LIVE UPDATES
Aktualitet

Pastruan mbi 14 milionë euro nga trafiku i kokainës dhe investuan në prona e shufra ari/ Antimafia italiane godet organizatën shqiptare, arrestohen 6 persona dhe sekuestrohen dy kompani

Hetimet zbuluan se organizata dyshohet se kishte trafikuar rreth 240 kilogramë kokainë, ndërsa të ardhurat nga aktiviteti kriminal kalonin 14 milionë euro.

5 November 2026, 21:55 Nga E.d
Pastruan mbi 14 milionë euro nga trafiku i kokainës dhe investuan
Pamje

ITALI-  Operacioni “Caveau 38” i Antimafias italiane ka goditur një organizatë kriminale të përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë, e dyshuar për trafik ndërkombëtar të kokainës dhe pastrim parash në Itali, Holandë, Gjermani dhe Shqipëri. Sipas hetuesve, grupi kishte krijuar një rrjet të gjerë financiar për të fshehur fitimet e përfituara nga aktiviteti i paligjshëm.

Hetimet zbuluan se organizata dyshohet se kishte trafikuar rreth 240 kilogramë kokainë, ndërsa të ardhurat nga aktiviteti kriminal kalonin 14 milionë euro. Paratë pastroheshin përmes investimeve në pasuri të paluajtshme dhe blerjes së shufrave të arit, të cilat më pas përdoreshin për të transferuar pasurinë në kanale të ligjshme.

Në kuadër të operacionit, autoritetet italiane sekuestruan dy kompani në Lecco dhe një kompani të përfshirë në tregtinë e metaleve të çmuara. Sipas hetimeve, njëra prej kompanive shërbente si kasafortë financiare e grupit, duke investuar paratë e dyshuara të trafikut të drogës në prona të paluajtshme. Ndërkohë, përmes një kompanie tjetër dyshohet se ishin blerë afro 8 kilogramë shufra ari.

Në total, 52 persona dhe dy kompani janë marrë nën hetim për veprimtari të dyshuara kriminale gjatë viteve 2019–2022. Gjatë operacionit janë sekuestruar mbi 1.5 milionë euro cash dhe rreth 32 kilogramë lëndë narkotike, përfshirë kokainë, heroinë dhe marihuanë, ndërsa gjashtë persona janë arrestuar në flagrancë.

Artikulli i plotë: Investime në pasuri të paluajtshme dhe shufra ari: kështu pastroheshin paratë e trafikut ndërkombëtar të kokainës, të drejtuar nga shqiptarët në Itali, Holandë dhe Gjermani. Zbardhet operacioni “Caveau 38”. 

Dy kompani me seli në Milano dhe Lecco në Itali kanë përfunduar në shënjestrën e AntimafiasItaliane, të akuzuara për pastrimin e parave që dyshohet se vinin nga një rrjet ndërkombëtar i trafikut të kokainës mes Italisë, Holandës, Gjermanisë dhe Shqipërisë. Organizata kriminale përbëhej pothuajse tërësisht nga shtetas shqiptarë, ndërsa paratë pastroheshin në Itali dhe më pas transferoheshin sërish në Shqipëri.

Bëhet fjalë për një aktivitet kriminal me përmasa të mëdha financiare, i cili dyshohet se i ka siguruar organizatës më shumë se 14 milionë euro të ardhura. Dy kompanitë me seli në Lecco janë sekuestruar.

Operacioni “Caveau 38”

Operacioni, i koduar “Caveau 38”, u zhvillua nga Drejtoria e Antimafias së Milanos (DDA), në bashkëpunim me autoritetet shqiptare.

Hetimet çuan në zbulimin e një “organizate kriminale”, të përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë, e cila dyshohet se ishte përfshirë në një “trafik ndërkombëtar të kokainës me një sasi prej rreth 240 kilogramësh”, si dhe në grumbullimin dhe transferimin drejt Shqipërisë të shumave të parave cash që kalonin 14 milionë euro.

Guardia di Finanza (Policia Financiare italiane) ekzekutoi një masë urgjente të sekuestros parandaluese ndaj dy kompanive në Lecco, të cilat dyshohet se përdoreshin nga organizata kriminale shqiptare.

Si pastroheshin paratë e përfituara nga droga

Pastrimi i parave dyshohet se kryhej edhe nëpërmjet blerjes së shufrave të arit, me një peshë totale prej afro 8 kilogramësh.

Ari blihej në Itali përmes një kompanie që ushtronte aktivitet në sektorin e përpunimit të metaleve të çmuara, me seli në Milano dhe Alessandria. Edhe kjo kompani është vënë nën sekuestro.

Pas pastrimit të parave përmes aktiviteteve të tjera të ligjshme, shumat transferoheshin më pas drejt Shqipërisë.

Kompania e dytë e sekuestruar shërbente si një "kasafortë e grupit kriminal”, duke investuar paratë në sektorin e pasurive të paluajtshme.

Për kompanitë e sekuestruara është emëruar një administrator gjyqësor, i cili do të kujdeset për administrimin e tyre.

Në kuadër të këtij hetimi janë marrë zyrtarisht nën hetim 52 persona dhe dy kompani, për veprimtari të dyshuara kriminale të kryera gjatë periudhës 2019–2022.

Sipas hetuesve, organizata përdorte sisteme të komunikimit të enkriptuar për organizimin e transaksioneve të veçanta të drogës dhe të parave cash.

Gjatë operacionit u sekuestruan gjithashtu:

- Mbi 1,5 milionë euro para të gatshme.

- Sasi kokaine, heroine dhe marihuane, me një peshë totale prej rreth 32 kilogramësh.

Ndërkohë, gjashtë persona u arrestuan në flagrancë./Dosja.al

Shqipëri itali kokiane

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin