11 May 2026, 19:56
Nga E.d
Erion Braçe
TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka deklaruar se Tirana është një qytet që nuk po qeveriset dhe po kthehet në të paqeverisshëm. Gjatë një interviste për “Euronews Tonight” Braçe u shpreh se edhe pse deputetët dhe kryeministri Edi Rama kanë krijuar një grup për të udhëhequr Tiranën, përsëri nuk po nuk po qeveriset siç duhet.
Ai theksoi se gjërat nuk po funksionojnë as në bashkinë e Tiranës, ndërsa sipas tij pasojat i vuajnë socialistët.
“Për fat të keq nuk po shkojnë shumë gjëra. Për fat të keq, Tirana është një qytet që nuk po qeveriset dhe po kthehet në të paqeverisshme. Edhe pse jemi munduar shumë, qeveria është munduar shumë, kryeministri është munduar shumë, është krijuar një grup me ne deputetët e Tiranës që e udhëheq në pozita kuazi, kryetari bashkie, udhëheqësja politike e Tiranës e tjerë.
Gjërat prapë nuk po funksionojnë as në Tiranë, nuk po funksionojnë as në bashki në Tiranë dhe normalisht ata që e pësojnë është janë socialistët. Fjala bie, tani është duke bërë një mbledhje në njësinë pesë.
Deputeti s’ishte njoftuar fare. Atje është udhëheqësja politike e Partisë Socialiste të Tiranës bashkë me një deputet tjetër që është deleguar atje si drejtues politik. Ndërkohë që deputeti që është përballë me ata njerëz, ka punuar me ata njerëz, ka bërë fushatë me ata njerëz, ka marrë votën e atyre njerëzve e s’është njoftuar fare për mbledhje”, tha ai./Dosja.al
erion braçe ps tirana
Politike
11 May 2026, 19:56
D.S
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se qytetarët shqiptarë treguan se nuk dorëzohe...
Politike
11 May 2026, 19:35
E.d
Flamuj të BE-së
Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhanë mbështetje politi...
Politike
11 May 2026, 18:48
E.d
Monika Kryemadhi dhe Kujtim Cakrani
TIRANË- Avokati i ish-presidentit Meta, Kujtim Cakrani tha se shpenzimet në familje i ka kryer Monika Kr...
Politike
11 May 2026, 18:39
D.S
Kujtim Çakrani
TIRANË- Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka ndarë çështje...
Politike
11 May 2026, 18:40
E.d
Kreu i PDK-së, Bedri Hamza.
KOSOVA- Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, tha se Fatmir Limaj dhe Nisma Socialdemokrate,...
Politike
11 May 2026, 18:21
E.d
Ilir Meta
TIRANË- Avokati i ish-presidentit të vendit Ilir Meta, Kujtim Cakrani ka shpjeguar simbolin që Meta përdori në gjyq...
Politike
11 May 2026, 17:22
E.d
Monika Kryemadhi
TIRANË- Seanca gjyqësore e cila u zhvillua ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme kundër Korru...
Politike
11 May 2026, 16:28
E.d
Robert Ndrenika
TIRANË- Aktori i mirënjohur Robert Ndrenika ka folur lidhur me takimin që pati në gjykatë me kryeta...
Politike
11 May 2026, 15:54
D.S
Robert Ndrenika
TIRANË- Vetëm disa ditë pas takimit të ngrohtë mes kryebashkiakut Erion Veliaj dhe aktorit Robert Ndrenika, ...
Politike
11 May 2026, 15:40
E.d
Floriana Garo
TIRANË- Partia Demokratike ka reaguar lidhur me raportin e fundit të Komisionit të Jashtëm të Parlamentit ...