Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Ajo konfirmoi se repertorin e kishte zgjedhur grupi muzikor i angazhuar për koncertin në fjalë dhe se Komisioni Evropian, si organizator i ngjarjes, nuk e kishte miratuar paraprakisht.
Komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, ka konfirmuar se ka biseduar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, pas incidentit me interpretimin e një kënge nacionaliste serbe në një koncert të organizuar në kuadër të Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian në Bruksel më 15 nëntor.
“Isha në kontakt edhe me kryeministrin dhe i shpreha keqardhjen që ndodhi diçka që nuk duhej të kishte ndodhur”, tha Kos në debatin e zhvilluar më 17 nëntor në Komisionin për Çështje të Jashtme dhe Evropiane të [Dhomës së Përfaqësuesve] të Belgjikës.
Ajo konfirmoi se repertorin e kishte zgjedhur grupi muzikor i angazhuar për koncertin në fjalë dhe se Komisioni Evropian, si organizator i ngjarjes, nuk e kishte miratuar paraprakisht.
“Sa i përket pjesës muzikore: siç e thashë, grupit muzikor i dhamë udhëzime se çfarë donim, por nuk e miratuam secilën këngë veç e veç. Më vjen shumë keq që ndodhi kjo sepse Kosova e meriton gjithë mbështetjen tonë dhe do ta marrë gjithë mbështetjen tonë”, tha Kos e cila edhe pas ngjarjes kishte shprehur keqardhje për interpretimin e kësaj kënge.
Më 15 nëntor, në koncertin e titulluar “Meloditë e unitetit: Harmoni nga udhëkryqi i Evropës”, krahas pjesëve muzikore nga vendet e përfshira në procesin e zgjerimit, u interpretua edhe melodia e këngës serbe “Oj Kosovo, Kosovo”. Teksti i saj përmban pretendime territoriale ndaj Kosovës dhe kundërshton heqjen dorë prej saj.
Gjatë koncertit u interpretua vetëm melodia, pa u kënduar vargjet, ndërsa titulli i këngës u shfaq në ekran, sipas dëshmive të pjesëmarrësve. Kjo nxiti reagime të shumta nga përfaqësues qeveritarë dhe të opozitës në Kosovë dhe në Parlamentin Evropian, të cilët kërkuan shpjegime për përzgjedhjen e repertorit.
Muzikanti slloven Marko Hatlak, i grupit Kapobanda që e interpretoi këngën, më pas kërkoi falje përmes një reagimi në rrjetet sociale. Sipas tij, përzgjedhja e këngës ishte një gabim i paqëllimshëm, pasi nuk ka qenë në dijeni të kontekstit historik dhe politik të këngës.
Çfarë dihet për këngën e interpretuar në Bruksel?
Në ngjarjen e organizuar në Bruksel, shteti i Kosovës nuk mori pjesë. Megjithatë, në këtë ngjarje ishte e pranishme Donika Emini, eksperte e çështjeve evropiane.
Ajo i tha Radios Evropa e Lirë se beson që përzgjedhja e melodisë së këngës serbe nuk ishte rezultat i pakujdesisë. Sipas saj, organizatorët do të duhej të kishin treguar më shumë kujdes ndaj ndjeshmërive historike dhe politike të rajonit.
“Nuk mendoj që është prej pakujdesisë”, tha Emini, duke theksuar se problemi nuk qëndron te gjuha serbe e këngës, por te pretendimet territoriale ndaj Kosovës që përmban teksti i saj.
Emini i tha REL-it se incidenti ngre shqetësime më të gjera për qasjen e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, veçanërisht në një kohë kur të dyja palët po përpiqen t’i riparojnë marrëdhëniet pas tensioneve të viteve të fundit.
“Ndikimi është shumë i madh”, deklaroi ajo, duke paralajmëruar se ngjarja mund të ndikojë negativisht jo vetëm në dialogun Kosovë-Serbi, por edhe në atmosferën e përgjithshme të marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Brukselit.
BE-ja e ndërmjetëson dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe u kërkon të dyja palëve të zbatojnë marrëveshjet e arritura për normalizimin e marrëdhënieve. Procesi ka ngecur viteve të fundit, teksa që nga shtatori i vitit 2023, palët nuk kanë zhvilluar takim të nivelit të lartë./REL
TIRANË- Ogerta Manastirliu ka kërkuar votën e besimit për buxhetin 2027 në Kuvend, duke sjellë në vëmendje rekomandimin...
TIRANË- Avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndreca, ka reaguar lidhur me gjendjen shëndetësore të klientit të tij, duke ngritur shqet&eum...
Mirela Kumbaro TIRANË- Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, foli për projektbuxhetin e vitit 2027 për arsimin, i cili arrin në 67,95...
Delina Ibrahimaj TIRANË- Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ka prezantuar prioritetet e buxhetit për vitin 2027, du...
TIRANË- Deputetja demokrate, Ina Zhupa tha gjatë gjatë fjalës saj në Kuvend se çështja më e rëndësishm...
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi. Fotografi nga arkivi. SERBI- Deputetët shqiptarë në Kuvendin e Serbisë j...
Erion Braçe TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe, ka kërkuar largimin nga qeveria të ministrave që...
Ilir Beqaj TIRANA- Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj i është drejtuar sot me rekurs Gjykatës së Lartë, duke k&eu...
Eno Bozdo TIRANA- Deputeti i Partisë Demokratike, Eno Bozdo ka deklaruar se qeveria ka lënë pa mbështetje fermerët dhe prodhu...
Pandeli Majko TIRANA- Ish-kryeministri Pandeli Majko ka reaguar pas deklaratave të kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili...