LIVE UPDATES
Aktualitet

Qeveria miraton rregulla të reja për resortet, certifikatë e detyrueshme para lejes së ndërtimit! Ja sa hapësirë do të lejohet për banim dhe turizëm

Zhvilluesit do të duhet të përcaktojnë qartë ndarjen e hapësirave që në fazën e projektimit.

5 November 2026, 20:49 Nga E.d
Qeveria miraton rregulla të reja për resortet, certifikatë e
Foto ilustruse

TIRANA- Qeveria ka miratuar rregulla të reja për resortet turistike, duke përcaktuar se të paktën 60% e sipërfaqes së ndërtimit duhet t’i dedikohet turizmit, ndërsa pjesa për banim nuk mund të kalojë 40%. Projektet e reja do të duhet të pajisen edhe me certifikatë paraprake kategorizimi përpara marrjes së lejes së ndërtimit.

Vendimi krijon kategorinë “resort miks”, ku hotelet dhe strukturat turistike mund të kombinohen me apartamente e vila për banim. Zhvilluesit do të duhet të përcaktojnë qartë ndarjen e hapësirave që në fazën e projektimit.

Apartamentet dhe vilat e destinuara për turizëm do të administrohen si pjesë e resortit, ndërsa ato të projektuara për banim nuk mund të përdoren automatikisht për akomodim turistik. Rregullat e reja nuk cenojnë certifikatat e lëshuara më parë.

V E N D I M PËR PËRCAKTIMIN E KATEGORIVE TË STRUKTURAVE AKOMODUESE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 43/1, të ligjit nr.93/2015, “Për turizmin”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Ky vendim përcakton kategoritë e strukturave akomoduese, sipas tipologjisë, funksionit, mënyrës së organizimit dhe karakteristikave të shërbimit të akomodimit, si dhe kriteret e projektimit e të ndërtimit për projektet e integruara të kategorisë. Këto kritere verifikohen edhe gjatë procedurës së kategorizimit paraprak, sipas legjislacionit në fuqi për turizmin.

2. Për qëllime të këtij vendimi, termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:

a) “Certifikatë paraprake kategorizimi”, dokumenti i lëshuar nga ministria përgjegjëse për turizmin, përpara miratimit të lejes së ndërtimit për strukturën akomoduese, i cili përcakton kategorinë e propozuar dhe vërteton përputhshmërinë e projektit me kriteret e kategorisë përkatëse, pa zëvendësuar lejen e ndërtimit ose aktet e tjera të kërkuara nga legjislacioni në fuqi;

b) “Apart-hotel”, struktura akomoduese e përbërë nga apartamente të destinuara për akomodim turistik, të cilat mund të jenë në pronësi individuale dhe ofrojnë shërbime të përbashkëta në funksion të turizmit, nën të njëjtin administrim e menaxhim, me recepsion ose pritje të përbashkët;

c) “Resort miks”, zhvillimi i integruar, i paraqitur për certifikim paraprak, që përfshin një strukturë akomoduese të kategorisë “resort”, njësi me funksion rezidencial, si dhe ambiente, shërbime dhe infrastrukturë të përbashkët në funksion të zhvillimit;

ç) “Komponent turistik”, tërësia e sipërfaqeve të ndërtimit të strukturës akomoduese të kategorisë “resort” dhe e sipërfaqeve të tjera të destinuara ekskluzivisht për funksione dhe shërbime turistike;

d) “Komponent rezidencial”, tërësia e sipërfaqeve të ndërtimit të objekteve, të njësive ose të pjesëve të objekteve të destinuara për funksion rezidencial;

dh) “Sipërfaqe totale e ndërtimit”, shuma e sipërfaqeve të ndërtimit, që rezultojnë nga dokumentacioni teknik i projektit për komponentin përkatës, të llogaritura sipas legjislacionit në fuqi për planifikimin dhe zhvillimin e territorit;

e) “Pjesë e objektit”, pjesa funksionalisht e dallueshme e një objekti me përdorim të përzier, sipërfaqja e së cilës, në bazë të dokumentacionit teknik të projektit dhe përdorimit të dokumentuar, i ngarkohet komponentit turistik ose komponentit rezidencial, sipas rastit, në përputhje me dokumentacionin e miratuar sipas legjislacionit në fuqi për planifikimin dhe zhvillimin e territorit.

