19 October 2026, 21:27
Nga E.d
Pamje
TIRANA- Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për shpërblimin financiar të 2 750 punonjësve të Policisë së Shtetit, për angazhimin në garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë protestës së studentëve.
Sipas vendimit të miratuar nga Këshilli i Ministrave, shuma prej 740 080 000 lekësh do t’i shtohet buxhetit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në zërin e shpenzimeve korrente të programit buxhetor “Policia e Shtetit”. Efekti financiar do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, të miratuar për vitin 2026.
Vendimi ngarkon Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit me përcaktimin e listës emërore të përfituesve, bazuar në dokumentacionin justifikues, si dhe me kryerjen e procedurave për dhënien e shpërblimit.
Njoftimi i Qeverisë:
Vendim për dhënie shpërblimi punonjësve të policisë së shtetit dhe për një shtesë në buxhetin e ministrisë së punëve të brendshme, miratuar për vitin 2026
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të nenit 14, të ligjit nr.87/2025, “Për buxhetin e vitit 2026”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.82/2024, “Për Policinë e Shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Këshilli i Ministrave vendosi:
1. Dhënie shpërblimi financiar në masën prej 269 120 (dyqind e gjashtëdhjetë e nëntë mijë e njëqind e njëzet) lekësh për 2 750 (dy mijë e shtatëqind e pesëdhjetë) punonjës të Policisë së Shtetit për angazhimin e shtuar në garantimin e rendit dhe të sigurisë publike.
2. Në buxhetin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, në zërin “Shpenzime korrente” të programit buxhetor “Policia e Shtetit”, shtohet fondi prej 740 080 000 (shtatëqind e dyzet milionë e tetëdhjetë mijë) lekësh.
3. Efekti financiar, në shumën prej 740 080 000 (shtatëqind e dyzet milionë e tetëdhjetë mijë) lekësh, që rrjedh nga zbatimi i këtij vendimi, përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2026.
4. Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit përcakton listën emërore të punonjësve të policisë përfitues bazuar në dokumentacionin justifikues dhe kryen procedurat për dhënien e shpërblimit.
5. Ngarkohen Ministria e Financave, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”./Dosja.al
policia
Politike
19 October 2026, 21:17
E.d
Anna Strolenberg
TIRANA- Eurodeputetja holandeze, Anna Strolenberg ka reaguar lidhur me protestat e studentëve në Tiranë. Gjatë fjal&...
Politike
19 October 2026, 20:59
E.d
Gary Peters
TIRANA- Senatori amerikan Gary Peters ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në Shqipëri dhe protestat masivë të sstud...
Politike
19 October 2026, 20:42
E.d
Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi gjatë një seance parlamentare
Një nismë e re ligjore e qeverisë propozon zgjerimin e lehtësive ...
Politike
19 October 2026, 20:08
E.d
Floriana Garo
TIRANA- Partia Demokratike ka denoncuar një shkelje të rëndë të të drejtave të protestuesve të arr...
Politike
19 October 2026, 17:22
E.d
Lili Sula
TIRANA- Drejtuesja e Departamentit të Arsimit në Partinë Demokratike, Lili Sula, ka reaguar pas ndërhyrjes së policis&...
Politike
19 October 2026, 14:53
E. D
Albulena Haxhiu
TIRANË- Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka reaguar në lidhje me protestën që po zhvillohet n&eu...
Politike
19 October 2026, 14:14
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ftuar organizatat e shoqërisë civile të marrin nismën për dialog mes qeverisë dhe...
Politike
19 October 2026, 13:41
I.A
Protesta
SHBA- Ligjvënësit amerikanë po shqetësohen gjithnjë e më shumë për dhunën e vazhdueshme që ka p&eum...
Politike
19 October 2026, 13:11
Izmir Akulli
Emmanuela Macron dhe Edi Rama
TIRANË- Shqipëria dhe Franca janë dy ndër vendet që po përballen me protesta të shumta dhe ma...
Politike
19 October 2026, 12:50
E. D
Marjana Koçeku
TIRANË- Deputetja e pavarur, Marjana Koçeku u ka drejtuar një letër të hapur përfaqësive më t&...