Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Përplasjet kanë ardhur lidhur me zgjedhjen e kryetarit të ri të parlamentit, ku në garë për këtë post janë propozuar Stojan Radenović, nga grupi parlamentar i SNS-së, dhe Aleksandar Čupić, kandidati i Listës Studentore.

SERBI- Dita e dytë e seancës konstituive të Kuvendit të Serbisë është shoqëruar me përplasje të forta mes përfaqësuesve të Listës Studentore dhe deputetëve të Partisë Progresive Serbe (SNS). Përplasjet kanë ardhur lidhur me zgjedhjen e kryetarit të ri të parlamentit, ku në garë për këtë post janë propozuar Stojan Radenović, nga grupi parlamentar i SNS-së, dhe Aleksandar Čupić, kandidati i Listës Studentore.
Deputetët e SNS-së, përfshirë Aleksandar Vuçiçin, ngritën akuza lidhur me pasurinë e tij, duke deklaruar se ai zotëron shtatë apartamente në një ndërtesë në lagjen Voždovac të Beogradit. Ata kërkuan që kandidati i Listës Studentore të japë shpjegime për pronën dhe burimin e pasurisë së tij. Vuçiç tha gjithashtu se Čupić nuk kishte paraqitur në biografinë e tij disa të dhëna lidhur me aktivitetin e tij në sektorin e ndërtimit. Ai e kritikoi edhe për mënyrën se si ishte prezantuar titulli i tij akademik.
Nga ana tjetër, përfaqësuesit e Listës Studentore i kundërshtuan këto sulme, duke i cilësuar si përpjekje për të zhvendosur vëmendjen nga çështja kryesore: ndryshimi i mënyrës së funksionimit të parlamentit dhe rikthimi i debatit demokratik. Deputeti i Listës Studentore, Dejan Šoškić, theksoi se çdo deputet ka detyrimin ligjor të deklarojë pasurinë pranë Agjencisë Kundër Korrupsionit dhe se akuzat personale nuk duhet të përdoren për të shmangur diskutimin mbi kandidaturën.
Përplasjet u shtrinë edhe te mënyra e drejtimit të seancës nga Stojan Radenović. Deputetët e Listës Studentore e akuzuan atë për shkelje të rregullores dhe për trajtim të pabarabartë të folësve. Vuçiç, nga ana e tij, ndërhyri vazhdimisht në debat, duke shfrytëzuar të drejtën e tij si propozues i autorizuar i grupit parlamentar. Sipas llogaritjes së deputetëve të Listës Studentore, ai mori fjalën rreth 30 herë gjatë ditës.
Një qëndrim të rëndësishëm gjatë seancës mbajti edhe deputeti shqiptar Shaip Kamberi, i cili deklaroi se përfaqësuesit e tij politikë janë të gatshëm për dialog dhe partneritet me përfaqësuesit e rinj të pushtetit në Serbi. Megjithatë, ai theksoi se bashkëpunimi nuk mund të bëhet në dëm të interesave të pakicës kombëtare shqiptare.
Kamberi nënvizoi se kërkesa kryesore mbetet barazia e qytetarëve, si në institucionet shtetërore, ashtu edhe në jetën e përditshme. Ai shtoi se pritjet e shqiptarëve ndaj përfaqësuesve të rinj të pushtetit nuk janë të reja, por lidhen me kërkesën për trajtim të barabartë dhe respektimin e të drejtave të tyre.
Në emër të deputetit Ahmedin Škrijelj, Kamberi bëri të ditur gjithashtu se SDA do të mbështesë kandidaturën e Aleksandar Čupićit për kryetar të Kuvendit, si dhe propozimin e Balint Pastor për krijimin e grupeve parlamentare të pakicave me një numër më të vogël deputetësh.
Mbështetje për kandidaturën e Čupićit shprehën edhe përfaqësues të tjerë të pakicave kombëtare. Deputeti i Unionit të Hungarezëve të Vojvodinës, Balint Pastor, deklaroi se partia e tij do ta mbështesë propozimin e Listës Studentore, pavarësisht nëse do të marrë pjesë në formimin e qeverisë së re.
Edhe deputeti i Partisë për Drejtësi dhe Pajtimi, Usama Zukorlić, konfirmoi mbështetjen për Čupićin, duke theksuar se ky qëndrim nuk nënkupton mbështetje automatike për propozimet e tjera të Listës Studentore, por mbrojtjen e interesave të pakicës boshnjake.
Po ashtu, përfaqësuesit e Listës Studentore deklaruan se kishin hequr dorë nga një pjesë e fjalimeve të tyre për të mundësuar përfundimin sa më të shpejtë të procedurës së zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit.
Megjithatë, palët vazhduan të akuzonin njëra-tjetrën për zvarritjen e procesit. Nga ana tjetër, përfaqësuesit e SNS-së kërkuan që votimi të zhvillohej sa më shpejt, ndërsa opozita këmbënguli në respektimin e rregullores dhe në mundësinë për të zhvilluar debat. Në përfundim, zgjedhja e kryetarit të Kuvendit mbeti ende e pa mbyllur, por deputetët pritet t'i rikthehen kësaj çështjeje nesër në orën 10:00./Dosja.al
Bledi Çuçi dhe Elisa Spiropali TIRANË- Pas përjashtimit nga të gjitha funksionet drejtuese në Partinë Socialiste, Eli...
TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu tha në Kubend për buxhetin e vitit 2027 se parashikohet hapja e pesë zyrave të reja...
KOSOVË- Pas rreth gjashtë orësh qëndrimi në shtëpinë e tij në Prishtinë, Jakup Krasniqi ka përfunduar vizit&e...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u bëri sërish ftesë partive të reja opozitare që të...
TIRANË- Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, pohoi në Kuvend për buxhetin 2027 se prioritet në kulturë &eum...
TIRANË- Taulant Balla gjatë fjalës së tij në Kuvend është shprehur se Partia Demokratike u përpoq të sulmonte buxh...
TIRANË- Ministri i Brendshëm Ervin Demo gjatë fjalës së tij për buxhetin e vitit 2027 tha se viti i ardhshëm do të vend...
Taulant Balla TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka renditur shtatë arsye përse, sipas tij, opozita duh...
Komisionarja për Zgjerim e BE-së, Marta Kos, dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Fotografi nga arkivi. Komisionarja evropiane për Zgj...
TIRANË- Ogerta Manastirliu ka kërkuar votën e besimit për buxhetin 2027 në Kuvend, duke sjellë në vëmendje rekomandimin...