Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Në fund ai thekson se disa vendime, si ky që ka propozuar PS nuk ndërtojnë të ardhmen e një komuniteti, por thjesht fshijnë nga harta atë që nuk kanë ditur ta zhvillojnë.
MEMALIAJ- Kryebashkiaku i Memaliajt, Albert Malaj ka reaguar pas propozimit të PS për shkrirjen e bashkisë Memaliaj. Me anë të një postimi në Facebook, Malaj thekson se me këtë vendim është tejkaluar çdo kufi ndaj banorëve, ndërkohë u bën thirrje qytetarëve të dalin në protestë për të mbrojtur të drejtat e tyre.
Malaj shprehet se pavarësisht kundërshtimeve të ngritura në dëgjesat zyrtare në Gjirokastër dhe në Kuvendin e Shqipërisë, argumentet e paraqitura nuk janë marrë në konsideratë. Në fund ai thekson se disa vendime, si ky që ka propozuar PS nuk ndërtojnë të ardhmen e një komuniteti, por thjesht fshijnë nga harta atë që nuk kanë ditur ta zhvillojnë.
Reagimi i plotë i kryebashkiakut Albert Malaj:
Të dashur banorë të Bashkisë Memaliajt, Në respekt të qindra mesazheve që më keni dërguar, ku me të drejtë kërkoni të protestoni për padrejtësinë që po i bëhet qytetit të Memaliajt dhe 53 fshatrave të tij mbi fshirjen e bashkisë në kuadër të hartës së re territoriale të propozuar, dua t’ju drejtohem me këtë mesazh;
SI Kryetar i Bashkisë Memaliaj, ndonëse kam marrë pjesë në dëgjesën e zhvilluar në Gjirokastër dhe në seancën dëgjimore në Kuvendin e Shqipërisë ku e kam kundërshtuar me forcën e argumentit propozimin që Bashkia Memaliaj të shkrihet, argumentat nuk janë marrë për bazë. Edhe pse Bashkia Memaliaj është bashkia e dytë në qarkun e Gjirokastrës, si për numrin e banorëve, ashtu edhe për sipërfaqen e tij mungon transparenca dhe mungon dëgjesa publike me komunitetin e Bashkisë Memaliaj për të dëgjuar zërin real të tyre.
Kam paraqitur të gjitha argumentet që tregojnë se një vendim i tillë sjell humbje të identitetit, traditave dhe kulturës sonë, ngadalëson ritmin e zhvillimit ekonomik, nxit më tej shpopullimin dhe bie ndesh me frymën e Kartës Evropiane të Vetëqeverisjes Vendore, në një kohë kur Shqipëria synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
Në një kohë kur kjo bashki po merrte gjallëri përmes aktiviteteve kulturore, artistike dhe sportive, po përmirësonte infrastrukturën rrugore falë fondeve të bashkisë e mirëmenaxhimit të taksave vendore, po u përgjigjej problemeve të qytetarëve nga qendra e qytetit deri në fshatin më të largët; Në një kohë kur, vit pas viti, po rriste performancën, të ardhurat dhe po shfrytëzonte më mirë potencialet e saj;
Në një kohë kur Bashkia Memaliaj po arrinte të mirëmenaxhonte çdo qindarkë, dhe në një kohë kur qeveria duhej të investonte në infrastrukturën rrugore, ujore, energjetike dhe arsimore për ta zhvilluar më tej këtë bashki, i dha shuplakën më të hidhur duke propozuar shkrirjen e tij.
Komisionit që e sheh Bashkinë e Memaliajt si barrë buxhetore dua t’i bëj një pyetje: për çfarë janë taksat e shqiptarëve? A janë për AKSHI-n, për tunelet që kushtojnë dhjetëra miliona euro më shumë se parashikimet, për koncerte luksi apo për pagesa charter? Apo janë për të garantuar zhvillimin dhe shërbimet për qytetarët? Me këtë vendim, keni tejkaluar çdo kufi në raport me banorët e Memaliajt.
Ndaj sot, banorëve të qytetit dhe të 53 fshatrave u them se jam plotësisht dakord me kërkesën tuaj për të protestuar. Jam dakord që sot, në orën 19:00, të mblidhemi te Ura e Vjetër, në hyrje të qytetit, për të mbrojtur të drejtën tonë dhe të ardhmen e Memaliajt. Sot, më shumë se kurrë, në mbrojtje të Memaliajt. Sepse ka vendime që nuk ndërtojnë të ardhmen e një komuniteti; thjesht fshijnë nga harta atë që nuk kanë ditur ta zhvillojnë./Dosja.al
Jola Hysaj TIRANË- Ish-sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike, Jola Hysaj, ka reaguar pas e...
Giorgia Meloni ITALI- Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka bërë thirrje për pezullimin e përkohshëm të disa disp...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha, duke folur për Reformën Territoriale, tha se Shqipëria duhet të ketë mi...
Lumir Abdixhiku KOSOVË- Lumir Abdixhiku është rikonfirmuar në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), pasi i shp&e...
Ilir Meta TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka propozimin e opozitës për kërkesën e 100 njësi...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se po e mban ish-Presidentin në kafaz të qelqtë, pasi sip...
“Këta janë ekstremistë të majtë, të cilët me Sali Berishën kanë një armiqësi ideologjike të ...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha ka treguar se si e mori njoftimin për heqjen e sanksionimit nga SHBA. I ftuar në nj&eu...
Erion Zylyftari TIRANË- Kryetari i Partisë Socialiste në Poliçan, Erion Zylyftari, ka njoftuar dorëheqjen nga drejtimi i deg&eum...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se është gati që ta votojë ndryshimin kushtetues që p&...