25 October 2026, 18:47
Nga E.M

SHBA- Reperi shqiptar me famë ndërkombëtare, Larry Gashi, ka reaguar ashpër ndaj dhunës policore gjatë protestave në Shqipëri, duke shprehur kështu mbështetjen e tij për studentët dhe të rinjtë që po protestojnë për largimin e Kryeministrit Rama dhe qeverisë së tij.
Nëpërmjet një postimi në Instagram, artisti u është drejtuar efektivëve të policisë duke dënuar dhunën ndaj protestuesve dhe duke vënë në pikëpyetje besnikërinë e tyre ndaj pushtetit në vend të qytetarëve. Ai foli për sakrificat e prindërve dhe gjyshërve duke theksuar se Shqipëria nuk iu përket xhepave të pushtetarëve.
Në fund të citimit të tij ai shprehu dëshirën e tij mbi Shqiptarët dhe Shqipërinë ku theksoi mbrojtjen e të rinjve pasi ata janë pikërisht e ardhmja për të cilën duhet luftuar.
Deklarata e plotë e Larry Gashi
“Policëve shqiptarë që po ngrenë dorë kundër të rinjve shqiptarë, të cilët po protestojnë paqësisht kundër korrupsionit dhe padrejtësisë: Turp t’ju vijë! Nga thellësia e zemrës sime, turp t’ju vijë!
Ata janë fëmijët tanë. GJAKU YNË. E ardhmja jonë. Mund të ishin djemtë tuaj, vajzat tuaja, vëllezërit apo motrat tuaja më të vogla. Imagjinoni të jeni prindër dhe të shihni se si pikërisht ata që janë betuar të mbrojnë fëmijën tuaj, bëhen njerëzit që e dhunojnë.
A nuk ju copëtohet zemra? A nuk ju flet ndërgjegjja?
Sa vlen besnikëria juaj? Sa para duhen që të harroni nga vini dhe kë duhet të mbroni?
Mbani mend diçka. Uniforma juaj është e përkohshme. Pozicioni juaj është i përkohshëm. Paratë tuaja janë të përkohshme. Edhe vetë jeta juaj në këtë tokë është e përkohshme. Por një ditë do të dilni përpara ZOTIT dhe do të jepni llogari për dhimbjen që keni shkaktuar.
Prindërit dhe gjyshërit tanë kanë sakrifikuar shumë më tepër sesa mund të imagjinojmë, që ne të kthehemi në një popull që ngrihet kundër fëmijëve të vet për rehatinë e atyre që janë në pushtet.
Shqipëria u përket fëmijëve të saj, jo xhepave të pushtetarëve.
Ju lutem, mbrojini të rinjtë tanë. Dëgjojini. Ata nuk janë armiqtë tuaj. Ata janë e ardhmja për të cilën ju duhet të luftoni.
Dhe nëse uniforma juaj ndonjëherë ju kërkon të harroni njerëzillëkun, kujtoni se përpara se të ishit policë, ishit shqiptarë. Ishit fëmija i dikujt. Ishit njerëz.
Zoti e mbroftë çdo të ri të pafajshëm që ngrihet për një të nesërme më të mirë.”/Dosja.al

Larry Gashi
Art&Argëtim
25 October 2026, 07:12
G.M
Dashi
Sot ndjenjat tuaja janë më të thella se zakonisht dhe ju mund të ndiheni të afërt me dikë që keni kohë q&eum...
Art&Argëtim
24 October 2026, 07:20
I.A
Foto ilustruese
DashiYjet ju ftojnë në reflektim. Mediat italiane sugjerojnë të thelloheni në temat që ju prekin më shum&eu...
Art&Argëtim
23 October 2026, 22:50
G.M
Charli XCX dhe Martin Scorsese
ANGLI- Këngëtarja britanike Charli XCX do t’i bashkohet kastit të filmit të ri të regjis...
Art&Argëtim
23 October 2026, 21:22
E.d
Bruce Springsteen me djalin e tij Sam
SHBA- Samuel Springsteen, djali i këngëtarit të njohur Bruce Springsteen dhe bashkëshortes së t...
Art&Argëtim
23 October 2026, 14:42
E.M
SHBA- Joseph Strange ish-punonjësi i reperit Eminem, ka pranuar fajësinë për shkeljen e të drejtave të autorit, pasi kopjoi ...
Art&Argëtim
23 October 2026, 12:50
E.M
LOS ANGELES- Kylie Jenner mori pjesë në sfilatën e Victoria Secret me datë 18 tetor duke tërhequr kështu vëmendjen me paraqi...
Art&Argëtim
23 October 2026, 10:33
E.M
LOS ANGELES- Kourtney Kardashian ka rikthyer në vëmendje një konflikt me motrën e saj Kim Kardashian, që nisi pasi zbuloi martes&...
Art&Argëtim
23 October 2026, 09:34
E.M
LOS ANGELES- Artistja Billie Eilish ka tërhequr vëmendjen me një transformim të ri që ka habitur fansat. Në disa fotografi të...
Art&Argëtim
23 October 2026, 09:21
E.M
LOS ANGELES- Callum Truner dhe Josh O'Connor do të jenë pjesë e audiconeve të Amazon MGM Studios për rolin e James Bond, dhe Jack...
Art&Argëtim
23 October 2026, 09:14
E.M
SHBA- Aktori amerikan, Tom Skerritt, i njohur për rolet e tij në filmat e famshëm “Top Gun” dhe “Alien”, ka ndë...