Berisha: Do të ngremë një agjenci kombëtare që do të merret me pronat e krimit dhe pronat e paligjshme të politikan&e...
Politike
VIDEOLAJM/ Pas përjashtimit nga çdo funksion në PS, Spiropali shfaqet në Kuvend, diskuton me Çuçin
Deputetja nuk ishte e pranishme në sallë gjatë fjalimit të kryeministrit Edi Rama për buxhetin e vitit 2027, ndërsa mbërriti vetëm në orët e pasdites.
18 November 2026, 18:17Nga E. D
Bledi Çuçi dhe Elisa Spiropali
TIRANË- Pas përjashtimit nga të gjitha funksionet drejtuese në Partinë Socialiste, Elisa Spiropali është shfaqur këtë pasdite në Kuvend. Deputetja nuk ishte e pranishme në sallë gjatë fjalimit të kryeministrit Edi Rama për buxhetin e vitit 2027, ndërsa mbërriti vetëm në orët e pasdites.
Fillimisht, Spiropali u ul në vendin e deputetit Ilir Pendavinji, ku u filmua duke biseduar me deputetin Bledi Çuçi. Më pas, ajo u zhvendos në vendin e saj, pranë Lindita Nikollës.
Kjo e fundit nuk shkëmbeu asnjë komunikim me Spiropalin, ndërsa pranë tyre ndodhej edhe deputetja Iris Luarasi, e cila u shfaq duke folur në telefon./Dosja.al