Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Politike
"Unë jam me popullin nuk jam me partinë"/ Momenti kur kreu i PS në Poliçan jep dorëheqjen: Partia që ne kemi votuar do të na shkrijë (VIDEO)
Duke folur gjatë protestës në Poliçan, Zylyftari theksoi se nuk mund të përfaqësojë më votuesit socialistë përballë një vendimi që, sipas tij, bie ndesh me interesat e qytetarëve të Poliçanit.
30 July 2026, 21:38Nga E. D
Erion Zylyftari
TIRANË- Kryetari i Partisë Socialiste në Poliçan, Erion Zylyftari, ka njoftuar dorëheqjen nga drejtimi i degës së partisë, duke shprehur kundërshtimin e tij ndaj propozimit për shkrirjen e Bashkisë Poliçan në kuadër të reformës territoriale. Duke folur gjatë protestës në Poliçan, Zylyftari theksoi se nuk mund të përfaqësojë më votuesit socialistë përballë një vendimi që, sipas tij, bie ndesh me interesat e qytetarëve të Poliçanit.
Ai u shpreh se partia që ata kanë votuar ka propozuar që Poliçani të shkrihet si Bashki, por Zylyftari i bëri thirrje qeverisë që bashkia Poliçan duhet të qëndrojë.
"Me këtë që ne dëgjum sot, unë nuk munden dhe nuk dal dot përballë gjithë këtyre votuesve, të cilët kanë votuar Partinë Socialiste me vite me radhë. Por kjo parti që ne kemi votuar së bashku ka propozuar që ne si bashki të na shkrijë. Unë si kryetar i PS-së në Poliçan i bëj thirrje partisë sime që bashkia Poliçan duhet të qëndrojë. Unë para jush dhe para gjithë mediave paraqes dorëheqjen time si kryetar i PS-së, sepse jam me popullin dhe jo me partinë," tha Erion Zylyftari./Dosja.al