https://dosja.al/problematikat-qe-shkaktuan-reshjet-e-shiut-ne-shkoder-demtohet-catia-e-shkolles-9-vjecare-ne-iballe-i527720
Kushtet atmosferike në ...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Politike
"Më vjen turp që BE-ja nuk dënoi dhunën e policisë"/ Eurodeputetja Anna Strolenberg: Fëmijët protestues janë rrahur dhe qëlluar me plumba gome! (VIDEO)
Ajo deklaroi se pamjet e protestuesve të qëlluar me plumba gome dhe të të miturve të dhunuar e arrestuar nuk mund të injorohen.
19 October 2026, 21:17Nga E.d
Anna Strolenberg
TIRANA- Eurodeputetja holandeze, Anna Strolenberg ka reaguar lidhur me protestat e studentëve në Tiranë. Gjatë fjalës së saj në Parlamentin Europian, Strolenberg ka ngritur shqetësimin për dhunën e raportuar ndaj protestuesve në Shqipëri, duke kritikuar reagimin e Bashkimit Evropian ndaj zhvillimeve të fundit.
Ajo deklaroi se pamjet e protestuesve të qëlluar me plumba gome dhe të të miturve të dhunuar e arrestuar nuk mund të injorohen. Kjo ndërsa akuzoi kryeministrin Edi Rama se nuk po dëgjon kërkesat e qytetarëve.
Strolenberg shprehu gjithashtu pakënaqësi për faktin se, BE-ja ka dënuar dhunën e protestuesve, por nuk ka reaguar me të njëjtën forcë ndaj përdorimit të tepruar të forcës nga policia kundër protestuesve paqësorë.
Në fund, eurodeputetja theksoi se Bashkimi Evropian ka mjete për të ushtruar presion ndaj qeverisë shqiptare, duke kërkuar luftë kundër korrupsionit, reformim të policisë dhe mbrojtje të qytetarëve.
Fjalimi i eurodeputetes Anna Strolenberg:
Faleminderit, President. Dëshiroj të kërkoj një mocion për procedurë, në përputhje me nenin 202 të Rregullores së Procedurës.
Shqipëria e shqiptarëve. Shqipëria e shqiptarëve dhe jo Shqipëria e Edi Ramës dhe e të pasurve. Çdo ditë më vijnë pamje të cilave nuk mund t’ua kthej shpinën. Protestues të qëlluar me plumba gome, fëmijë të rrahur dhe të arrestuar. E gjitha kjo sepse Edi Rama nuk dëgjon dhe nuk pranon të ndryshojë.
Më vjen turp që BE-ja dënoi vetëm dhunën e disa protestuesve të dhunshëm, por nuk dënoi dhunën e tepruar të policisë ndaj shumicës së protestuesve paqësorë. Ne flasim për vlerat, por nuk bëjmë asgjë kur ato vlera shkelen.
Njerëzit mund t’i falin armiqtë e tyre, por nuk do ta falin një mik që i braktis. Ne kemi mjete ndikimi, sepse Shqipëria dëshiron të bëhet pjesë e BE-së dhe qeveria e saj duhet të ndërmarrë ndryshime të mëdha, të luftojë korrupsionin, të reformojë policinë dhe të mbrojë qytetarët e saj. Shqipëria është pjesë e familjes evropiane dhe një familje qëndron në krah të njëri-tjetrit./Dosja.al