LIVE UPDATES
Politike

15-vjetori i Shqipërisë në NATO/ Berisha: Mrekullia më e madhe në historinë e vendit pas shpalljes së pavarësisë

Krahas shkrimit Berisha ka postuar edhe një video-dokumentar të shkurtër që rikujton rrugëtimin e Shqipërisë nga pranvera e vitit 1991 deri në anëtarësimin në Aleancë më 1 prill 2009.

1 April 2024, 15:35 Nga r.ll
15-vjetori i Shqipërisë në NATO/ Berisha: Mrekullia më e
george bush

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali ka reaguar lidhur me 15 vjetorin e anëtarësimit në NATO. Berisha përmes një postimi në rrjetet sociale shprehet se ky anëtarësim është mrekullia më e madhe e lirisë në të gjithë historinë e Shqipërisë dhe kombit shqiptar pas shpalljes së pavarësisë.

Ai thotë se ky 15-vjetor e gjen Shqipërinë si një vend monist që nuk plotëson asnjë nga kriteret kryesore politike të një vendi anëtar.

Krahas shkrimit Berisha ka postuar edhe një video-dokumentar të shkurtër që rikujton rrugëtimin e Shqipërisë nga pranvera e vitit 1991 deri në anëtarësimin në Aleancë më 1 prill 2009.

POSTIMI I PLOTË:

15 vjetori i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Një ëndërr e bërë realitet!

Të dashur miq, 15 vjetori i anëtarësimit në NATO është mrekullia më e madhe e lirisë në të gjithë historinë e Shqipërisë dhe kombit shqiptar pas shpalljes së pavarësisë. Më 1 prill të vitit 2009 Aleanca e Atlantikut të Veriut vendosi të pranojë Shqipërinë, ish-vendin komunist për 46 vite me propagandën më armiqësore ndaj saj, si anëtare të plotë të saj.

Në 46 vite diktaturë të egër staliniste Shqipëria ishte jo vetëm vendi me propagandën më armiqësore, por ishte dhe vendi që zhvillonte betejat më imagjinare, më të shpeshta dhe me koston më të lartë kundër agresionit imagjinar të kësaj aleance.

Por ky 15 vjetor koincidon me 75 vjetorin e themelimit në Washington të Aleancës së Traktatit të Atlantikut të Veriut me 4 prill të vitit 1949, Presidenti i ShBA Truman i udhëhequr nga ideja për garantimin e një sigurie kolektive të kombeve të lira të hapsirës euroatlantike dhe frenimin e ekspansionit komunist për aleatët, por dhe për ish-armiqtë e djeshëm që kishin përqafuar rrugën e lirisë dhe shndërrimit të tyre në aleatë dhe miq. Në këtë kontekst pa dyshim që vetë themelimi i Aleancës së Atlantikut të Veriut pas Luftës së Dytë botërore është mrekullia më e madhe e qytetërimit perëndimor në shekullin e 20-të. Aleanca e Atlantikut të Veriut do shndërrohej në mburojën më të fuqishme të lirisë së qytetërimit perëndimor kundër përhapjes së komunizmit dhe garantuesin kryesor të zhvillimit dhe prosperimit në paqe të vendeve të lira anëtare të saj.

NATO do të ishte dhe njëri nga faktorët madhor të shembjes së murit të Berlinit dhe falimentimit të sistemit komunist.

Aleanca e Atlantikut të Veriut përsëri pas rënies së perdes së hekurt do zgjidhte të bënte një mrekulli të dytë, atë të afrimit, partneritetit dhe anëtarësimit të kombeve me të cilat i kishte ndarë perdja e hekurt dhe një luftë të ftohtë e egër për 45 vite.

Rënia e murit të Berlinit hodhi bazat e mrekullisë së dytë të NATO-s. Pas kësaj ngjarje pati debate të shumta për fatin e NATO-s, por dy shtetarë të mëdhenj të kohës me vizion të qartë, luajtën rolin më përcaktues për të ardhmen e NATO-s. Kancelari Helmut Kohl që punoi për bashkimin paqësor në liri të kombit dhe vendit të tij në një shtet të vetëm, por një Gjermani anëtare e NATO-s dhe BE dhe Presidenti i SHBA George H Bush, i cili në dallim nga udhëheqësit e tjerë të kohës e mirëpriti bashkimim e Gjermanisë si fitore të lirisë. Ky burrë i madh i kombit amerikan konsideroi një Gjermani të bashkuar anëtare të NATO-s dhe te Komunitetit Europian si një zhvillim historik për NATO-n dhe mbarë Europën.

Në fakt Gjermania e bashkuar dhe në NATO do të hapte rrugën edhe për vendet e tjera që vinin nga ana tjetër e perdes së hekurt.

Shqipëria në vitin 1990 ishte dominoja e fundit e sistemit komunist në të cilën ra diktatura 45 vjeçare. Por Partia Demokratike do të ishte forca e parë antikomuniste që do shpallte fill pas themelimit të saj objektivin madhor të programit të vet, anëtarësimin e Shqiperisë në NATO. Partitë opozitare në vendet tjera ish-komuniste pas rënies së Perdes së Hekurt dhe përmbysjes së diktaturave në vendet e tyre si dhe shpërbërjes së traktatit te Varshavës fillimish u shprehën për qendrime neutrale jashtë blloqeve. Kjo ndoshta ndikohej edhe nga frika e Rusisë, por edhe këto vende shpejt ndryshuan qëndrime dhe u shprehën për anëtarësimin e tyre në Aleancën e vendeve të lira. Natyrisht në atë kohë këto vende dhe aq më pak Shqiperia nuk plotësonin kushtet politike dhe ushtarake për anëtarësim, por NATO hapi dyert për bashkëpunim me këto vende. Presidenti Clinton dhe SHBA në udhëheqje të NATO-s paraqesnin platformën e partneritetit për paqe me këto vende si një proces për përgatitjen e tyre për anëtarësim.