3. Strukturat akomoduese kategorizohen, si më poshtë vijon:

a) “Bujtinë” (shtëpi pritëse);

b) “Fjetinë” (hostel);

c) “Kamping”;

ç) “Hotel”;

d) “Motel”;

dh) “Resort”;

e) “Qendër kurative”;

ë) “Fjetje dhe mëngjes” (B&B);

f) “Apart-hotel”;

g) “Strukturë akomoduese e trashëgimisë kulturore”;

gj) “Resort miks”, si nënkategori e kategorisë “resort”, vetëm për qëllime të certifikimit paraprak të zhvillimit të integruar.

4. Për kategoritë e parashikuara në pikën 3 të këtij vendimi, termat e përkufizuar në ligjin nr.93/2015, “Për turizmin”, të ndryshuar, kanë kuptimin e dhënë në këtë ligj. Për kategoritë dhe termat e përkufizuar në pikën 2 të këtij vendimi zbatohen përkufizimet e kësaj pike.

5. Apartamentet, vilat e dhomat brenda zhvillimit “resort miks” trajtohen sipas destinacionit të përcaktuar në dokumentacionin e miratuar të projektit. Kur janë të destinuara për akomodim turistik, ato përfshihen në komponentin turistik dhe në strukturën e kategorisë “resort”, nën administrimin e përbashkët të saj, pa u kategorizuar veçmas. Kur janë të destinuara për funksion rezidencial, për ndryshimin e destinacionit ose përdorimit të tyre, zbatohen pikat 17 e 18 të këtij vendimi.

6. Në projektet e reja, apartamentet, vilat e dhomat, që parashikohen për akomodim turistik, nuk kategorizohen si struktura të veçanta. Ato përfshihen në komponentin turistik të një strukture të kategorisë “resort”, përfshirë zhvillimin “resort miks”, dhe mbulohen nga certifikata e saj. Njësitë e projektuara si banesa, jashtë një strukture të tillë, nuk mund të ofrohen si akomodim turistik pa u përfshirë në një projekt që plotëson kërkesat e kategorisë “resort”, sipas legjislacionit në fuqi.

7. Hoteli i shpërndarë mund të organizohet brenda kategorisë “resort”, përfshirë komponentin turistik të zhvillimit “resort miks”, kur plotëson njëkohësisht përkufizimin e hotelit të shpërndarë dhe përkufizimin e resortit, sipas                   pikave 61 e 28, të nenit 4, të ligjit nr.93/2015, “Për turizmin”, të ndryshuar. Njësitë e tij ndodhen në ndërtesa ekzistuese, afër njëra-tjetrës, nën menaxhimin e të njëjtit sipërmarrës turistik, dhe përfshihen në organizimin e administrimin e përbashkët të resortit. Kategorizimi kryhet për resortin në tërësi. Emërtimi “hotel i shpërndarë” nuk zëvendëson plotësimin e kërkesave të kategorisë “resort”. Për strukturat e certifikuara më parë zbatohen përcaktimet e pikës 21 të këtij vendimi.

8. Çdo subjekt zhvillues, përpara miratimit të lejes së ndërtimit për strukturë akomoduese nga organi përgjegjës, pajiset me certifikatë paraprake kategorizimi, në përputhje me pikën 1/1, të nenit 43/1, të ligjit nr.93/2015, “Për turizmin”, të ndryshuar. Kushtet, kriteret, afatet e procedura e kategorizimit, përfshirë kategorizimin paraprak, përcaktohen në rregulloren e miratuar nga ministri përgjegjës për turizmin, sipas pikës 6, të nenit 43/1, të ligjit nr.93/2015, “Për turizmin”, të ndryshuar.

