Moti i keq përfshin vendin/ Pukë, Fushë-Arrëz, Kukës e Tropojë pa energji, reshjet e shiut shkaktojnë dëme në banesa dhe rrugë
Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike/ Erërat e forta rrëzojnë disa pem&eu...
Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike/ Erërat e forta rrëzojnë disa pem&eu...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
Në përgjigje të një kërkese për informacion nga BIRN, Prokuroria e Vlorës thotë se ka regjistruar procedimin penal me nr. 772.

Tre muaj pasi makineritë e rënda ndërhynë në zonën e mbrojtur Pishë Poro- Nartë për t’i hapur rrugën një kantieri për ndërtimin e resortit luksoz të lidhur me dhëndrin e presidentit amerikan, Prokuroria e Vlorës njofton se ka nisur hetime për 4 akuza.
Në përgjigje të një kërkese për informacion nga BIRN, Prokuroria e Vlorës thotë se ka regjistruar procedimin penal me nr. 772.
“Ju bëjmë me dije se Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, ka regjistruar procedimin penal nr. 772 të vitit 2026, për veprën penale të ‘Ndërtimi i paligjshëm’, ‘Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore’, ‘Prerja e paligjshme e pyjeve’ dhe ‘Shpërdorimi i detyrës,” thuhet në përgjigje.
Por pavarësisht se kanë kaluar 3 muaj nga ndërhyrja, prokuroria bëri të ditur se nuk ka ende persona nën hetim për akuzat. “Ky procedim është në hetim dhe në regjistrin e veprave penale nuk ka të regjistruar emër të personi nën hetim,” deklaroi Prokuroria.
Ky është hetimi i dytë i lidhur me projektin. Më 10 qershor, Gjykata e Posaçme vendosi sekuestro mbi transaksionet me vlerë 128 milionë euro për shit-blerjen e tokës në zonë me kërkesë të SPAK. Prokuroria dyshon për pastrim parash, ndërsa ka lëshuar urdhër arresti për Artur Shehun, i cili dyshohet edhe se ka tjetërsuar pronësinë në tokën ku zhvillohet projekti përmes dokumenteve të falsifikuara. Shehu dhe 19 të tjerë po hetohen mbi atë që u njoh gjerësisht si “Korporata Aruba”.
Punimet në zonën e mbrojtur u dokumentuan fillimisht nga aktivistët mjedisorë në fund të prillit, duke shkaktuar më vonë një nga lëvizjet më të mëdha anti-qeveritare në vend që prej viteve ’90, e njohur si “Revolucioni i Flamingove”.
BIRN gjeti atëherë se punimet, kryesisht shtrim rrugësh brenda zonës së mbrojtur, një rrethim me tela me gjemba dhe sheshimi i territorit për ndërtimin e një kampi punëtorësh, u bazuan në një letërkëmbim mes kompanisë “Zvërnec South Adriatic Development” dhe Agjencisë së Zhvillimit të Territorit.
Sipas dokumentit, kompania njoftohej se Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit i kishte dhënë më 29 prill 2026 një leje për punime kantieri, por bëhej gjithashtu me dije se leja ende nuk ishte firmosur dhe pritej plotësimi i kushteve të vendimit.
Ndërhyrja alarmoi menjëherë organizatat mjedisore, PPNEA dhe AOS, të cilat e denoncuan zhvillimin si një shkatërrim të jashtëligjshëm të habitateve prioritare të Bashkimit Europian dhe monumenteve të natyrës. Organizatat e mjedisit kanë akuzuar se nën petkun e “punimeve përgatitore”, u ngrit rrethimi me tela me gjemba dhe ekskavatorët hapën mbi 7.4 kilometra rrugë të reja, sheshuan pjesë të pyllit dhe ndërtuan ura betoni mbi kanalet jetike që lidhin lagunën me detin. Sipas ekspertëve, kjo ndërhyrje ka krijuar një dëm të pariparueshëm duke e fragmentuar fizikisht territorin përpara se të kryhen procedurat e detyrueshme ligjore dhe pa një studim mjedisor.
Qeveria përfshi kryeministrin Edi Rama i mbrojti fillimisht punimet duke i referuar ato si zhvillime në tokë private dhe punime përgatitore. Përkundër këtyre pretendimeve fillestare muaj pasi punimet u ndaluan, në përpjekje për të mbrojtur ndërhyrjen, Rama tha në një intervistë për median britanike Channel 4 se rruga mespërmes zonës së mbrojtur u bë për të ndihmuar komunitetin.
Zhvillimet në këtë zonë dhe dhunimi i një banori protestues shërbyen si shkëndijë për një prej protestave më të gjata kundër qeverisë në vend. Prej më shumë se dy muajsh, qindra e mijëra shqiptarë kanë dalë në rrugët e Tiranës apo edhe në diasporë për të kërkuar ndalimin e projektit, anulimin e ligjeve kontroverse që e mundësojnë atë dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Projekti masiv “Zvërnec Peninsula” i bërë publik në vitin 2024 nga Kushner, po zhvillohet nga shoqëria “Zvërnec South Adriatic Development” sh.p.k., e cila është e regjistruar në Katar ashtu si kompania simotër Albania Land Development që u fut në proces të blerjes së tokës. Të dy kompanitë zotërohen në fund nga tre kompani, Assets Real Estate Ventures LLC, e regjistruar në Katar me përfitues fundorë vëllezërit miliarderë Moutaz Al-Khayyat dhe Ramez Al-Khayyat, Global Travel Retails SA e regjistruar në Luksemburg, me pronësi të panjohur dhe JAMCO Global LLC e regjistruar në Delaware, gjithashtu me pronësi të panjohur./Reporter.al
TIRANË- Babëzia e fitimeve abuzive dhe monopoleve plaçkitëse, që instalohen me ligj, nuk kursen as të sëmur&eu...
Albin Kurti KOSOVË- Përpjekjet e kryeministrit në detyrë dhe kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për f...
Pamje nga lagjia 18 TETORI LUSHNJË- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka ngritur alarmin përmes një denoncimi...
MAQEDONI E VERIUT- Koalicioni VLEN në Maqedoninë e Veriut ka hedhur akuza ndaj Bashkimit Demokratik për Integrim, duke theksuar se po...
Hashim Thaçi HAGË- Ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i është rrëzuar kërkesa për lirimin me k...
Karl Bergner, Enea Karakaçi TIRANË- Shqipëria dhe Gjermania kanë nënshkruar tre marrëveshje bashkëpunimi në ...
Monika Kryemadhi TIRANË- Monika Kryemadhi ka komentuar deklaratat e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili tha se në a...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është pyetur nga gazetarët nëse opozita do të bashk&...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar edhe pasuritë e Ermal Beqiri në Francë, ku mes t&...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike sali Berisha pas daljes nga SPAK u takua me gazetarët nga të cilët u pyet në lidhje me protes...