5 November 2026, 16:26
Nga E.d
Denar Biba dhe sekretari i tij në Komisionin e Nismave
TIRANA- Autoriteti i Konkurrencës ka kë rkuar shtim të buxhetit, zgjerim të stafit dhe kushte më të mira pune. Gjatë diskutimeve në Komisionin e Nismave, kryetari i institucionit, Denar Biba paraqiti nevojat financiare dhe organizative, duke ngritur edhe shqetësimin për hierarkinë e pagave.
Institucioni disponon një buxhet prej afro 126 milionë lekësh, por sipas Bibës, kjo shumë nuk është e mjaftueshme për të përballuar nevojat. Një tjetër problem i ngritur nga Biba lidhet me diferencat në trajtimin financiar brenda institucionit. Sipas tij, sekretari i përgjithshëm dhe drejtorët kanë paga më të larta se kryetari dhe anëtarët e Komisionit të Konkurrencës, të cilët mbajnë përgjegjësinë ligjore për vendimmarrjet.
Denar Biba: Nga struktura jonë me 49 persona, kemi rekrutuar një pjesë dhe jemi me 53 punonjës, mbetet kërkesa jonë për 5 punonjës shtesë. Në kërkesat buxhetore kemi paraqitur 16.1 milionë lekë shtesë për paga dhe 1.7 milionë lekë për punonjës. Dua të sjellë në vëmendjen tuaj mungesën e ambienteve, dhe historinë e trajtimit financiar të anëtareve të Komisionit të Konkurrencës.
Mund të duket banale por vetëm ashtu nuk është. Kolegu im këtu në krah “sekretari i përgjithshëm i Autoritetit të Konkurrencës”, e ka pagën më të lartë se unë që jam kryetar i Autoritetit të Konkurrencës. Dhe të gjithë drejtorët e Autoritetit të Konkurrencës e kanë pagën më të lartë se anëtarët e komisionit, megjithëse të vetmit firmëtar që mbajmë përgjegjësi ligjore, jemi ne anëtarët e komisionit.
Nga ana tjetër, kryetari i komisionit, Fatmir Xhafaj kërkoi rregullimin e hierarkisë së pagave.
“Nuk më bën sens fare kjo çështja e pagave, është e papranueshme, ose ulni pagat. Ka një hierarki pagash, duhet të rregullohen”, tha kryetari i komisionit Fatmir Xhafaj.
Pas kësaj, përfaqësuesja e Ministrisë së Financave, Vilma Çausholli tha se shqetësimi i është përcjellë institucionit përgjegjës.
“E kemi përcjellë këtë shqetësim për pagat tek institucioni përkatës, nuk është në tagrin tonë”, tha Vilma Çausholli nga Ministria e Financave./Dosja.al
Denar Biba Vilma Çausholli Fatmir Xhafaj
Politike
5 November 2026, 15:38
E.d
Lili Sula
TIRANA- Drejtuesja e Departamentit të Arsimit në Partinë Demokratike, Lili Sula ka ngritur akuza ndaj rektorit dhe dekanit të Un...
Politike
5 November 2026, 14:18
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama pritet të mbledhë Asamblenë e Partisë Socialiste më 14 nëntor. Mbledhja ës...
Politike
5 November 2026, 13:47
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër lidhur me gjetjet e raportit për Shqipërin...
Politike
5 November 2026, 13:41
E.M
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij pohoi se në bazë të raportit demokracia, parl...
Politike
5 November 2026, 13:39
E.M
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një prononcim për mediat deklaroi se raporti i Progresit në BE ishte thj...
Politike
5 November 2026, 13:00
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, duke komentuar protestat, tha se studentët janë kërcënuar, për faktin se nj&eu...
Politike
5 November 2026, 12:49
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka vijuar me të njëjtën retorikë për protestat, duke thënë se duart e regjimi...
Politike
5 November 2026, 12:47
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka kërcënuar studentët, duke i paralajmëruar me pasoja ligjore dhe penale të gjit...
Politike
5 November 2026, 12:46
I.A
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, duke komentuar situatën politike në vend, hodhi poshtë çdo krahasim mes zhvillimeve në ven...
Politike
5 November 2026, 12:40
I.A
Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Tiranë, Sofia Moreira de Sousa, Edi Rama
TIRANË- Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Tiran&eum...