1 June 2026, 18:19
Nga I.A
Edi Rama
BERAT- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim në Berat, ku ka folur për transformimin e qytetit dhe ndryshimet që, sipas tij, kanë ndodhur gjatë viteve të qeverisjes. Në 35-vjetorin e PS-së, Rama e përshkroi Beratin si një nga shembujt më të fortë të transformimit, duke theksuar investimet në infrastrukturë dhe përmirësimin e lidhjeve rrugore.
Ai deklaroi gjithashtu se Berati është kthyer në një zonë ku më shumë njerëz kthehen sesa largohen, duke e lidhur këtë me mundësitë ekonomike dhe zhvillimin lokal.
“Jemi në këtë rrugëtim këtu në Berat në një stacion që unë vij me dëshirë gjithmonë, sepse është një nga shëmbëlltyrat më të forta të transformimit. Qytetarët e këtij qyteti na besuan mandatin tonë të parë, e kujtoj shumë mirë edhe rrugën time të parë në Berat kur u zgjodha kreu i PS-së. Kur kam ardhur për herë të parë ishte një rrugë jashtëzakonisht e vështirë. Faktikisht nuk kishte rrugë, ju e dini më mirë se unë dhe për shumë vite rruga që lidh beratin me kthesën e Lushnjës ishte problem më i madh i qytetarëve të Beratit. Sot Berati është vendi që ka shënuar si një dallëndyshe e parë kthesën e trendit të ikjeve dhe ardhjeve.
Në Berat më shumë kthehen sesa largohen nga vendi. Kjo lidhet me faktin se në Berat njerëzit që duan të ndërtojnë një ekonomi familjare e gjejnë rrugën. E paimagjinueshme sot që më të rinjtë e kësaj familjeje të imagjinojnë një vend si ai ku një pjesë e jona ka jetuar, ka jetuar në një kohë kur demokracia na thuhej që kishte ardhur por në fakt kishte vetëm një ekran shtetëror që transmetonte e pushtetin, dhe kur opozita atëherë dilte për pak sekonde dhe vetëm me pamje jo me zë.
Ndërkohë PS-ja në territor ishte forca e një grushti njerëzish me një mbështetje patjetër në bazë por me shumë pak numra kur ishte fjala për tu shfaqur si përfaqësues i PS-. Nuk kishte PS ku të rrinte, njerëzit e PS përndiqeshin me libër shpie dhe e gjithë opozita në Shqipëri kishte vetëm një burim informimi, gazeta e cila përfundoi e djegur. Duken të paimagjinueshme sot por kjo ishte Shqipëria që PS mori përsipër që kur ranë piramidat, mashtrimi më i madh i bërë një populli, dhe përpinë të gjitha kursimet e shqiptarëve”, tha Rama./Dosja.al
edi rama
Politike
1 June 2026, 18:13
E. D
Bardh Spahia
TIRANË- Deputeti i PD-së, Bardh Spahia, kritikoi urdhrin e Ministrisë së Shëndetësisë për tr...
Politike
1 June 2026, 17:57
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha komentoi deklaratën e Kryeministri Edi Rama lidhur me situatën në Zv&...
Politike
1 June 2026, 17:54
E. D
Taulant Balla
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla ironizoi Sali Berishën, duke e uruar për zgjedhjen n&e...
Politike
1 June 2026, 17:35
E.d
Agron Shehaj
TIRANË- Seanca e sotme plenare ka nisur me tensione dhe përplasje në Kuvend. Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj m...
Politike
1 June 2026, 17:20
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Seanca plenare ka nisur këtë të hënë në Kuvendin e Shqipërisë. Fillimisht Zv....
Politike
1 June 2026, 16:53
E.d
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar lidhur me fjalimin e kryeministrit Edi Rama, t&eum...
Politike
1 June 2026, 16:44
E. D
Diella
TIRANË- Gjykata Kushtetuese do të shpallë sot në orën 17:30 vendimin për ‘fatin’ e ministre...
Politike
1 June 2026, 15:52
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë një tjetër reagim pas protestave dhe kritikave lidhur me çështjen ...
Politike
1 June 2026, 15:29
E. D
Fatos Lubonja
TIRANË- Analisti Fatos Lubonja i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama. Ky i fundit tha sot gjat&eu...
Politike
1 June 2026, 14:22
I.A
Andis Salla
TIRANË- Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, prezantoi “YLLI”-n, asistentin e parë virtual t...