9. Për projektin e kategorisë “resort miks”, komponenti turistik dhe komponenti rezidencial përcaktohen, identifikohen e paraqiten në mënyrë të dallueshme në dokumentacionin e projektit, në përputhje me legjislacionin në fuqi për planifikimin dhe zhvillimin e territorit.

10. Në zhvillimin e kategorisë “resort miks”, sipërfaqja totale e ndërtimit e komponentit turistik duhet të jetë jo më e vogël se 60 (gjashtëdhjetë) për qind e shumës së sipërfaqeve totale të ndërtimit të komponentit turistik dhe të komponentit rezidencial. Sipërfaqja totale e ndërtimit e komponentit rezidencial nuk duhet të jetë më e madhe se 40 (dyzet) për qind e kësaj shume.

11. Për llogaritjen e raportit të përcaktuar në pikën 10 të këtij vendimi:

a) në komponentin turistik përfshihen sipërfaqet totale të ndërtimit të strukturës akomoduese të kategorisë “resort” dhe sipërfaqet e tjera të destinuara ekskluzivisht për funksione dhe shërbime turistike;

b) në komponentin rezidencial përfshihen sipërfaqet totale të ndërtimit të objekteve, të njësive ose të pjesëve të objekteve të destinuara për funksion rezidencial;

 c) sipërfaqet e ambienteve, shërbimeve dhe infrastrukturës së përbashkët, që u shërbejnë njëkohësisht komponentit turistik dhe komponentit rezidencial dhe nuk mund të ndahen objektivisht sipas përdorimit, u shpërndahen të dy komponentëve në përpjesëtim me sipërfaqet e identifikuara drejtpërdrejt për secilin komponent;

ç) sipërfaqet që, pavarësisht emërtimit në projekt, i shërbejnë kryesisht njërit komponent ose përdorimi i të cilave mund të ndahet në mënyrë objektive, i ngarkohen komponentit përkatës ose ndahen ndërmjet komponentëve në përpjesëtim me përdorimin e dokumentuar. Asnjë sipërfaqe ndërtimi e zhvillimit nuk përjashtohet nga llogaritja e raportit.

12. Dokumentacioni i projektit “resort miks” përmban tabelën e sipërfaqeve për çdo objekt, kat e funksion, identifikimin e sipërfaqeve të komponentit turistik, të komponentit rezidencial dhe të sipërfaqeve të përbashkëta, mënyrën e shpërndarjes së këtyre të fundit, si dhe përllogaritjen e raportit, sipas                          pikave 10 e 11 të këtij vendimi. Tabela dhe përllogaritja nënshkruhen nga projektuesi përgjegjës dhe nga subjekti zhvillues.

13. Raporti i përcaktuar në pikën 10 të këtij vendimi llogaritet vetëm mbi sipërfaqen totale të ndërtimit.

14. Përcaktimet e pikave 9 – 13 të këtij vendimi zbatohen pa cenuar përdorimin e lejuar të tokës, intensitetin e ndërtimit, koeficientin e shfrytëzimit të tokës për ndërtim, lartësinë, distancat dhe treguesit e tjerë të zhvillimit, të përcaktuar në dokumentet e planifikimit apo në rregulloret e veçanta të miratuara nga KKTU-ja.

15. Certifikata paraprake e kategorizimit vlerëson përputhshmërinë e projektit me kategorinë turistike të propozuar. Ajo nuk krijon të drejtë ndërtimi, nuk zëvendëson lejen e ndërtimit dhe nuk kufizon kompetencat e autoritetit përgjegjës për zhvillimin e territorit.

