LIVE UPDATES
Bota

BE-ja u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

Pavarësisht ndikimit rus në disa pjesë të rajonit, shumica e vendeve të Ballkanit Perëndimor i kanë harmonizuar politikat e tyre të jashtme me ato të BE-së. Ndërkohë, Bashkimi Evropian mbetet partneri më i madh tregtar dhe strategjik i të gjitha vendeve të rajonit, përfshirë Bosnje e Hercegovinën dhe Serbinë.

21 October 2026, 19:14 Nga G.M
BE-ja u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit
Presidenti rus, Vladimir Putin, gjatë një samiti në Bishkek më 1 shtator 2026.

Pavarësisht ndikimit rus në disa pjesë të rajonit, shumica e vendeve të Ballkanit Perëndimor i kanë harmonizuar politikat e tyre të jashtme me ato të BE-së. Ndërkohë, Bashkimi Evropian mbetet partneri më i madh tregtar dhe strategjik i të gjitha vendeve të rajonit, përfshirë Bosnje e Hercegovinën dhe Serbinë.

Bashkimi Evropian (BE) ka një përgjigje ndaj paralajmërimeve ruse për vendet e Ballkanit Perëndimor: e ardhmja e tyre është në BE. Ky është mesazhi që Brukseli përcjell pas deklaratës së zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova. Në mesin e këtij muaji, ajo i kishte “paralajmëruar” vendet e rajonit se integrimi evropian nuk është më vetëm çështje anëtarësimi, por nënkupton edhe pranimin e politikës së Brukselit ndaj Moskës, sipas një njoftimi të Ministrisë së Jashtme ruse.

E pyetur se si mund t'i mbrojë vendet që synojnë anëtarësimin nga pasojat e paralajmërimeve ruse, Komisioni Evropian tha se “lufta kundër manipulimit të informacionit nga jashtë, dezinformimit dhe kërcënimeve të tjera hibride është pjesë përbërëse e procesit të anëtarësimit”.

“Mbrojtja e procesit të integrimit evropian dhe e integritetit të mediave nga dezinformimi dhe manipulimi i informacionit nga jashtë është me rëndësi thelbësore”, thuhet në përgjigjen e Komisionit Evropian për Radion Evropa e Lirë (REL).

Teksa Brukseli thekson se Bashkimi Evropian është partneri kryesor politik, ekonomik dhe strategjik i Ballkanit Perëndimor, bashkëbiseduesit e Radios Evropa e Lirë vlerësojnë se Moska po e paraqet gjithnjë e më shpesh integrimin evropian si një zgjedhje mes afrimit me BE-në dhe ruajtjes së marrëdhënieve me Rusinë.

Harmonizimi i politikave të vendeve të rajonit me BE-në

Mesazhet nga Moska nuk janë diçka e re për vendet e Ballkanit Perëndimor që po përparojnë drejt integrimit evropian dhe euroatlantik. Zyrtarët rusë prej vitesh kritikojnë zgjerimin e NATO-s dhe të Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor.

Përplasja e fundit pasoi vendimin e Podgoricës për ta hequr nga nëntori regjimin pa viza për shtetasit rusë, vendim të cilin Ambasada e Rusisë në Mal të Zi e cilësoi si “veprim armiqësor”. Autoritetet në Podgoricë thonë se anëtarësimi në Bashkimin Evropian mbetet synimi strategjik i politikës së jashtme të vendit dhe se Mali i Zi do të vazhdojë harmonizimin e plotë me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së.

“Qëndrimet e Moskës zyrtare për anëtarësimin e Malit të Zi në NATO, si dhe për anëtarësimin e tij të ardhshëm në Bashkimin Evropian, janë të njohura dhe nuk përbëjnë risi në marrëdhëniet tona dypalëshe. Megjithatë, ato nuk i përcaktojnë vendimet tona strategjike, të cilat i marrim në mënyrë të pavarur, në përputhje me interesat kombëtare dhe vullnetin e qytetarëve tanë”, tha Ministria e Jashtme e Malit të Zi për REL-in.

Autoritetet malazeze shtojnë se masat që Podgorica ndërmerr në kuadër të politikës së jashtme dhe të sigurisë të BE-së nuk i konsiderojnë veprime armiqësore ndaj Rusisë, por pjesë të detyrimeve që burojnë nga rrugëtimi evropian i vendit. Sipas të dhënave të Ministrisë së Jashtme të Malit të Zi, anëtarësimin në BE e mbështesin mbi 80 për qind e qytetarëve.

