Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Avokati i specializuar në të drejtën sportive, Alexis Chabot, analizon pasojat e mundshme ligjore pas vdekjes së sulmuesit të Tenerife-s, i cili humbi jetën pas përplasjes me portierin Jesus Owono. Sipas tij, autoritetet spanjolle mund të hapin një hetim për të përcaktuar nëse ndërhyrja përbën pakujdesi me pasoja penale.

SPANJE - Vdekja tragjike e Jesus de Miguel pas përplasjes së dhunshme me portierin e FC Andorras, Jesus Owono, mund të ketë pasoja edhe në aspektin ligjor. Alexis Chabot, avokat i specializuar në të drejtën sportive, ka shpjeguar se rasti mund të shqyrtohet në disa drejtime: disiplinor, civil dhe penal.
Sipas tij, La Liga mund të nisë një procedurë disiplinore ndaj portierit, ndërsa familja e futbollistit dhe klubi i Tenerifes mund të kërkojnë dëmshpërblim për pasojat e tragjedisë. Në rastin e familjes, kompensimi mund të lidhet me dëmin moral dhe humbjen ekonomike, ndërsa klubi duhet të provojë dëmin e drejtpërdrejtë që i është shkaktuar nga humbja e lojtarit.
Çështja më e ndërlikuar, sipas avokatit, është përcaktimi i përgjegjësisë së portierit. Në futboll, lojtarët pranojnë një nivel të caktuar rreziku gjatë ndeshjeve, por kjo nuk përfshin ndërhyrje që tejkalojnë kufijtë e lojës normale. Nëse provohet se ka pasur brutalitet apo pakujdesi të rëndë, mund të lindë edhe përgjegjësi përtej asaj sportive.
Chabot nuk përjashton mundësinë e një hetimi penal nga autoritetet spanjolle, të cilat kanë juridiksion pasi ngjarja ndodhi në Spanjë. Sipas interpretimit të tij, nëse konstatohet pakujdesi me pasoja fatale, mund të ketë edhe dënim me burg, ndërsa kohëzgjatja do të varej nga shkalla e fajit dhe kualifikimi juridik i veprës.
Avokati thekson se gjithçka do të varet nga provat dhe nga mënyra se si do të interpretohet ndërhyrja: nëse ishte një episod i zakonshëm sportiv me pasoja tragjike apo një veprim i qëllimshëm dhe jashtë kufijve të lojës. Ai përmend gjithashtu mundësinë që të shqyrtohet edhe përgjegjësia e organizatorëve të garës, si dhe nevoja për rregulla më të qarta ndaj ndërhyrjeve veçanërisht të rrezikshme.
Rasti i De Miguel ka tronditur futbollin spanjoll dhe tashmë, përtej dhimbjes për humbjen e jetës së sulmuesit, vëmendja është përqendruar edhe te përgjegjësitë që mund të përcaktohen nga hetimet.
B.T (Dosja.al)
KATAR - Marc Marquez është shumë pranë një tjetër kapitulli historik në karrierën e tij. Piloti spanjoll i Ducatit mund ...
ITALI - Roberto Mancini po përgatit një listë me disa risi për ndeshjet e ardhshme të Italisë në Ligën e Kombeve. Sipas...
TIRANE - Kombëtarja shqiptare e vajzave ka mësuar kundërshtaret për edicionin e ri të UEFA Women’s Nations League 2027. Pas shor...
PORTUGALI - Paulo Fonseca është shumë pranë rikthimit në Portugali, këtë herë në stolin e Sporting Lisbon&eum...
ARABIA SAUDITE - Kupa e Azisë 2027 nuk do të zhvillohet sipas kalendarit fillestar. Konfederata Aziatike e Futbollit (AFC) ka njoftuar zyrtarisht sht...
Unai Emery ka qenë trajner i Aston Villas që nga viti 2022 SPANJE - Unai Emery nuk e ka harruar mbrëmjen e 8 marsit 2017, kur Barcelona re...
Nuno Espirito Santo ka qenë në krye të West Ham që nga fillimi i sezonit 2025 ANGLI - West Ham ka vendosur të ndërpresë bas...
SPANJE - Paris Saint-Germain kërkon të vazhdojë marshimin triumfal në Champions League. Skuadra e Luis Enriques përballet këtë...
ITALI - Interi kërkon të lërë pas humbjen në derbin ndaj Milanit dhe të rikthehet te rezultatet pozitive në Champions League....
ITALI - Feyenoord kërkon të surprizojë Interin në Champions League dhe trajneri Giovanni van Bronckhorst beson se skuadra e tij ka mundë...