1 June 2026, 19:01
Nga E. D
Sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se Edi Rama nuk i do investitorët e huaj. Duke folur para gazetarëve tek parlamenti, Kryedemokrati tha se kreu i qeverisë do vetëm ato të vetët, që investojnë lekët e drogës dhe korrupsionit. Sipas tij, gjatë 13 viteve të fundit mungesa e investitorëve seriozë të huaj lidhet me klimën e biznesit dhe ndërhyrje që, sipas Berishës, kanë dekurajuar projekte të mëdha investimi në vend.
Pyetje: Janë dhënë dhe leje hidrocentralesh në Valbonë.
Sali Berisha: Tani, edhe në parqe kombëtare, në qoftë se lexon, unë lexoj, lexoj se jam thashë, e ndjej mjedisorin në disa aspekte. Edhe në parqe kombëtare kur është problemi për interesa të komunitetit, lejohet ndërtimi, edhe hidrocentrale, konkretisht hidrocentrale. Pse? Sepse ti nesër do zhvillosh Alpet, do zhvillosh pjesën nga Valbona, në Dobërdol dhe në zonën tjetër. Duan energji ato. Po energji, të marrësh energji nga Fierza e ta sjellësh rrotull, efiçenca është përtokë.
Kështu që ndërtimi i burimeve afër është një kusht edhe unë për këtë arsye i kam lejuar dhe me bindje se ajo lejohet në të gjithë botën për këto qëllime.
Tjetër, vijmë tek ndërtimi në zonën këtu. Eko, ndërtimi nuk ndalohet dhe unë ju sugjeroj kaq, lexoni vetë, lexoni vetë. Keni mundësi të lexoni. A lejohet eko, ndërtimi? Kjo është peizazh, është zonë peizazhi, është e mbrojtur, është po e mbrojtur e pestë, nuk ka rëndësi. A lejohet eko, ndërtimi? Lejohet eko, ndërtimi. Lejohet edhe kudo në botë. Mos të themi po ky zotëria tani, që i ka ngatërruar të gjitha hesapet dhe që duket do t'i përziej.
I thirra thotë, më thanë kështu thotë, po çfarë duhet ne t'i thirrim? Na duhet aty, po të ndërtohet, respektojnë kushtet, siç ndërtohet te peizazhi, ndërtojnë në kushte ekologjike. Po a do të ndërtosh grataçelë? Jo, grataçelë s'mund të ndërtosh. A do t'i përshtatesh, nuk mund ta përjashtosh gjithë atë zonë. Unë kam disa nga këta mjedisorët, unë i respektoj shumë. Janë heronj për mua, se sakrifikojnë për interesin e përbashkët. Po ama, të them unë që...
Pyetje: Zoti Berisha, prapë nuk e kuptuam, pse do t'i përzëri kryeministri Rama investitorët? Se është e paqartë.
Sali Berisha: Po pse nuk ka asnjë investitor të huaj deri tani, ma thuaj ti mua? Në qoftë se e ke të paqartë, atëherë mbas kësaj konference unë të lutem shumë ulu, shkruaj: Si ka mundësi që në vendin tim 13 vite asnjë investitor serioz i huaj?
Edhe një që ishte në Lalëz, e di ç'i bënë në Lalëz? Ia nxorën Rrumin tek ura e Limuthit dhe ja bëri kockat copa atij, a më kupton apo jo? Përfaqësuesit. Absolutisht. Dhe Rrumi njihet, mbrapa ka zyrën, zyrën e Ramës. Dhe ky iku. Ai ishte 1 miliard e gjysmë investim, po ai ishte një familje shumë e pasur e Katarit. Bleu tokën, do zhvillonte, do bënte një zhvillim fantastik aty. Iku Rrumi. Se nuk donte Rama. Rama do me këta të vetët a më kupton apo jo? Kjo është i gjithë problemi. Faleminderit!/Dosja.al
sali berisha
Politike
1 June 2026, 18:40
E. D
Edi Rama
BERAT- Kryeministri Edi Rama theksoi se investimet në Zvërnec do të mobilizojnë të gjithë zonën dhe s...
Politike
1 June 2026, 18:31
I.A
Edi Rama
BERAT- Kryeministri Edi Rama u shpreh se falë punës së Partisë Socialiste, Berati tashmë është një qytet i...
Politike
1 June 2026, 18:19
I.A
Edi Rama
BERAT- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim në Berat, ku ka folur për transformimin e qytetit dhe ndryshimet që, sipas...
Politike
1 June 2026, 18:13
E. D
Bardh Spahia
TIRANË- Deputeti i PD-së, Bardh Spahia, kritikoi urdhrin e Ministrisë së Shëndetësisë për tr...
Politike
1 June 2026, 17:57
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha komentoi deklaratën e Kryeministri Edi Rama lidhur me situatën në Zv&...
Politike
1 June 2026, 17:54
E. D
Taulant Balla
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla ironizoi Sali Berishën, duke e uruar për zgjedhjen n&e...
Politike
1 June 2026, 17:35
E.d
Agron Shehaj
TIRANË- Seanca e sotme plenare ka nisur me tensione dhe përplasje në Kuvend. Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj m...
Politike
1 June 2026, 17:20
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Seanca plenare ka nisur këtë të hënë në Kuvendin e Shqipërisë. Fillimisht Zv....
Politike
1 June 2026, 16:53
E.d
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar lidhur me fjalimin e kryeministrit Edi Rama, t&eum...
Politike
1 June 2026, 16:44
E. D
Diella
TIRANË- Gjykata Kushtetuese do të shpallë sot në orën 17:30 vendimin për ‘fatin’ e ministre...