Ndërkohë, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Kosova i kanë harmonizuar politikat e tyre të jashtme dhe të sigurisë me ato të BE-së, përfshirë sanksionet e vendosura ndaj Rusisë pas nisjes së pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës. Bosnje e Hercegovina për shkak të sistemit të ndërlikuar të vendimmarrjes, nuk i zbaton plotësisht të gjitha vendimet e Brukselit, ndërsa Serbia është i vetmi vend i rajonit që nuk ka vendosur sanksione ndaj Moskës. Autoritetet e këtyre vendeve nuk iu përgjigjën kërkesës së REL-it për të komentuar “paralajmërimet” e Zakharovës.

Mesazhi i Moskës, drejtuar “kryesisht” Serbisë

Deklarata e Zakharovës se integrimi evropian nënkupton harmonizimin me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së ndaj Rusisë, përfshirë sanksionet kundër Moskës dhe mbështetjen për Ukrainën, mund të lidhet edhe me zgjedhjet parlamentare në Serbi, që do të mbahen më 25 tetor.

Kështu vlerësojnë analistët me të cilët ka biseduar REL-i, sipas të cilëve mesazhi, përveçse pasqyron qëndrimin e Moskës ndaj integrimit evropian, mund të synojë edhe ndikimin te votuesit.

“Kjo është një përpjekje për ta diskredituar paraprakisht Listën Studentore para zgjedhjeve në Serbi më 25 tetor, duke e paraqitur votimin si një çështje të pranimit të menjëhershëm të sanksioneve të BE-së kundër Rusisë”, thotë Kurt Bassuener, bashkëpunëtor i lartë i Këshillit për Politikat e Demokratizimit.

Bassuener vlerëson gjithashtu se ky mesazh tregon se Moska po e sheh gjithnjë e më hapur Bashkimin Evropian si “kundërshtarin kryesor”, në vend të asaj që në Rusi më parë e quanin “Perëndimi kolektiv”. Edhe Dimitrije Milliq, nga organizata “Rruga e Re e Tretë”, thekson se deklarata e zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme ruse i drejtohet kryesisht Serbisë.

“Duke pasur parasysh se është i vetmi vend që nuk e ka harmonizuar politikën e jashtme dhe të sigurisë me Bashkimin Evropian, përkatësisht që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë”, thotë Milliq.

Sipas tij, Moska synon ta ndërlidhë integrimin evropian me mbështetjen e plotë të politikës së BE-së ndaj Rusisë dhe Ukrainës, duke e zbehur dallimin mes orientimit proevropian dhe atij euroatlantik. Bassuener dhe Milliq vlerësojnë se ndikimi rus në Ballkanin Perëndimor është sot më i dobët se më parë, megjithëse Moska vazhdon të ketë mundësi të ndikojë në rajon dhe të nxisë paqëndrueshmëri.

Për këtë arsye, Bassuener i bën thirrje BE-së ta forcojë praninë e saj, veçanërisht përmes misionit EUFOR në Bosnje e Hercegovinë.

Rusia dhe Ballkani pas vitit 2022

Që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, harta politike e ndikimit të Rusisë në Ballkanin Perëndimor ka ndryshuar ndjeshëm. Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut janë plotësisht të harmonizuara me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të Bashkimit Evropian dhe janë anëtare të NATO-s.

Kosova, e cila nuk e ka statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE, gjithashtu ndjek qëndrimet e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, përfshirë sanksionet e vendosura ndaj Rusisë. Rusia nuk ka marrëdhënie dypalëshe me Kosovën, ndërsa Prishtina e konsideron Moskën një nga mbështetëset kryesore të Serbisë në politikën e jashtme.

Në Bosnje e Hercegovinë, ndikimi rus lidhet kryesisht me mbështetjen politike për autoritetet e Republikës Sërpska dhe bashkëpunimin e ngushtë me Millorad Dodikun. Partia e tij bllokon zbatimin e sanksioneve ndaj Rusisë, si dhe vendosjen e vizave për shtetasit rusë. Serbia mbetet partnerja më e afërt politike e Rusisë në rajon.

Pavarësisht statusit të vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Beogradi nuk ka vendosur sanksione ndaj Moskës që nga fillimi i luftës në Ukrainë. Në të njëjtën kohë, Serbia vazhdon të jetë në masë të madhe e varur nga gazi rus, ndërsa po zhvillohen përpjekje për zgjidhjen e çështjes së pronësisë së Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS), mes kompanisë ruse Gazprom Neft dhe asaj hungareze MOL.

Varësia energjetike nga Rusia është aktualisht më e theksuar pikërisht në Serbi, ndërsa vendet e tjera të rajonit, gjatë viteve të fundit, kanë intensifikuar përpjekjet për diversifikimin e burimeve të furnizimit me gaz dhe zvogëlimin e varësisë nga energjia ruse. Megjithatë, Bashkimi Evropian mbetet bindshëm partneri më i madh tregtar i të gjitha vendeve të rajonit, përfshirë Bosnje e Hercegovinën dhe Serbinë./REL

BE rusi

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin