27 October 2026, 16:02
Nga E.M

HOLANDW- Holanda ka vendosur të mos marrë pjesë në Eurovision 2027, vetëm një muaj pasi kishte njoftuar rikthimin në garën muzikore që do të mbahet në Bullgari. Vendimi është marrë për shkak të ndasive që pjesëmarrja e Izraelit po shkakton në shoqëri dhe mes transmetuesve publikë holandezë.
Transmetuesi publik NPO njoftoi se, pas konsultimeve me përfaqësuesit e mediave publike, nuk është gjetur mbështetja e mjaftueshme për pjesëmarrjen e vendit në edicionin e ardhshëm.
Në fund të shtatorit, Holanda kishte konfirmuar rikthimin në garë, pasi transmetuesi AVROTROS kishte njoftuar më herët tërheqjen, duke vlerësuar se Eurovisioni nuk ishte më një ngjarje neutrale.
Njoftimi për rikthimin kishte shkaktuar reagime, ndërsa më shumë se 400 punonjës të mediave publike i kishin dërguar NPO-së një letër kundërshtimi.
Kryetarja e bordit të NPO-së, Jet de Ranitz, tha se e kupton zhgënjimin e fansave, por theksoi se aktualisht është shumë herët për pjesëmarrjen në vitin 2027. Ndërkaq, drejtori i medias në NPO, Jurre Bosman, deklaroi se pjesëmarrja e Izraelit po shkakton debate dhe përçarje, si në shoqëri, ashtu edhe mes punonjësve të transmetuesve.
Pavarësisht tërheqjes, publiku holandez do të mund ta ndjekë garën përmes transmetuesit NOS, i cili do të transmetojë gjysmëfinalet dhe finalen me komentim në gjuhën holandeze.
Eurovision 2027 do të mbahet në qytetin Burgas të Bullgarisë, me gjysmëfinalet më 11 dhe 13 maj, teksa finalja është planifikuar për 15 maj.
Holanda nuk është vendi i vetëm që ka vendosur të mos marrë pjesë në garë. Irlanda ka njoftuar gjithashtu bojkotin, derisa transmetuesi publik çek është tërhequr për arsye buxhetore./Dosja.al
AVROTROS
Art&Argëtim
27 October 2026, 15:57
E.M
LOS ANGELES- Këngëtarja e njohur Lana Del Rey i ka ardhur në ndihmë një gruaje që po përpiqej të largohej nga një ...
Art&Argëtim
27 October 2026, 15:36
E.M
KALIFORNI- Jay-Z do të jetë kryesuesi i shfaqjes së radhës në pushimin e Super Bowl. Reperi do të performojë në ngjarje...
Art&Argëtim
26 October 2026, 15:00
E.M
SHBA- Këngëtari amerikan Chris Brown është dënuar me tetë muaj burg, të pezulluar për 12 muaj, për sulmin me ...
Art&Argëtim
26 October 2026, 13:53
E.M
NEW YORK- Xhirimet e filmit të ri aksion Miami Vice ’85, me aktorë Michael B. Jordan dhe Austin Butler, u ndërprenë ditën e prem...
Art&Argëtim
26 October 2026, 13:00
E.M
LONDËR- Një muzikal kushtuar jetës së këngëtares së ndjerë Amy Winehouse pritet të bëhet së shpejti pjes...
Art&Argëtim
26 October 2026, 10:39
E.M
ITALI- Marka italiane Calzedonia ka zgjedhur Georgina Rodriguez si imazhin e fushatës së re të modës. Në fotografitë e publikuara...
Art&Argëtim
26 October 2026, 09:49
E.M
KANADA- Eric Buaza, aktori i njohur i dublimit i cili njihet për personazhet e famshëm të filmave vizatimorë Bugs Bunny, Daffy Duck d...
Art&Argëtim
26 October 2026, 09:40
E.M
SHBA- Reperja Nicki Minaj i është bashkuar Presidentit të SHBA-së Donald Trump në skenë në një tubim fushate në Mi...
Art&Argëtim
26 October 2026, 07:13
E. D
DashiSot do të ndiheni plot energji dhe dëshirë për të ecur përpara. Në punë mund të shfaqet një mundësi...
Art&Argëtim
25 October 2026, 18:47
E.M
SHBA- Reperi shqiptar me famë ndërkombëtare, Larry Gashi, ka reaguar ashpër ndaj dhunës policore gjatë protestave në Shqip&e...