2 November 2026, 21:48
Nga E.d
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka folur edhe për projektin e investimit në ishullin e Sazanit gjatë intervistës me gazetarin amerikan Andrew Callaghan për platformën “Channel 5”. Ai mohuar se qeveria shqiptare ka arritur një marrëveshje përfundimtare me grupin e investitorëve.
Rama theksoi se Sazani vijon të jetë pronë publike dhe se negociatat janë ende në zhvillim. Sipas tij, synimi është krijimi i një sipërmarrjeje të përbashkët, ku shteti shqiptar të jetë partner dhe të mos bëhet fjalë për privatizimin e ishullit.
Gjatë përgjigjes, kryeministri ironizoi edhe reagimet dhe raportimet që kanë shoqëruar projektin, duke përmendur flamingot që ndodhen në ishull. Ai u shpreh se çështja po paraqitet sikur shpendët do të vriten dhe do të përfundojnë në tryezën e mëngjesit të presidentit amerikan Donald Trump.
Kreu i qeverisë tha se një pjesë e madhe e informacioneve të publikuara për projektin janë të pavërteta, duke mohuar se ishulli është privatizuar apo se ka nisur zbatimi i një marrëveshjeje investimi.
Edi Rama: Sazani është një tokë publike. Nëse nuk e dini, po ju informoj. Dhe për sa kohë flasim, nuk ka asnjë marrëveshje mes Republikës së Shqipërisë dhe grupit të investitorëve. Nuk ka para, nuk ka projekt. Nuk ka ende një marrëveshje. Ndërkohë ju djema keni gënjyer botën, jo kanali juaj personalisht, keni mashtruar botën, duke i thënë se ishulli është privatizuar. Flamigot në ishull, të cilët nuk e kanë kaluar kurrë ishulli, do të vriten dhe Trump do t’i hajë në mëngjes. Nuk ka akoma një marrëveshje sepse ne po shpresojmë të krijojmë një sipërmarrje të përbashkët ku Republika e Shqipërisë do të jetë partnere dhe kjo është ajo që po them. Në flamingomirror.al mund të konfirmoni se 90% e gjërave që thuhen janë gënjeshtra./Dosja.al
Politike
2 November 2026, 20:52
pd
Foto ilustruse
TIRANA- Partia Demokratike ka reaguar pas publikimit të letrës së Erion Veliajt nga burgu, ku ky i fundit pretendon se kryeminis...
Politike
2 November 2026, 20:45
E.d
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama është vënë përballë pyetjeve mbi hetimet për korrupsionin dhe lidhjet e dyshua...
Politike
2 November 2026, 20:26
E.d
Edi Rama dhe Andrew Callaghan
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka komentuar protestat e zhvilluara në Tiranë, kërkesat e qytetarëve për ...
Politike
2 November 2026, 19:28
E.d
Pamje nga intervista
TIRANA- Intervista e kryeministrit Edi Rama me gazetarin amerikan Andrew Callaghan për platformën “Channel 5&...
Politike
2 November 2026, 19:07
E.d
Gazment Bardhi
TIRANA- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar lidhur me përplasjen mes kryeminis...
Politike
2 November 2026, 19:01
E.d
Agron Shehaj
TIRANA- Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj reagoi mbi përplasjen e Edi Ramës dhe Erion Veliajt, ku ky i fundit prete...
Politike
2 November 2026, 18:08
E.d
Gazment Bardhi
TIRANA- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas gjobitjes së qytetarëve ...
Politike
2 November 2026, 17:21
E.d
Erion Veliaj
TIRANA- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka konfirmuar mesazhet kërcënuese që ka marrë dy ditë më par&eum...
Politike
2 November 2026, 16:46
E.d
Bardh Spahia
TIRANA- Deputeti i PD, Bardh Spahia, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Rama dhe ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu, duke ...
Politike
2 November 2026, 16:07
G.M
Xhafaj dhe Goxhobelli
TIRANË- Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Lorena Goxhobelli, foli në Kuv...