6 April 2026, 20:14
Nga E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se dy javë më parë ishin 4 vende që bllokonin integrimin, ndërsa tani janë 9. Gjatë fjalës së tij në ‘Foltoren’ e vendosur pranë Kryeministrisë, Berisha u shpreh se pas dy javësh do bëhen 15 vende të cilat bllokojnë integrimin e vendit në BE.
Ai tha se integrimi me Edi Ramën ka qenë dhe mbetet një horizont i pakapshëm. Sipas tij, sa më shumë do ta njohë Europa dhe bota Edi Ramën, aq më shumë do ngrihen kundër tij.
Sali Berisha: Ndaj dhe kjo platformë këtu është zëri i qytetarëve, është zëri i të vërtetës. Dhe kjo platformë do triumfojë mbi këtë llum që kemi mbrapa. Kjo platformë do t’u tregojë shqiptarëve dhe botës se çfarë është Edi Rama. Se është lule Lubia në krahasim me Edi Ramën. Se Edi Rama po mbron veten e tij, po mbron vjedhjet e tij, po mbron vjedhjet e tij familjare, vjedhjet e tij qeveritare. Miqtë e mi, megjithatë ai po del çdo ditë e më shumë para shqiptarëve dhe botës ashtu siç është, një armik i egër i qenies së këtij vendi dhe qenies së këtij populli.
Me vendimet e fundit, çdo ditë kalon nga një mbledhje partie socialiste, se popull nuk takon dot më, në një mbledhje tjetër të PS. Çfarë u thotë? Gati është integrimi, po ecim. Në të vërtetë, integrimi me Edi Ramën ka qenë dhe mbetet një horizont i pakapshëm. Dy javë më parë ishin katër vende ato që bllokuan votimin e raportit thelbësor, pa të cilin asnjë kapitull nuk mbyllet. Dy javë më vonë janë nëntë vende. U garantoj se pas dy javësh të tjera do jenë 15. Dhe sa më shumë do ta njohë Europa dhe bota Edi Ramën, aq më shumë do ta neverisin atë, aq më shumë do ngrihen kundër tij./Dosja.al
sali berisha pd foltore
Politike
6 April 2026, 19:48
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se Shqipëria është vendi me barrën f...
Politike
6 April 2026, 19:40
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se mediat e kontrolluara nga qeveria duan me çdo kusht të ...
Politike
6 April 2026, 17:49
E. D
Ferit Hoxha
TIRANË- Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ka deklaruar se procesi drejt anëtarësimit të...
Politike
6 April 2026, 13:54
I.A
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se takimi me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun, është zhv...
Politike
6 April 2026, 13:35
I.A
Lumir Abdixhiku
KOSOVË- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se takimi me kryeministrin Albin Kurti &eum...
Politike
6 April 2026, 11:50
I.A
Kurti dhe Abdixhiku
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka nisur të hënën një takim me Lumir Abdixhikun, kryetarin ...
Politike
6 April 2026, 11:02
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i PD Sali Berisha ka sfiduar kryeministrin Rama të ballafaqohen për çështjen “Partizani&rdq...
Politike
6 April 2026, 10:53
I.A
Sali Berisha
TIRANË- SPAK ka reaguar së fundmi lidhur me kërkesën e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, për t&e...
Politike
6 April 2026, 10:39
I.A
Sali Berisha
Kreu i PD, Sali Berisha, ka shtuar listën e akuzave ndaj gjyqtares së dosjes “Partizani”, Irena Gjoka. Pasi e denoncoi ...
Politike
6 April 2026, 10:25
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të mas&e...