31 July 2026, 12:08
Nga I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka sulmuar ashpër projektin e qeverisë për reformën territoriale, duke deklaruar se reduktimi i bashkive është një tjetër goditje ndaj komuniteteve lokale dhe zhvillimit të zonave rurale. Në prezantimin e propozimit të opozitës për ndarjen territoriale, Berisha tha se reforma e vitit 2014 ‘u faktua si një Levë e Arkimedit për shpopullimin e Shqipërisë’, duke akuzuar qeverinë se ka larguar qytetarët nga zonat e tyre përmes mungesës së shërbimeve dhe investimeve.
Gjatë fjalës së tij, Berisha kundërshtoi planin për uljen e numrit të bashkive nga 61 në 45, duke e cilësuar si një përpjekje për përqendrimin e pushtetit në duart e qeverisë.
"Reforma territoriale është një reformë e një rëndësie jetike për komunitetet lokale dhe shoqërinë shqiptare. Antireforma territoriale e vitit 2014 u faktua në përfundimtare si një Levë Arkimedi për shpopullimin e Shqipërisë. U faktua në mënyrën më të pakundërshtueshme si një shtyllë kryesore e platformës së Vaso Çubrilloviçit për largimin e shqiptarëve nga trojet e tyre. Cilido që lexon elaboratet e akademikut racist kriminel, ai në epiqendër të platformës së tij për shpopullimin, për dëbimin e shqiptarëve nga trojet e tyre në Kosovë, përcakton përkeqësimin e shërbimeve, mungesën e shërbimeve, mungesën e infrastrukturës, përkeqësimin e infrastrukturës dhe në këtë mënyrë vështirësimin maksimal të jetës së tyre aty ky janë. Reforma që u përdor në vitin 2014, që solli nga 410 njësi vendore, bashki dhe komuna të marra së bashku, gjithsej 61 bashki apo njësi të qeverisjes vendore, ishte goditja më e rëndë që ajo që mund ta quajmë Shqipëria rurale, mori, dhe në tërësi Shqipëria, pasi pa Shqipëri rurale të zhvilluar nuk mund të ketë Shqipëri të zhvilluar.
Mbi 45 përqind e popullatës humbi shërbimet, humbi qeverisjen direkte me njerëz të zgjedhur prej saj. Humbi të gjithë perspektivën e jetesës në komunat ku jetonin. Koha për Shqipërinë rurale ndaloi. Unë ftoj mediat të shkojnë në ish-komunën Shëngjergj, tani është fshati Shëngjergj, ishte një miku im, prandaj po ua them, çfarë i thanë: nga viti 2013 gjer sot, në këtë zonë nuk është investuar një qindarkë. Por u them unë ju, se në atë zonë dhe përtej asaj zone, janë disa nga potencialet malore turistike më mahnitëse të vendit. Por përtej Shëngjergjit, për të ecur përtej tyre, rruga është vështirësisht e kalueshme,
Shkoni në çdo komunë. Asnjë investim. Shkoni në Baldushk, investimi i vetëm mashtrimi i Erion Veliajt, që ndërtoi muzeun që u gjet i mbushur me thasë dafine për të vjedhur 400 milionë lekë. Shkoni në Prezë, në Ndroq, jeta, koha ka ndaluar në raport me zhvillimin dhe atyre u mbetet vetëm largimi. Koha është e pamëshirë, shërbime nuk kanë. Nuk u lehtësua tregu i tyre. 3.2 miliardë euro u vodhën në pllakat e qendrave të qyteteve. Me 3.2 miliardë euro u ndërtuan në Shqipërinë rurale mbi 8 mijë kilometra rruga, u ndërtuan dhe u rindërtuan mbi 1 mijë objekte arsimi, qendra shëndetësore. Që të gjitha janë me regjistër. Në 14 vite, as më gishtërinjtë e duarve nuk numërohen," tha Berisha./Dosja.al
sali berisha
Politike
31 July 2026, 11:50
I.A
Ilir Beqaj
TIRANË- Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është liruar ditën e sotme nga arresti me burg. Mëso...
Politike
31 July 2026, 11:40
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama theksoi se 30 vende i drejtohen sot Shqipërisë për të marrë mjete të prodhua...
Politike
31 July 2026, 11:34
E.d
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria po vazhdon punën për prodhimin e 14 automjete të reja zjarrfik&eu...
Politike
31 July 2026, 11:27
E.d
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka prezantuar 40 mjetet e para taktike të prodhuara në Shqipëri për Forcat e Armatosura. Gjatë...
Politike
31 July 2026, 11:23
I.A
Genta Vangjeli
TIRANË- Zëdhënësja për Antikorrupsionin në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli, publikoi të dhë...
Politike
31 July 2026, 10:24
E. D
Albert Malaj
MEMALIAJ- Kryebashkiaku i Memaliajt, Albert Malaj ka reaguar pas propozimit të PS për shkrirjen e bashkisë Memaliaj. ...
Politike
31 July 2026, 09:30
E. D
Jola Hysaj
TIRANË- Ish-sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike, Jola Hysaj, ka reaguar pas e...
Politike
31 July 2026, 08:01
E. D
Giorgia Meloni
ITALI- Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka bërë thirrje për pezullimin e përkohshëm të disa disp...
Politike
30 July 2026, 22:15
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha, duke folur për Reformën Territoriale, tha se Shqipëria duhet të ketë mi...
Politike
30 July 2026, 22:06
E. D
Lumir Abdixhiku
KOSOVË- Lumir Abdixhiku është rikonfirmuar në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), pasi i shp&e...