Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Sipas vendimit të qeverisë, fondi do të përballohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, ndërsa pagesa do të kryhet kundrejt paraqitjes së faturave përkatëse nga institucioni ku do të kryhet kurimi.
TIRANË- Këshilli i Ministrave ka miratuar mbulimin e shpenzimeve të mjekimit të Erion Vishkullit, në vlerën prej 5 milionë lekësh. Sipas vendimit të qeverisë, fondi do të përballohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, ndërsa pagesa do të kryhet kundrejt paraqitjes së faturave përkatëse nga institucioni ku do të kryhet kurimi.
Vendimi është marrë në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe ligjit për buxhetin e vitit 2026, si dhe në vijim të vendimit për financimin e shërbimeve shëndetësore spitalore nga skema e detyrueshme e sigurimeve të kujdesit shëndetësor për këtë vit. Për zbatimin e vendimit janë ngarkuar Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.
Vendimi i plotë
V E N D I M PËR MBULIMIN E SHPENZIMEVE TË MJEKIMIT TË Z. ERION VISHKULLI
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.87/2025, “Për buxhetin e vitit 2026”, të ndryshuar, dhe në vijim të vendimit nr.36, datë 21.1.2026, të Këshillit të Ministrave, “Për financimin e shërbimeve shëndetësore spitalore nga skema e detyrueshme e sigurimeve të kujdesit shëndetësor për vitin 2026”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Mbulimin e shpenzimeve të mjekimit të z. Erion Vishkulli, në masën 5 000 000 (pesë milionë) lekë.
2. Ky fond përballohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.
3. Pagesa bëhet me paraqitjen e faturave përkatëse të institucionit të kurimit.
4. Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
28-vjeçari, Erjon Vishkulli mbeti i plagosur në syrin e majtë gjatë protestës së 24 tetorit në Tiranë. Ngjarja ndodhi gjatë përplasjeve mes protestuesve dhe policisë në sheshin “Skënderbej”. Vishkulli u transportua fillimisht në Spitalin e Traumës, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe më pas u dërgua në Itali për trajtim të specializuar.
Ndërkohë, Prokuroria e Tiranës ka zgjeruar hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Përmes një letërporosie drejtuar autoriteteve italiane, ajo ka kërkuar sekuestrimin e objektit që i është nxirrë nga syri i 28-vjeçarit. Hetimet përfshijnë edhe veprimet e efektivëve të policisë, me qëllim verifikimin nëse gjatë ndërhyrjes ndaj protestuesve është përdorur forcë përtej kufijve të lejuar./Dosja.al
BRAZIL- Gjykata Supreme Federale e Brazilit ka refuzuar ankimin e dytë të Ervin Matës kundër ekstradimit të tij drejt Shqipë...
KAPSHTICË- Gjashtë emigrantë të huaj, pesë nga Sudani dhe një nga Kuvajti, u zbuluan të fshehur në një kamion q&eu...
Prokuroria e Fierit FIER- Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq noteren Anila Haxhiu, e cila akuzohet p&e...
ITALI- Trupi i pajetë i një 31-vjeçari është gjetur në një pus rreth 10 metra të thellë në zonën ...
ITALI- Aleanca e Gjelbër dhe e Majtë (AVS) në Itali i ka drejtuar një pyetje parlamentare qeverisë së Giorgia Melonit për t&...
TIRANË- Policia ka arrestuar një 33-vjeçar në Tiranë dhe ka nisur procedimin penal ndaj 17 personave të tjerë, si dhe ka r...
pamje nga protesta PRISHTINË- Në Prishtinë po mbahet protesta kombëtare pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë t&...
BERAT- Prokuroria e Beratit ka kërkuar 21 vite burg për dy persona që akuzohen për veprën penale ‘Shfrytëzimi i prostitucio...
TIRANË- Një 33-vjeçar është ndaluar nga Antiterrori në Tiranë, pasi dyshohet se ka dërguar një mesazh kërc&...
TIRANË- Media austriake “Die Presse” i ka bërë jehonë protestave studentore në Tiranë, duke pasqyruar përshkall&...