20 October 2026, 08:29
Nga E.M

TIRANË- Në protestën e ditës së djeshme në Lezhë një grup protestuesish sulmuan monumentin e librit të Gjergj Fishtës. Rama e cilësoi atë si një simbol kuptimplotë të kulturës dhe historisë sonë duke theksuar dhunën nga një grup adoleshentësh.
Sipas Ramës protestuesit nuk e dinin se kush ishte Gjergj Fishta dhe kjo reflekton në një padije dramatike. Pas kësaj ai iu kërkoi mësuesve dhe prindërve të tregohen të kujdesshëm. Kryeministri pohoi se pjesa më e madhe e nxënësve është e shëndoshë ndërsa shprehu frikën e tij ndaj rrezikut të pjesës tjetër që po shkëputet, ku ekziston mundësia e përballjes me një problem real nëse kjo shkëputje e nxënësve dhe studentëve rezulton në një përqindje më të madhe.
Rama tha se mësuesit duhet të jenë në këndin e drejtuesit për të rritur kështu cilësinë e shkollës duke kërkuar nga ta shkrimin e një ditari si pjesë e reflektimit.
“Një grusht adoleshentësh po dhunonin një simbol aq kuptimplotë të kulturës dhe historisë tonë. Dhe kjo do të thotë se sipas meje ata nuk e dinë se kush është Gjergj Fishta. Dhe kjo është arsye që ne të gjithë të reflektojmë mbi këtë padije dramatike, në një kohë kur jemi në një front të përbashkët. Mësues, prindër duhet të tregohen të kujdesshëm. Lavdi Zotit pjesë më e madhe e nxënësve është e shëndoshë por rreziku që kjo pjesë tjetër që po shkëputet, të bëhet një pjesë më e madhe është rrezik real dhe aktual me të cilin në duhet të përballemi. Ndaj kemi nevojë të gjithë bashkë të bëjmë reflektim duke tek ju tek eksperienca juaj. Tani drejtoni ju mësuesit, dhe dini ta drejtoni edhe nga këndi i drejtuesit për të rritur edhe cilësinë e shkollës. Ne kemi dakordësuar me ministren dhe këshilltarë dhe idenë që secili prej jush të shkruajë ditarin e këtyre ditëve, që do na vlejë kur këto ditë të reflekton”, tha Rama./Dosja.al
Edi Rama
Politike
20 October 2026, 08:21
E.M
TIRANË- Në deklaratën e tij Kryeministri Edi Rama nuk la pa përmendur edhe rolin e mësuesve duke kërkuar kështu një mom...
Politike
20 October 2026, 08:16
E.M
TIRANË- Kreu i qeverisë Edi Rama gjatë fjalës së tij i ka konsideruar protestuesit si njerëz të cilët po mundohen t&eum...
Politike
20 October 2026, 08:13
E.M
TIRANË- Gjatë një konference me Ministren e Arsimit Mirela Kumbaro, Kryeministri Edi Rama ka theksuar edhe njëherë ditën e sotme ...
Politike
20 October 2026, 08:11
E. D
Mirela Kumbaro
TIRANË- Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, kanë zhvilluar një takim me drejtues të gjimnaz...
Politike
19 October 2026, 23:07
E.d
Pamje
TIRANA- Kryetari i PD-së së Krujës Aulon Kalaja, ka publikuar një dëshmi rrënqethëse se si, policia ka masakruar nj&e...
Politike
19 October 2026, 21:27
E.d
Pamje
TIRANA- Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për shpërblimin financiar të 2 750 punonjësve të Policisë s&...
Politike
19 October 2026, 21:17
E.d
Anna Strolenberg
TIRANA- Eurodeputetja holandeze, Anna Strolenberg ka reaguar lidhur me protestat e studentëve në Tiranë. Gjatë fjal&...
Politike
19 October 2026, 20:59
E.d
Gary Peters
TIRANA- Senatori amerikan Gary Peters ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në Shqipëri dhe protestat masivë të sstud...
Politike
19 October 2026, 20:42
E.d
Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi gjatë një seance parlamentare
Një nismë e re ligjore e qeverisë propozon zgjerimin e lehtësive ...
Politike
19 October 2026, 20:08
E.d
Floriana Garo
TIRANA- Partia Demokratike ka denoncuar një shkelje të rëndë të të drejtave të protestuesve të arr...