Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
KASH deklaron se çdo ndërhyrje në një lumë ndërkufitar që mund të ketë pasoja për Kosovën nuk mund të konsiderohet thjesht çështje e brendshme e Serbisë. Këshilli i bën thirrje Vuçiç dhe institucioneve serbe të distancohen nga çdo veprim i njëanshëm që mund të cenojë sigurinë ujore, energjetike dhe mjedisore të Kosovës.
TIRANË- Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka reaguar pas deklaratave të presidentit serb Aleksandër Vuçiç për mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së lumit Ibër. Me anë të një reagimi, KASH e ka konsideruar shqetësues faktin që një çështje me rëndësi jetike për furnizimin me ujë, energjinë, ekonominë dhe mjedisin e Kosovës mund të përdoret si instrument presioni politik.
KASH deklaron se çdo ndërhyrje në një lumë ndërkufitar që mund të ketë pasoja për Kosovën nuk mund të konsiderohet thjesht çështje e brendshme e Serbisë. Këshilli i bën thirrje Vuçiç dhe institucioneve serbe të distancohen nga çdo veprim i njëanshëm që mund të cenojë sigurinë ujore, energjetike dhe mjedisore të Kosovës.
KASH gjithashtu u bën thirrje Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, OSBE-së dhe partnerëve të tjerë ndërkombëtarë që ta trajtojnë me seriozitet këtë deklaratë dhe të kërkojnë transparencë dhe sqarime nga autoritetet e Beogradit nëse ekziston një projekt konkret për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit.
Reagimi i plotë:
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë (KASH) shpreh shqetësimin e tij të thellë lidhur me deklaratën e fundit të Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vučić, sipas së cilës autoritetet serbe po shqyrtojnë mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së lumit Ibër dhe kanë angazhuar ekspertë për këtë qëllim.
KASH e konsideron veçanërisht shqetësues faktin që një çështje që lidhet me burimet ujore, sigurinë energjetike dhe mirëqenien e qytetarëve përdoret në një kontekst politik dhe si instrument te mundshëm presioni ndaj Republikës së Kosovës.
Lumi Ibër dhe sistemi i Ujmanit/Gazivodës kanë rëndësi jetike për furnizimin me ujë, prodhimin e energjisë, ekonominë dhe jetën e qytetarëve të Kosovës, pa dallim etnie. Çdo ndërhyrje e njëanshme që mund të ndryshojë rrjedhën natyrore të lumit dhe të shkaktojë pasoja të konsiderueshme ndërkufitare duhet të trajtohet me përgjegjësinë më të lartë dhe në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare.
KASH rikujton se e drejta ndërkombëtare e ujërave ndërkufitare mbështetet në disa parime themelore: përdorimin e drejtë dhe të arsyeshëm të burimeve të përbashkëta ujore; detyrimin e shteteve për të marrë të gjitha masat e përshtatshme për të parandaluar shkaktimin e dëmit të konsiderueshëm ndaj palëve të tjera; detyrimin për bashkëpunim dhe shkëmbim informacioni; njoftimin dhe konsultimin paraprak për masa të planifikuara që mund të kenë efekte të konsiderueshme ndërkufitare; si dhe mbrojtjen e ekosistemeve dhe përdorimin e qëndrueshëm të burimeve ujore.
Këto parime janë të mishëruara, ndër të tjera, në Konventën e Kombeve të Bashkuara të vitit 1997 mbi të Drejtën e Përdorimeve Jo-Lundruese të Rrjedhave Ujore Ndërkombëtare dhe reflektohen gjithashtu në Konventën e UNECE-së të vitit 1992 për Mbrojtjen dhe Përdorimin e Rrjedhave Ujore Ndërkufitare dhe Liqeneve Ndërkombëtare, si pjesë e kuadrit ndërkombëtar për menaxhimin paqësor dhe të qëndrueshëm të burimeve ujore të përbashkëta.
Në këtë kuptim, çdo projekt që synon ndryshimin e rrjedhës së një lumi ndërkufitar dhe që mund të ketë pasoja serioze për furnizimin me ujë, energjinë, mjedisin dhe jetën ekonomike të një territori tjetër nuk mund të trajtohet si një çështje thjesht e brendshme. Ai kërkon transparencë, vlerësim të plotë të ndikimit ndërkufitar, njoftim, konsultim dhe bashkëpunim me palët e prekura, në përputhje me normat dhe parimet relevante të së drejtës ndërkombëtare.
KASH e konsideron të papranueshme përdorimin e ujit dhe të burimeve të tjera jetike si instrument presioni politik. Një retorikë e tillë është në kundërshtim me frymën e bashkëpunimit rajonal, marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe parimeve mbi të cilat duhet të ndërtohet e ardhmja evropiane e Ballkanit Perëndimor.
KASH i bën thirrje Presidentit Vučić dhe institucioneve të Republikës së Serbisë të distancohen nga çdo ide apo veprim i njëanshëm që mund të cenojë sigurinë ujore, energjetike, ekonomike dhe mjedisore të Republikës së Kosovës dhe të qytetarëve të saj.
Njëkohësisht, KASH u bën thirrje Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, OSBE-së dhe partnerëve të tjerë ndërkombëtarë që ta trajtojnë me seriozitet këtë deklaratë dhe të kërkojnë transparencë dhe sqarime nga autoritetet e Beogradit lidhur me ekzistencën e çdo projekti konkret për ndryshimin e rrjedhës së lumit Ibër.
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë rithekson se uji është një burim jetik që duhet të bashkojë dhe jo të ndajë popujt. Stabiliteti dhe paqja afatgjatë në rajon nuk mund të ndërtohen përmes kërcënimeve apo përdorimit të burimeve natyrore si mjete presioni, por vetëm përmes dialogut, bashkëpunimit, respektimit të sovranitetit dhe integritetit territorial dhe zbatimit të së drejtës ndërkombëtare./Dosja.al
Departamenti Amerikan i Shtetit SHBA- Pas Bashkimit Europian edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar lidhur me deklaratat e ...
KOSOVË- Paralajmërimi i Bashkimit Evropian, reagimet e ashpra në Kosovë dhe përplasja mes zyrtarëve në Tiranë e Beogra...
Nemanja Staroviç TIRANË- Ministri serb për Integrimin Evropian, Nemanja Staroviç, ka reaguar pas deklaratave të kryeminis...
Majlinda Dhuka TIRANË- Ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatorja e Shqipërisë, Majlinda Dhuka, i është përgjigjur Ministrit se...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ndaj deklaratave të Presidentit serb, Aleksandër Vu&ccedi...
Kuvendi i Kosovës KOSOVË- Bashkimi Evropian ka alokuar afro 170 milionë euro për Kosovën, në kuadër të Planit t&eum...
Kuvendi i Kosovës KOSOVË- Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës nuk do të vazhdojë derisa partitë politike të ar...
Senatorja amerikane, Joni Ernst, gjatë takimit me ushtruesen e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu. Senatorja ameri...
KOSOVA- Bashkimi Evropian ka paralajmëruar se deklaratat e zyrtarëve serbë për mundësinë e ndryshimit të rrjedhës s&eu...
Partia Demokratike TIRANA- Partia Demokratike ka denoncuar procedurën e ndjekur nga qeveria për projektin “Vlorë TEDA/RAMS Free Z...