5 November 2026, 09:16
Nga E. D
Erion Vishkulli
ROMË- Erion Vishkulli, i riu që u qëllua nga policia me plumb gome në sy ka njoftuar se më 11 nëntor do t’i nënshtrohet një tjetër ndërhyrjeje kirurgjikale në spitalin Gemelli në Romë. Përmes një mesazhi drejtuar të gjithë personave që janë interesuar për gjendjen e tij, Vishkulli ka zbuluar se ky operacion do të jetë vendimtar për shikimin e tij, duke e cilësuar atë si një nga sfidat më të mëdha të jetës. 28-vjeçari ka falënderuar të gjithë ata që i kanë qëndruar pranë në këtë periudhë të vështirë, përmes mbështetjes, mesazheve dhe lutjeve.
"Për të gjithë ata që më kanë pyetur dhe janë interesuar për gjendjen time, ju informoj se më datë 11 nëntor do t'i nënshtrohem një tjetër operacioni në spitalin Gemelli në Romë. Ky do të jetë operacioni vendimtar per shikimin tim, një sfide shumë e madhe në jetën time. Me besimin te Zoti, shpresoj që gjithcka te shkoje mirë. Faleminderit nga zemra te gjitheve per mbeshtetjen, mesazhet dhe lutjet!" shkruan i riu në postimin e tij.

I riu nga Elbasani u lëndua në sy gjatë protestave të dhunshme në Tiranë, ku raportohet se gjendja e tij është më e stabilizuar, ndërsa mjekët kanë dhënë shpresa pozitive për rikuperimin e syrit. Ngjarja ndodhi gjatë përplasjeve mes protestuesve dhe policisë në sheshin “Skënderbej”, ndërsa në sfond dëgjohen shpërthimet e fishekzjarrëve dhe thirrjet e protestuesve që kërkojnë ambulancën për të ndihmuar të plagosurin. Vishkulli u transportua fillimisht në Spitalin e Traumës, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe më pas u dërgua në Itali për trajtim të specializuar.
Ndërkohë, Prokuroria e Tiranës ka zgjeruar hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Përmes një letërporosie drejtuar autoriteteve italiane, ajo ka kërkuar sekuestrimin e objektit që pritet të nxirret nga syri i 28-vjeçarit, për t’iu nënshtruar më pas ekspertizës. Hetimet përfshijnë edhe veprimet e efektivëve të policisë, me qëllim verifikimin nëse gjatë ndërhyrjes ndaj protestuesve është përdorur forcë përtej kufijve të lejuar./Dosja.al
Erjon Vishkulli
Aktualitet
5 November 2026, 09:05
E. D
ELBASAN- Pas nxjerrjes së trupit të pajetë të 69-vjeçarit Hamit Ibro, kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve t&...
Aktualitet
5 November 2026, 08:59
E. D
TIRANË- Një 49-vjeçar me precedent të theksuar për krime kundër jetës dhe armëmbajtje pa leje është a...
Aktualitet
5 November 2026, 08:57
E. D
Eduart Xhani
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e 39-vjeçares shqiptare, Meleqe Lusha, e cila u vra dy ditë më p...
Aktualitet
5 November 2026, 07:33
E. D
Pamjet nga shpërthimi
ELBASAN- Viktima e dytë është gjetur nën rrënojat e pallatit pesëkatësh në lagjen “Be...
Aktualitet
5 November 2026, 07:29
E. D
TIRANË- Shpenzimet për mbrojtjen sociale (ku pjesa më e madhe e fondeve i takon pensioneve dhe ndihmës ekonomike) do të zënë...
Aktualitet
5 November 2026, 07:27
E. D
TIRANË- Shqipëria rezultoi me kosto orientuese zero nga Mekanizmi i Rregullimit të Karbonit në Kufij (CBAM) për energjinë el...
Aktualitet
5 November 2026, 07:25
E. D
TIRANË- Shqipëria renditet e para mes vendet europiane, për peshën më të lartë të automjeteve me motor mbi 2,000 k...
Aktualitet
5 November 2026, 07:19
E. D
TIRANË- Ditën e sotme vendi ynë do të karakterizohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, të cilat do të sjellin...
Aktualitet
4 November 2026, 22:39
E. D
Dritan Goxhaj
TIRANË- Aktivisti Dritan Goxhaj tha pas daljes nga komisariati se është gjobitur në mënyrë të paligjsh...
Aktualitet
4 November 2026, 22:34
E. D
TIRANË- Edison Lika dhe Dritan Goxhaj janë liruar nga komisariati, pasi u shoqëruan nga policia gjatë protestës në bulevardi...