cilët kanë bojkotuar mësimin në Fakultete.
Protestat studentore, të cilat janë shoqëruar me revolta të ashpra nuk ishte një shpërthim i rastësishëm. Ajo erdhi si rezultat i një pakënaqësie të akumuluar prej kohësh nga të rinjtë, që kanë protestuar prej kohësh, por zëri tyre me protesta paqësore nuk u dëgjua. Diskutimet për tarifat e studimit, cilësinë e mësimdhënies dhe kushtet nëpër konvikte kanë qenë prej kohësh në qendër të ankesave, por siç duket qeveria nuk mendonte se kjo do shpërthente në një lëvizje masive dhe këmbëngulëse. Dita e parë e protestës nisi me modesti, në dukje si një grumbullim i zakonshëm.
Një grup i vogël studentësh, të lodhur nga premtimet e pambajtura dhe nga "mbyllja e veshëve" nga institucionet, u mblodhën te Ministria e Arsimit. Me thirrje dhe pankarta të improvizuara, ata shprehën indinjatën e tyre. Por ajo që filloi si një zë i vetmuar, shumë shpejt gjeti jehonë. Lajmi u përhap shpejt në rrjetet sociale, duke frymëzuar qindra të tjerë të bashkoheshin. Brenda disa orësh, numri i protestuesve u rrit ndjeshëm, duke bllokuar qarkullimin në rrugën kryesore dhe duke "shpërthyer" në protesta me revolta të mëdha. Të revoltuar, studentët nisën t'i vinin flakën institucioneve shtetërore dhe bankave. Ndërkohë, që tubimet vijojnë ato nuk e kanë ndaluar në asnjë moment thirrjen "Rama jepe dorëheqjen"./Dosja.al
edi rama
Politike
3 November 2026, 08:10
E. D
Plarent Ndreca
TIRANË- Avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndreca, ka deklaruar se pas arrestimit dhe situatës së krijuar ndaj kryebashkiakut...
Politike
2 November 2026, 23:28
E.d
Ermelinda Meksi
TIRANA- Ish-ministrja socialiste, Ermelinda Meksi ka reaguar lidhur me përplasjen mes Erion Veliajt dhe ministrit të Drejt&eu...
Politike
2 November 2026, 23:21
E.d
Erjon Veliaj dhe Arbër Hajdari
TIRANA- Plarent Ndreca, avokati mbrojtës i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj thotë se takimi mes ...
Politike
2 November 2026, 22:58
E.d
Palrent Ndreca
TIRANA- Avokati i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, Plarent Ndreca, ka bërë të ditur se mbrojtja po shqyrton nd...
Politike
2 November 2026, 22:42
E.d
Plarent Ndreca:
TIRANA- Avokati i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, Plarent Ndreca ka deklaruar në emisionin “Opinion”...
Politike
2 November 2026, 22:01
E.d
Arbër Hajdari
TIRANA- Arbër Hajdari ka reaguar pas përfshirjes së emrit të tij në debatin politik mes kryeministrit Edi Rama dhe...
Politike
2 November 2026, 21:48
e.d
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka folur edhe për projektin e investimit në ishullin e Sazanit gjatë intervistës me gazetarin ame...
Politike
2 November 2026, 20:52
pd
Foto ilustruse
TIRANA- Partia Demokratike ka reaguar pas publikimit të letrës së Erion Veliajt nga burgu, ku ky i fundit pretendon se kryeminis...
Politike
2 November 2026, 20:45
E.d
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama është vënë përballë pyetjeve mbi hetimet për korrupsionin dhe lidhjet e dyshua...
Politike
2 November 2026, 20:26
E.d
Edi Rama dhe Andrew Callaghan
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka komentuar protestat e zhvilluara në Tiranë, kërkesat e qytetarëve për ...