30 July 2026, 22:04
Nga E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se po e mban ish-Presidentin në kafaz të qelqtë, pasi sipas tij, Ilir Meta nuk pranoi të firmoste marrëveshjen e detit. I ftuar në një intervistë në emisionin “Off the Record” në A2CNN, Berisha tha se Meta mbrojti Kushtetutën. Kryedemokrati tha ndër të tjera, se ai i kishte kërkuar palës greke që të shkonin në Gjykatën e Hagës, por pasi Rama erdhi në pushtet kërkoi që pakti të negociohej.
“Ilir Meta mbrojti Kushtetutën. Ilir Meta me sensin e rëndësisë themelore të pluralizmit politik, nuk pranoi zgjedhje moniste, zgjedhjet lokale. Pse Ilir Meta futet në kafaz të qelqit? E fut Edi Rama si hakmarrës primitiv, pikërisht për qëndrimet e tij. Merr marrëveshjen e detit, pse është në kafaz të qelqtë? Sepse nuk firmosi marrëveshjen e detit, sepse vendimi i Gjykatës Kushtetuese, s’e lejonte ta firmoste. Kur rrëzuan marrëveshjen e detit, që firmosi qeveria ime, që kur Shqipëria s’ka për të pasur një marrëveshje të tillë, sepse Greqia për shkak të mungesës totale të seriozitetit të Ramës, Greqia i ndryshoi të gjitha termat. Çfarë bëri Ilir Meta? Kur rrëzoi gjykata, unë i kërkoj palës greke të shkojmë në Gjykatën e Hagës. Meta vet, ministër i Jashtëm mori një kompani për të bërë ekspertizën e marrëveshjes. Kompania shumë serioze i tha në qoftë se Greqia kalon nga 6-12 milje, në çdo variant tjetër Shqipëria humbet. Unë e binda palën greke të shkojmë në Hagë. Vjen Edi Rama në pushtet, jo thotë, e negociojmë. Më thanë edhe mua, unë u thashë s’e negociojmë, shkojmë në gjykatë”, tha Berisha./Dosja.al
sali berisha
Politike
30 July 2026, 22:01
“Këta janë ekstremistë të majtë, të cilët me Sali Berishën kanë një armiqësi ideologjike të ...
Politike
30 July 2026, 21:57
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha ka treguar se si e mori njoftimin për heqjen e sanksionimit nga SHBA. I ftuar në nj&eu...
Politike
30 July 2026, 21:38
E. D
Erion Zylyftari
TIRANË- Kryetari i Partisë Socialiste në Poliçan, Erion Zylyftari, ka njoftuar dorëheqjen nga drejtimi i deg&eum...
Politike
30 July 2026, 21:19
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se është gati që ta votojë ndryshimin kushtetues që p&...
Politike
30 July 2026, 21:09
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur për çështjen e Zvërnecit tha se ky porjekt ...
Politike
30 July 2026, 19:37
E. D
Partia Demokratike
TIRANË- Partia Demokratike ka publikuar propozimin e saj për reformën administrativo-territoriale, ku ka propozuar nj&eu...
Politike
30 July 2026, 18:50
E. D
Pandeli Majko
TIRANË- Ish-deputeti socialist Pandeli Majko ka reaguar lidhur me nismën e qeverisë për hapjen e një konsullate serb...
Politike
30 July 2026, 18:05
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha se drejtimi politik i partisë duhet të fokusohet në afrimin me qytetarët. Gjatë mb...
Politike
30 July 2026, 17:59
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi se mospërgjigjja ndaj qytetarëve nuk duhet të ketë vend në Partinë ...
Politike
30 July 2026, 17:54
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha gjatë mbledhjes me drejtuesit politikë të PS dhe kryetarët e komisioneve parlamen...