LIVE UPDATES
Politike

"Është një protestë dhe çdo gjë është në rregull"/ Rama për gazetarin amerikan: Kemi mbajtur shënime nga kërkesat e qytetarëve, mafia shqiptare nuk ekziston

Gazetari Callaghan i solli në vëmendje Ramës raportime të DEA-s, SPAK dhe të dhëna për aktivitetin e grupeve shqiptare në tregje të ndryshme të Europës, Australisë dhe Amerikës Latine.

2 November 2026, 20:26 Nga E.d
"Është një protestë dhe çdo gjë
Edi Rama dhe Andrew Callaghan

TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka komentuar protestat e zhvilluara në Tiranë, kërkesat e qytetarëve për ndryshim dhe akuzat për shtrirjen e grupeve kriminale shqiptare në tregjet ndërkombëtare, gjatë intervistës së dhënë për gazetarin amerikan Andrew Callaghan në platformën “Channel 5”.

I pyetur për protestat dhe të ashtuquajturin “Revolucioni Flamingo”, Rama u shpreh se tubimet janë pjesë e të drejtës për të protestuar në një vend demokratik. Ai tha se gjatë javëve të para të protestave qeveria ka mbajtur shënime mbi shqetësimet e ngritura nga qytetarët dhe se disa prej kërkesave kanë nisur të marrin përgjigje konkrete.

Një pjesë e rëndësishme e intervistës iu kushtua edhe krimit të organizuar shqiptar dhe përfshirjen e grupeve kriminale në trafikun ndërkombëtar të kokainës. Gazetari Callaghan i solli në vëmendje Ramës raportime të DEA-s, SPAK dhe të dhëna për aktivitetin e grupeve shqiptare në tregje të ndryshme të Europës, Australisë dhe Amerikës Latine.

Në përgjigjen e tij, Rama hodhi poshtë termin mafia shqiptare, duke thënë se një organizatë e tillë nuk ekziston. Ai argumentoi se shqiptarë, njësoj si shtetas të vendeve të tjera, mund të jenë të përfshirë në rrjete ndërkombëtare të trafikut, por kjo nuk do të thotë se ekziston një strukturë e vetme kriminale shqiptare që kontrollon tregun botëror të kokainës.

Callaghan iu referua të dhënave që ia atribuoi SPAK, sipas të cilave një pjesë e konsiderueshme e parave që qarkullojnë në këta sektorë dyshohet se kanë burime të paligjshme. Por, kryeministri Rama e kundërshtoi këtë, duke deklaruar se SPAK nuk ka raportuar një përfundim të tillë dhe se të dhënat janë interpretuar gabimisht.

Pjesë nga intervista

Rama: Më thuaj çfarë do nga unë.

Gazetari: Çfarë mendimi keni për protestat në rrugë, “Revolucioni Flamingo” dhe njerëzit që kërkojnë ndryshim?

Rama: A po ndjen që këtu është duke ndodhur ndonjë revolucion?

Gazetari: Thjesht po e them ashtu siç e quajnë…

Rama: Është një protestë dhe çdo gjë është në rregull. Ne kemi të drejtën të protestojmë si një vend i lirë demokratik.

Gazetari: A keni dëgjuar ndonjë shqetësim të tyrin që ju ka bërë të mendoni se duhet të ndryshoni disa gjëra për shoqërinë këtu?

Rama: Jo, le të themi që javën e parë, kur të gjithë ishin në rrugë, ishte shumë e dobishme për të kuptuar që të dëgjonim përtej zhurmës. Dhe sigurisht që ne kemi mbajtur shënime. Disa gjëra nga këto shënime janë duke u zbatuar.

Gazetari: Cilat janë ato gjëra që ju mendoni se janë të rëndësishme për t’u zbatuar?

Rama: Për shembull, pasqyra digjitale. Presidenti juaj (Donald Trump), pak ditë më parë ekspozoi një burim informacioni të AI për qeverinë. Kështu që ne e lançuam menjëherë pasi e mbajtëm shënim që nga fillimi i protestës dhe tani po e zbatojmë. Për shembull, tani keni online të ekspozuara në mënyrë transparente çdo gjë që është e lidhur me projektin që ka nxitur turmën.

Gazetari: Një temë që ka dalë shumë nga këto protesta është rritja e krimit të organizuar në Shqipëri. Se si disa grupe të ndryshme janë rritur shumë, duke dominuar në tregun e kokainës në Europë, Australi dhe shtete të tjera.

Rama: Kush e thotë këtë?

Gazetari: Raportet e DEA-s (Agjencia për Zbatimin e Ligjeve mbi Drogat), inteligjenca e SPAK-ut dhe organizata të tjera kanë folur se si tregje të ndryshme të kokainës në Londër, në Izrael dhe porte të ndryshme në Ekuador, tashmë janë nën kontroll nga grupe që kanë pranuar se kanë lidhje me mafian shqiptare.

Rama: Unë kam dëgjuar se, në të kundërt, të paktën drejtori i SPAK, pak vite më parë që nuk ka diçka të tillë si mafia shqiptare. Nuk ekziston. Ka shqiptarë, siç ka amerikanë, siç ka spanjollë ose italianë, quaji si të duash, që janë të përfshirë në këtë zinxhir mbarbotëror. Por nuk ka asgjë si një mafia shqiptare që kontrollon botën e kokainës. Këto gjëra janë, më falin, gjepura.

Gazetari: Nga mendoni se vijnë këto gjepura?

Rama: Jo, por janë gjepura sepse nuk përputhen me realitetin e gjërave.

Gazetari: Pra ju mendoni se këto gjëra nuk ndodhin?

Rama: Ky nuk është një opinion. Po ju them që vetë drejtori i SPAK më ka thënë se mafia shqiptare nuk ekziston.

Gazetari: Në rregull. Nëse sheh të dhënat e fundit të publikuara nga SPAK së fundmi, thuhet se përmes 2015 dhe 2024, është vlerësuar se më shumë se 54% e parave që lundrojnë nga agjencitë imobilare dhe sektorit të konstruksionit në Shqipëri vijnë nga burime të panjohura dhe të paligjshme. Ju keni dorë në aprovimin e këtyre zhvillimeve.

Rama: Kush e thotë këtë?

Gazetari: SPAK. Shumë gazetarë ndërkombëtarë.

Rama: SPAK-u nuk e ka thënë kurrë këtë. SPAK-u nuk e ka raportuar kurrë këtë problem, sepse SPAK mund të ketë thënë diçka të ndryshme, që paratë e sekuestruara janë, një pjesë e tyre janë derdhur në agjencitë imobilare. Por SPAK nuk e ka thënë kurrë atë./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...