Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Duke e cilësuar atë si dëshmi të degradimit të rendit dhe sigurisë në vend, sipas Balliut të shtënat me armë në kulmin e sezonit turistik tregojnë se krimi vepron me pandëshkueshmëri, ndërsa qeveria përpiqet të fshehë realitetin duke fajësuar protestat qytetare për dëmtimin e imazhit të Shqipërisë.
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë në Palasë, ku breshëritë e armëve të ardhura nga një jaht kanë alarmuar pushuesit.
Duke e cilësuar atë si dëshmi të degradimit të rendit dhe sigurisë në vend, sipas Balliut të shtënat me armë në kulmin e sezonit turistik tregojnë se krimi vepron me pandëshkueshmëri, ndërsa qeveria përpiqet të fshehë realitetin duke fajësuar protestat qytetare për dëmtimin e imazhit të Shqipërisë.
Reagimi i deputetit të PD, Klevis Balliu:
"Kapja e shtetit nga interesat kriminale ka rrënuar çdo kufi që dikur ndante politikën, biznesin dhe botën e krimit. Shqipëria po përjeton pasojat e një modeli qeverisës ku pandëshkueshmëria është shndërruar në normë, ndërsa siguria publike po zëvendësohet nga ligji i forcës.
Është tronditëse që në kulmin e sezonit turistik, përballë mijëra pushuesve vendas dhe të huaj, të dëgjohen të shtëna me armë zjarri, duke krijuar skena që i përkasin vendeve ku autoriteti i shtetit është zëvendësuar nga autoriteti i grupeve kriminale. Kjo është panorama e vërtetë e Shqipërisë që ka ndërtuar Edi Rama: një realitet ku individë me lidhje me botën e krimit veprojnë me sigurinë se ligji nuk do t’i prekë.
Paradoksi arrin kulmin kur Edi Rama përpiqet të fajësojë protestat qytetare për dëmtimin e turizmit. E vërteta është krejt tjetër. Turizmin nuk e dëmtojnë qytetarët që protestojnë kundër korrupsionit dhe kapjes së shtetit. Turizmin e dëmtojnë krismat e armëve në mes të zonave turistike, pasiguria publike dhe perceptimi ndërkombëtar se Shqipëria po shndërrohet në një territor ku krimi vepron me arrogancën e të paprekshmit.
Vetëm në një narkoshtet mund të konsiderohet normale që armët të shkrepin në mes të sezonit turistik, ndërsa autorët të sillen sikur janë mbi ligjin. Kjo ndjenjë paprekshmërie nuk lind rastësisht; ajo është produkt i një sistemi që për vite me radhë ka toleruar, ka mbrojtur dhe ka fuqizuar elementë të botës së krimit, duke minuar autoritetin e institucioneve dhe besimin e qytetarëve te shteti.
Në vend që të sulmojë protestuesit dhe të kërkojë fajtorë te qytetarët, Edi Rama duhet të japë shpjegime për klimën e pasigurisë që ka mbjellë qeverisja e tij. Sot, imazhi i Shqipërisë nuk dëmtohet nga ata që kërkojnë drejtësi dhe llogaridhënie, por nga kronikat e përditshme që e lidhin vendin me dhunën, krimin e organizuar dhe mungesën e shtetit ligjor.
Partia Demokratike dënon me ashpërsinë më të madhe këtë akt kriminal dhe i kërkon organeve ligjzbatuese të veprojnë me shpejtësi, profesionalizëm dhe pa asnjë ndikim politik, duke identifikuar dhe vënë përpara përgjegjësisë autorët e kësaj ngjarjeje. Shqipëria nuk mund të pranojë që siguria e qytetarëve dhe e vizitorëve të sakrifikohet për shkak të pandëshkueshmërisë së atyre që besojnë se qëndrojnë mbi ligjin.", shkruan Balliu./Dosja.al
Tre muaj pasi makineritë e rënda ndërhynë në zonën e mbrojtur Pishë Poro- Nartë për t’i hapur rrugën n...
TIRANË- Babëzia e fitimeve abuzive dhe monopoleve plaçkitëse, që instalohen me ligj, nuk kursen as të sëmur&eu...
Albin Kurti KOSOVË- Përpjekjet e kryeministrit në detyrë dhe kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për f...
Pamje nga lagjia 18 TETORI LUSHNJË- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka ngritur alarmin përmes një denoncimi...
MAQEDONI E VERIUT- Koalicioni VLEN në Maqedoninë e Veriut ka hedhur akuza ndaj Bashkimit Demokratik për Integrim, duke theksuar se po...
Hashim Thaçi HAGË- Ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i është rrëzuar kërkesa për lirimin me k...
Karl Bergner, Enea Karakaçi TIRANË- Shqipëria dhe Gjermania kanë nënshkruar tre marrëveshje bashkëpunimi në ...
Monika Kryemadhi TIRANË- Monika Kryemadhi ka komentuar deklaratat e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili tha se në a...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është pyetur nga gazetarët nëse opozita do të bashk&...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar edhe pasuritë e Ermal Beqiri në Francë, ku mes t&...