18 November 2026, 17:33
Nga E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u bëri sërish ftesë partive të reja opozitare që të dalin me kandidat të përbashkët për Tiranën. Berisha tha partia që ai drejton e ka emrin e kandidatit të saj, por presin me durim një koalicion më të gjerë opozitar për marrjen e kryeqytetit. Kryedemokrati theksoi ndër të tjera se secili merr votat që meriton dhe secili bën koalicionet që dëshiron.
“Unë nuk e humb durimin. Ftesa ime nuk e ka në bazë faktin se ne nuk kemi kandidat. Ne kemi kandidatë të shkëlqyer, ju garantoj. Por ftesa ime ka në bazë bashkimin e të gjithë faktorëve që e konsiderojnë Edi Ramën të keqen më të madhe, që e konsiderojnë Edi Ramën një rrezik ekzistencial për Shqipërinë dhe shqiptarët. Prapë unë tregoj durim, prapë i ftoj dhe ftesa ime është shumë e qartë. Askush nuk ftohet të ndryshojë programin e tij, të ndryshojë qëndrimin ndaj Sali Berishës apo të ndryshojë platformën e tij. Jo, bashkohemi siç jemi kundër një armiku që është më i rrezikshmi sot për kombin dhe për vendin dhe pastaj të votohet lirisht. Secili merr votat që meriton, secili bën koalicionet që dëshiron. Pra, në këtë kuadër, unë përsëri kam durim, megjithëse i dëgjoj që refuzojnë. Por, në qoftë se janë të vërtetë në qëndrimin për largimin e Edi Ramës, është absolutisht alfa që duhet të bashkohen të gjithë faktorët opozitarë”, tha Berisha./Dosja.al
sali berisha
Politike
18 November 2026, 17:15
E.M
TIRANË- Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, pohoi në Kuvend për buxhetin 2027 se prioritet në kulturë &eum...
Politike
18 November 2026, 17:07
E.M
TIRANË- Taulant Balla gjatë fjalës së tij në Kuvend është shprehur se Partia Demokratike u përpoq të sulmonte buxh...
Politike
18 November 2026, 17:02
E.M
TIRANË- Ministri i Brendshëm Ervin Demo gjatë fjalës së tij për buxhetin e vitit 2027 tha se viti i ardhshëm do të vend...
Politike
18 November 2026, 17:02
E. D
Taulant Balla
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka renditur shtatë arsye përse, sipas tij, opozita duh...
Politike
18 November 2026, 16:55
G.M
Komisionarja për Zgjerim e BE-së, Marta Kos, dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Fotografi nga arkivi.
Komisionarja evropiane për Zgj...
Politike
18 November 2026, 16:34
E.M
TIRANË- Ogerta Manastirliu ka kërkuar votën e besimit për buxhetin 2027 në Kuvend, duke sjellë në vëmendje rekomandimin...
Politike
18 November 2026, 16:22
E. D
TIRANË- Avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndreca, ka reaguar lidhur me gjendjen shëndetësore të klientit të tij, duke ngritur shqet&eum...
Politike
18 November 2026, 15:57
E. D
Mirela Kumbaro
TIRANË- Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, foli për projektbuxhetin e vitit 2027 për arsimin, i cili arrin në 67,95...
Politike
18 November 2026, 15:54
E. D
Delina Ibrahimaj
TIRANË- Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ka prezantuar prioritetet e buxhetit për vitin 2027, du...
Politike
18 November 2026, 15:37
E. D
TIRANË- Deputetja demokrate, Ina Zhupa tha gjatë gjatë fjalës saj në Kuvend se çështja më e rëndësishm...