Berisha: Do të ngremë një agjenci kombëtare që do të merret me pronat e krimit dhe pronat e paligjshme të politikan&e...
Aktualitet
"Përdoren vetëm nga disa institucione shtetërore"/ SPAK dyshon se Policia e Elbasanit i dha Ergys Agasit targa të paidentifikueshme
Sipas SPAK, Ergys Agasi akuzohet se në bashkëpunim me Ermal Beqirajn kanë krijuar një grup të strukturuar kriminal, i cili kishte si qëllim manipulimin e tenderëve publikë të AKSHI-t, ku përveç korrupsionit dyshohet se janë përdorur edhe forma dhune e deri në pengmarrje.
9 November 2026, 12:24Nga E.d
Ergys Agasi
TIRANA- Detaje të reja kanë dalë në lidhje me hetimin ndaj Ergys Agasit dhe ish-shefes së SHISH, Vlora Hyseni. Në dokumentin hetimor, bëhet me dije se SPAK dyshon se Agasi ishte pajisur nga zyrtarë të Policisë së Elbasanit me targa të paidentifikueshme. Një tjetër detaj është se këto targa të cilat i ishin dhënë Agasit, përdoren vetëm për disa institucione specifike shtetërore.
Sipas SPAK, Ergys Agasi akuzohet se në bashkëpunim me Ermal Beqirajn kanë krijuar një grup të strukturuar kriminal, i cili kishte si qëllim manipulimin e tenderëve publikë të AKSHI-t, ku përveç korrupsionit dyshohet se janë përdorur edhe forma dhune e deri në pengmarrje. Ndërsa, Vlora Hyseni, ndaj së cilës GJKKO ka caktuar më herët masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, akuzohet për përfshirje në çështjen e AKSHI-t, ku dyshohet se ka ndihmuar biznesmenin Ergys Agasi gjatë kohës që ky i fundit ishte në arrati./Dosja.al
Rrjeti SafeJournalists
TIRANA- Rrjeti SafeJournalists ka shprehur shqetësim për ndalimin e gazetarit dhe autorit holandez Vincent W.J. van Gerven Oe...