9 November 2026, 11:37
Nga E.d
Pamje
TIRANA- Policia ka zbardhur dy grabitje me armë zjarri të kryera në filiale bankare në kryeqytet, duke arrestuar një 50-vjeçar të dyshuar si autor të ngjarjeve. Në kuadër të kësaj është arrestuar Robert Duka, 50 vjeç i dyshuar për dy vjedhje nën kërcënimin e armës, të ndodhura më 2 qershor 2026 dhe 2 nëntor 2026.
Pas kësaj, policia ka sekuestruar 8 200 euro, veshje që dyshohet se janë përdorur gjatë kryerjes së grabitjeve dhe dy telefona celularë. Gjatë një deklarate për mediat, Drejtori i Policisë së Tiranës, Oliger Turba tha se i arrestuari dyshohet se ka vepruar edhe në një shtet fqinj.
Deklarata
Sot jemi këtu për t’ju informuar mbi rezultatet e punës hetimore të Policisë së Tiranës, për zbardhjen e dy vjedhjeve me armë në dy filiale bankare, si dhe goditjen e një rasti të trafikimit të lëndëve narkotike nëpërmjet Aeroportit të Rinasit. Pavarësisht angazhimit intensiv të strukturave të Policisë gjatë protestave, për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, puna hetimore për zbardhjen e ngjarjeve kriminale ka vijuar pa ndërprerje.
Si rezultat i hetimeve të thelluara, të kryera me metoda speciale, nga strukturat hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë, u finalizua operacioni policor i koduar “Gjuetari i Bankave”. Në kuadër të këtij operacioni u identifikua dhe u ndalua shtetasi R. D., alias A. D., 50 vjeç, i dyshuar si autor i dy vjedhjeve nën kërcënimin e armës së zjarrit, të kryera më datë 02.06.2026 dhe 02.11.2026, në dy filiale bankare në Tiranë.
Identifikimi i tij u arrit falë punës profesionale hetimore, përdorimit të sistemeve teknologjike për identifikimin e personave pavarësisht maskimit, si dhe analizimit të veshjeve të përdorura gjatë vjedhjeve.
Gjatë kontrolleve u sekuestruan ;
– 8 200 euro,
– Veshje të përdorura gjatë kryerjes së veprave penale
– 2 aparate celularë.
Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të këtyre ngjarjeve./Dosja.al
banka policia detaje
Aktualitet
9 November 2026, 11:28
G.M
Robert Duka
TIRANË- 50-vjeçari, Robert Duka, është personi që dyshohet se kreu grabitjen e një banke të nivelit t&e...
Aktualitet
9 November 2026, 11:06
E.d
Rrjeti SafeJournalists
TIRANA- Rrjeti SafeJournalists ka shprehur shqetësim për ndalimin e gazetarit dhe autorit holandez Vincent W.J. van Gerven Oe...
Aktualitet
9 November 2026, 11:02
G.M
pamje
FIER- Një aksident rrugor është regjistruar në Qafën e Koshovicës, në aksin Fier-Levan, ku një autobus i linj&eu...
Aktualitet
9 November 2026, 10:49
G.M
pamje nga tubimet në Tiranë
TIRANË- Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë ka dalë në mb&e...
Aktualitet
9 November 2026, 10:35
E.d
Pamje nga sekuestrimi i kokainës
SPANJA- Një operacion i përmasave të jashtëzakonshme kundër trafikut ndërkombëtar t&e...
Aktualitet
9 November 2026, 10:26
E.d
Lulzim Berisha dhe Emiljano Shullazi
TIRANA- Prokuroria e Posaçme ka dhënë ditëmn e sotme pretencën për dosjen e vrasjev...
Aktualitet
9 November 2026, 09:53
E.d
Foto ilustruse
VLORA- Numri i qytetarëve që po kërkojnë ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Vlorës wshtw rrit...
Aktualitet
9 November 2026, 09:15
E.d
Pamje nga vendngjarja
TIRANA- Policia ka arrestuar ditën e sotme Robert Dukën, 50 vjeç, nga Vlora. Ai dyshohet si autor i grabitjes së n...
Aktualitet
9 November 2026, 08:56
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Projektbuxheti i vitit 2027 parashikon financime edhe për 15 bashki që në kuadër të reformës së re t...
Aktualitet
9 November 2026, 08:33
E.d
Vlora Hyseni
TIRANA- Prokuroria e Posaçme ka zgjeruar hetimet ndaj ish-drejtoreshës së Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni...