Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
Tensione në protestën para Kryeministrisë/ Policia rrethon gazetarin Osman Stafa dhe i merr telefonin: : Më kapën me forcë dhe më kërcënuan me arrestim (VIDEO)
Telefoni iu kthye vetëm pasi punonjësit e policisë komunikuan me eprorët e tyre.
5 November 2026, 21:32Nga E.d
Pamje
TIRANA- Një incident me protagonist gazetarin Osman Stafa ka ndodhur gjatë protestës së sotme pranë Kryeministrisë, ku ai është përballur me presion dhe ndërhyrje fizike nga punonjës të Policisë së Shtetit. Ngjarja nisi teksa gazetari po filmonte një qytetare që po ndëshkohej me gjobë nga policia. Sipas denoncimit të tij, një efektiv iu afrua dhe e pyeti për arsyen e filmimit, ndërsa Stafa iu përgjigj se po kryente detyrën e tij si gazetar.
Situata u tensionua më tej kur, disa punonjës policie, disa me uniformë dhe të tjerë civilë, e rrethuan, i kërkuan dokumentet e identifikimit dhe e kapën nga krahët, duke i vendosur duart pas shpine. Stafa thotë se efektivët i morën telefonin dhe ndërprenë filmimin, ndërsa e mbajtën për më shumë se 10 minuta nën presionin se do ta shoqëronin në komisariat dhe do ta kalonte natën në qeli.
Gazetari thotë se as personat e tjerë të pranishëm nuk u lejuan të filmonin momentin e ndërhyrjes. Telefoni iu kthye vetëm pasi punonjësit e policisë komunikuan me eprorët e tyre. Gjatë përplasjes verbale, Stafa kundërshtoi veprimet e efektivëve, duke këmbëngulur se kishte të drejtë të filmonte dhe se po ushtronte detyrën e tij si gazetar.
Debati i gazetarit Osman Stafa me efektivin:
Osman Stafa: Do më shoqërosh ti në komisariat?!
Polici: Prezantohu! Do shoqërohesh ti.
Osman Stafa: Mos u përfshi mër burrë, të lutem!
Polici: Prezantohu!
Osman Stafa: Më erdhi zotëria më tha mos filmo dhe do shoqërohesh në komisariat. Do më shoqërosh në komisariat?!
Polici: Për 5 like?!
Osman Stafa: Ska të bëjë fare për like. Është për njerëzit, është puna ime. Hajde më shoqëro me ato kërcënimet për të shoqëruar! Dhe një herë mos më thuaj mua se ske të drejtë, filmoj ku të dua unë.
Polici: Nuk mund të më thuash mua më do qejfi!
Osman Stafa: Po more, filmoj ku të dua, mos më prek të lutem! Dhe unë jam gazetar, mos ma ngri zërin! Më njeh ti mua?! Hiqe more dorën çfarë po më bën more!/Dosja.al