16. Çdo ndryshim i projektit, i aplikuar pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi, përpara ose gjatë ndërtimit të strukturës, që prek kategorinë e propozuar, ndarjen funksionale të komponentëve ose raportin e përcaktuar në pikën 10 të këtij vendimi, u nënshtrohet paraprakisht ndryshimit të certifikatës paraprake të kategorizimit dhe, sipas rastit, procedurave për ndryshimin e lejes së ndërtimit, sipas legjislacionit në fuqi.

17. Pas përfundimit të ndërtimit të zhvillimit “resort miks”, procedurës së kategorizimit dhe të klasifikimit si strukturë akomoduese i nënshtrohet vetëm komponenti turistik i kategorisë “resort”, duke përfshirë apartamentet, vilat dhe dhomat e destinuara për akomodim turistik, si dhe hotelin e shpërndarë, të organizuar sipas pikës 7 të këtij vendimi. Njësitë e komponentit rezidencial nuk kategorizohen e nuk klasifikohen si pjesë e strukturës akomoduese, përveçse kur përdoren për akomodim turistik dhe plotësojnë kërkesat e legjislacionit në fuqi për turizmin.

18. Ndryshimi i destinacionit ose i përdorimit të njësive të komponentit rezidencial për qëllime akomodimi turistik kryhet vetëm pas përmbushjes së kërkesave të legjislacionit për turizmin dhe të legjislacionit për planifikimin dhe zhvillimin e territorit. Pas miratimit të ndryshimit, njësitë përfshihen në komponentin turistik dhe në administrimin e strukturës së kategorisë “resort”, pa u kategorizuar veçmas si “akomodim turistik në banesa”, dhe ndryshimi reflektohet në dokumentacionin e projektit dhe në përllogaritjen e raportit sipas pikave 10 e 11 të këtij vendimi.

19. Për strukturat akomoduese, për të cilat është lëshuar dokumenti i lejes së ndërtimit nga autoriteti kompetent përpara hyrjes në fuqi të ligjit nr.83/2026, nuk kërkohet certifikatë paraprake kategorizimi. Këto struktura u nënshtrohen kategorizimit dhe, kur zbatohet, klasifikimit, sipas legjislacionit në fuqi për turizmin, përpara fillimit të ushtrimit të veprimtarisë.

20. Strukturat akomoduese, për të cilat nuk është lëshuar ende dokumenti i lejes së ndërtimit nga autoriteti përgjegjës përpara hyrjes në fuqi të                                    ligjit nr.83/2026, i nënshtrohen kategorizimit për marrjen e certifikatës paraprake.

21. Certifikatat e kategorizimit të lëshuara përpara hyrjes në fuqi të këtij vendimi, përfshirë certifikatat për kategoritë “apartament”, “vilë”, “dhomë”, “bllok apartamentesh” dhe “hotel i shpërndarë” ruajnë vlefshmërinë e tyre, në përputhje me legjislacionin në fuqi për turizmin. Njësitë e akomodimit turistik të pajisura me këto certifikata vijojnë ushtrimin e veprimtarisë sipas kategorisë së certifikuar, duke përmbushur detyrimet e parashikuara në legjislacionin në fuqi për ushtrimin e veprimtarisë së akomodimit turistik.

22. Kërkesat e reja për kategorizim shqyrtohen sipas kategorive të përcaktuara në këtë vendim. Kur projekti parashikon apartamente, vila, dhoma ose bllok apartamentesh për akomodim turistik, ato identifikohen në komponentin turistik të strukturës së kategorisë “resort”, përfshirë “resort miks”, dhe nuk kategorizohen veçmas. Kushtet, kriteret, afatet e procedurat e kategorizimit përcaktohen në rregulloren e miratuar nga ministri përgjegjës për turizmin, në zbatim të pikës 6, të nenit 43/1, të ligjit nr.93/2015, “Për turizmin”, të ndryshuar.

23. Ngarkohet Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”./Dosja.al

vendim hotele resorte

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin