26 October 2026, 09:49
Nga E.M

KANADA- Eric Buaza, aktori i njohur i dublimit i cili njihet për personazhet e famshëm të filmave vizatimorë Bugs Bunny, Daffy Duck dhe Porky Pig, ka humbur jetën në moshën 46-vjeçare. Lajmi u bë i ditur nga familja e tij përmes një deklarate të publikuar në rrjete sociale, ku njoftohej se artisti kishte vdekur papritur. Sipas revistës Variety, shkaku i vdekjes ishte sëmundja kardiovaskulare hipertensive, ndërsa Bauza u gjet i vdekur në banesën e tij të dielën.
Bauza ishte një prej zërave më të njohur të animacionit, duke vijuar traditën e personazheve ikonë të studios Looney Tunes. Gjatë karrierës së tij, ai interpretoi gjithashtu personazhe si Elmer Fudd, Foghorn Leghorn dhe Road Runner, duke fituar simpatinë e publikut në mbarë botën.
Në filmin Space Jam: A Neu Legacy, të publikuar në vitin 2021, ai u dha zë Daffy Duck, Porky Pig, Elmer Fudd dhe Foghorn Leghorn. Më pas, ai interpretoi disa personazhe në filmin e animuar Coyote vs. Acme, si dhe u shfaq në produksionin e fundit Forgotten Island.
Aktori ishte edhe pjesë e filmit The Super Mario Bros. Movie, të vitit 2023, ku interpretoi personazhin Toad General, si dhe në vazhdimin The Super Mario Galaxy Movie.
I lindur në Ontario të Kanadasë, me origjinë filipinase, Bauza kishte treguar në një intervistë për NBC në vitin 2021 se ishte rritur duke admiruar personazhet e Looney Tunes dhe se, që fëmijë, përpiqej të imitonte zërat e tyre.
“Looney Tunes i kapërcen të gjitha gjuhët dhe kulturat. Nuk ka rëndësi se nga cila pjesë e planetit vjen. Komedinë e kupton kushdo”, ishte shprehur ai.
Vdekja e Eric Bauzës shënon një humbje të rëndësishme për botën e animacionit dhe për miliona fansa që u rritën me personazhet e dashura të filmave vizatimorë, të cilëve ai u dha jetë përmes zërit të tij.
Bugs Bu Daffy Duck Eric Buaza
Art&Argëtim
26 October 2026, 09:40
E.M
SHBA- Reperja Nicki Minaj i është bashkuar Presidentit të SHBA-së Donald Trump në skenë në një tubim fushate në Mi...
Art&Argëtim
26 October 2026, 07:13
E. D
DashiSot do të ndiheni plot energji dhe dëshirë për të ecur përpara. Në punë mund të shfaqet një mundësi...
Art&Argëtim
25 October 2026, 18:47
E.M
SHBA- Reperi shqiptar me famë ndërkombëtare, Larry Gashi, ka reaguar ashpër ndaj dhunës policore gjatë protestave në Shqip&e...
Art&Argëtim
25 October 2026, 07:12
G.M
Dashi
Sot ndjenjat tuaja janë më të thella se zakonisht dhe ju mund të ndiheni të afërt me dikë që keni kohë q&eum...
Art&Argëtim
24 October 2026, 07:20
I.A
Foto ilustruese
DashiYjet ju ftojnë në reflektim. Mediat italiane sugjerojnë të thelloheni në temat që ju prekin më shum&eu...
Art&Argëtim
23 October 2026, 22:50
G.M
Charli XCX dhe Martin Scorsese
ANGLI- Këngëtarja britanike Charli XCX do t’i bashkohet kastit të filmit të ri të regjis...
Art&Argëtim
23 October 2026, 21:22
E.d
Bruce Springsteen me djalin e tij Sam
SHBA- Samuel Springsteen, djali i këngëtarit të njohur Bruce Springsteen dhe bashkëshortes së t...
Art&Argëtim
23 October 2026, 14:42
E.M
SHBA- Joseph Strange ish-punonjësi i reperit Eminem, ka pranuar fajësinë për shkeljen e të drejtave të autorit, pasi kopjoi ...
Art&Argëtim
23 October 2026, 12:50
E.M
LOS ANGELES- Kylie Jenner mori pjesë në sfilatën e Victoria Secret me datë 18 tetor duke tërhequr kështu vëmendjen me paraqi...
Art&Argëtim
23 October 2026, 10:33
E.M
LOS ANGELES- Kourtney Kardashian ka rikthyer në vëmendje një konflikt me motrën e saj Kim Kardashian, që nisi pasi zbuloi martes&...