Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, bëri të ditur se ekonomia shqiptare parashikohet të rritet me 3.9%, ndërsa të ardhurat në buxhetin e shtetit për vitin e ardhshëm pritet të arrijnë në 907 miliardë lekë.
TIRANA- Projektbuxheti për vitin 2027 ka përfunduar fazën e prezantimit në Komisionet Parlamentare dhe pritet të kalojë javën e ardhshme në shqyrtimin nen për nen dhe miratimin në parim. Ministri i Financave, Petrit Malaj, bëri të ditur se ekonomia shqiptare parashikohet të rritet me 3.9%, ndërsa të ardhurat në buxhetin e shtetit për vitin e ardhshëm pritet të arrijnë në 907 miliardë lekë.
Një nga çështjet kryesore të diskutuara ishte mbështetja për pensionistët. Malaj konfirmoi se indeksimi i pensioneve do të kryhet në muajin prill 2027, në masën 2.9%, ndërsa për këtë qëllim janë parashikuar 4 miliardë lekë në buxhet. Nga janari, bonuset mujore për pensionistët do të dyfishohen, me një kosto totale prej 20 miliardë lekësh.
Gjatë diskutimeve, opozita ngriti shqetësimin për zhvlerësimin e euros dhe ndikimin e tij te bizneset, veçanërisht në industrinë fason dhe sektorin e eksporteve bujqësore. Deputetët kërkuan masa mbështetëse, duke paralajmëruar se disa biznese janë pranë falimentimit. Nga ana e tij, ministri Malaj pranoi se industria fason është prekur nga kursi i këmbimit, por theksoi se qeveria nuk do të ndërhyjë për të fiksuar vlerën e euros apo për të subvencionuar sektorë të veçantë.
Sa i përket investimeve, projektbuxheti parashikon mbi 2 miliardë euro për zhvillimin e vendit. Ndërkohë, Malaj bëri të ditur se procesi i rindërtimit ka kushtuar mbi 1.1 miliardë euro dhe se për përfundimin e tij pritet të shpenzohen edhe 150 milionë euro të tjera. Ministri evidentoi gjithashtu si rreziqe për ekonominë zhvillimet gjeopolitike, ndryshimet klimatike, demografinë, kursin e këmbimit dhe rritjen e normave të interesit./Dosja.al
Denar Biba dhe sekretari i tij në Komisionin e Nismave TIRANA- Autoriteti i Konkurrencës ka kë rkuar shtim të buxhetit, zgjerim të st...
Lili Sula TIRANA- Drejtuesja e Departamentit të Arsimit në Partinë Demokratike, Lili Sula ka ngritur akuza ndaj rektorit dhe dekanit të Un...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama pritet të mbledhë Asamblenë e Partisë Socialiste më 14 nëntor. Mbledhja ës...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër lidhur me gjetjet e raportit për Shqipërin...
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij pohoi se në bazë të raportit demokracia, parl...
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një prononcim për mediat deklaroi se raporti i Progresit në BE ishte thj...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama, duke komentuar protestat, tha se studentët janë kërcënuar, për faktin se nj&eu...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka vijuar me të njëjtën retorikë për protestat, duke thënë se duart e regjimi...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka kërcënuar studentët, duke i paralajmëruar me pasoja ligjore dhe penale të gjit...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, duke komentuar situatën politike në vend, hodhi poshtë çdo krahasim mes zhvillimeve në ven...