Përsëri Shqipëria do te ishte ndeër të parat që firmosi në vitin 1994 partneritetin për paqe dhe depozitoi kërkesën për anëtarësim të plotë në Aleancën e Atlantikut të Veriut. Qeveria e koalicionit të Partisë Demokratike vendosi bashkëpunim të ngushtë ushtarak me SHBA, por edhe vende të tjera si Britania e Madhe, Gjermania. Kërkesa e Shqipërisë për anëtarësimin në NATO dhe bashkëpunimi me këtë Aleancë u pritën me kundershti të forta, por edhe rezoluta anti-nato në parlament nga PS, por jo nga fraksioni proatlantist i kësaj partie dhe nga populli shqiptar.

Shqipëria ndërkohë procedoi me reforma të thella politike, ekonomike dhe në ushtri e fushën e sigurisë. Ushtria u vendos nën kontrollin civil dhe u kthye nga ushtri e popullit ushtar çka përbënte dhe platformën e militarizimit të popullit dhe shoqerisë Shqiptare në ushtri të kazermës, ushtri e kontrolluar nga civil. Pas largimit nga pushteti të Partisë Demokratike në vitin 1997 në raport me anëtarësimin e Shqiperisë në NATO pati dy zhvillimet të mëdha. I pari gjatë luftës për çlirimin e Kosovës, territori i Shqipërisë u shndërrua de facto në një territor të NATO-s në mbështetje të operacioneve të saj në Kosovë. Ky moment shumë pozitiv për Shqipërinë nuk u shfrytezua nga qeveria socialste. ShBA i ofruan në vitin 2003 Shqipërisë, Kroacisë dhe Maqedonisë, Kartëm e Adriatik 3 dhe planin e veprimit për anëtarësim në NATO. Mirëpo qeveria socialiste në vend të reformave që kërkonte plani i veprimit, ngriti murin e lartë të korrupsionit dhe krimit dhe ndaloi progresin e Shqipërisë drejt anëtarësimit tonë në NATO. Me rikthimin e Partisë Demokratike në pushtet ajo përcaktoi si nje objektiv kryesor të saj anëtarësimin e Shqiperisë në NATO dhe integrimin e saj në BE.

Suksesi i reformave të thella dhe të gjithanshme, lufta me zero tolerancë ndaj krimit të organizuar dhe lufta e vendosur kundër korrupsionit, suksesi i reformave në ekonomi, ushtri dhe fushëm e sigurisë dëshmuan para aleatëve të NATO-s seriozitetin e përpjekjeve të Shqipërisë për zbatimin e Planit të veprimit. Në këtë kontekst një vlerë të pamohueshme pati dhe bashkëpunimi me opozitën, lobimi së bashku me përfaqësues pro-atlantist të saj në takime ndërkombëtare. Një rol të veçantë në këtë proces ka patur diplomacia shqiptare, parlamentare, e Ministrisë së Jashtme dhe e Ministrisë së Mbrojtjes. Por përcekues për ftesën dhe për anëtarësimin e vendit në NATO ishte mbështetje e Presidentit të SHBA George ë. Bush dhe i cili gjatë vizitës me 10 qershor 2007 do deklaronte ‘Shqiperia në NATO’.

Me këtë rast shpreh mirënjohjen më të thellë për të gjithë ata zyrtarë shqiptarë dhe të huaj në veçanti presidentit George ë. Bush që kontribuan në merkullinë e lirisë, realizimin e ëndrrës më të bukur të shqiptarëve, anëtarësimin e Shqiperisë në NATO..

Të dashur miq, NATO është aleanca më e fuqishme politike dhe ushtarake e kohërave. Ajo është aleanca e vendeve të lira dhe demokratike. Shqipëria vjen në 15 vjetorin e anëtarësimit në NATO si një vend monist që nuk plotëson asnjë nga kriteret kryesore politike të një vendi anëtar. Ajo nën sundimin e Edi Ramës është sot narkoshteti i parë dhe i vetëm në Europë është vendi qe nuk zhvillon zgjedhje të lira, nuk lejon rotacionin e pushtetit, burgos opozitën dhe është njëri nga vendet më të korruptuara të planetit dhe qendër operacionale e organizatave të medha kriminale ndërkombëtare. Edi Rama njëlloj si Oleg Deripaska i Vladimir Putinit korrupton kryezbuluesin e vendit, udhëheqës të NATO. Të gjitha këto janë një thirrje e fuqishme për të gjithë forcat pro-atlantiste në Shqipëri të ngrihen në mos bindje civile të pandërprerë për rivendosjen e vlerave demokratike të lirisë që qëndrojnë në themelet e Aleancës së Atlantikut të Veriut.

Zoti e bekoftë NATO-n dhe vendet e saj anëtare!

Zoti e bekoftë Shqipërinë! O sot o kurrë!

sali berisha nato

Sondazh

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa