21 October 2026, 20:29
Nga G.M
pamje
GREQI- Një tjetër çantë e dyshimtë është gjetur në qytetin portual të Pireut, në Greqi, vetëm pak kohë pas shpërthimit të një çante në zonën e Akademisë së Platonit në Athinë, ku mbetën të plagosur katër persona. Ngjarja e dytë ka vënë në gatishmëri autoritetet e sigurisë, të cilat kanë ndërmarrë menjëherë masa për kontrollin e zonës.
Sipas raportimeve nga mediat e huaja, pas njoftimit për valixhen e braktisur, në vendngjarje mbërriti një ekip i njësisë për asgjësimin e mjeteve shpërthyese (TEEM), për të kryer verifikimet e nevojshme dhe për të përcaktuar nëse objekti përbënte rrezik. Zona përreth u rrethua nga forcat e policisë, ndërsa masat e sigurisë u shtuan pas shpërthimit të mëparshëm në një pallat banimi në Akademinë e Platonit, në Athinë.
Deri në përfundimin e kontrolleve, autoritetet ndërmorën hapa për të kufizuar lëvizjen e automjeteve në rrugët pranë vendit ku u gjet çanta. Sipas njoftimit të policisë greke, qarkullimi u ndërpre në kryqëzimin e rrugëve Iroon Polytechniou dhe Karaoli & Dimitriou. Kufizimet u zgjeruan më pas edhe në rrugën Tsamadou, nga kryqëzimi me rrugën Notara deri në atë me rrugën Karaiskou.
Në zonë u vendosën edhe efektivë të policisë rrugore, të cilët devijuan automjetet drejt rrugëve alternative. Kjo solli vështirësi në qarkullim dhe trafik të rënduar në akset përreth. Gjetja e çantës së dytë vjen në një moment kur autoritetet greke janë në gatishmëri pas shpërthimit në Athinë, ku katër persona mbetën të plagosur.
Kontrollet në Pire synojnë të sqarojnë përmbajtjen e valixhes dhe të përcaktojnë nëse ajo lidhet me ndonjë rrezik të mundshëm. Për momentin, nuk ka të dhëna të konfirmuara se çanta e gjetur në Pire përmban eksploziv apo se dy incidentet kanë lidhje me njëri-tjetrin./Dosja.al
greqi
Bota
21 October 2026, 19:27
G.M
foto ilustruese
EVROPA- Bashkimi Evropian ka shprehur keqardhje për ratifikimin nga Dhoma e Përfaqësuesve të Libisë, më 20 tetor...
Bota
21 October 2026, 19:23
G.M
Pedro Sanchez
SPANJË- Qeveria spanjolle ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të presidentit argjentinas, Javier Milei, i cili e ka cilësuar ...
Bota
21 October 2026, 19:14
G.M
Presidenti rus, Vladimir Putin, gjatë një samiti në Bishkek më 1 shtator 2026.
Pavarësisht ndikimit rus në disa pjesë t&eum...
Bota
21 October 2026, 18:00
G.M
Zyrtarë të OKB-së gjatë konferencës për media të mbajtur në Gjenevë lidhur me pasojat që pritet të sjell...
Bota
21 October 2026, 17:20
G.M
Witkoff dhe Putin
RUSI- Rusia ka liruar shtetasin amerikan Stephen Hubbard, 74 vjeç, i cili ishte dënuar nga një gjykatë ruse me akuz&...
Bota
21 October 2026, 17:15
G.M
Yuri Ushakov,
RUSI- Rusia është e gatshme në parim të rifillojë bisedimet trepalëshe me Shtetet e Bashkuara dhe Ukrainën ...
Bota
21 October 2026, 17:10
G.M
Helen Haines
AUSTRALI- Deputetja e pavarur australiane Helen Haines, 65 vjeçe, ka humbur të dyja këmbët pasi u godit nga një automj...
Bota
21 October 2026, 16:54
G.M
pamje e mjetit të aksidentuar
SHBA- Një aksident fatal në shtetin amerikan të Utah-s ka marrë një kthesë të pazakont&e...
Bota
21 October 2026, 16:48
G.M
Gadi Eisenkot
IZRAEL- Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë politikë të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, ka përjash...
Bota
21 October 2026, 16:23
G.M
Japonia
JAPONI- Japonia po përballet me temperatura të pazakonta për këtë periudhë të vitit, pasi termometri kaloi 30 gra...