30 July 2026, 21:19
Nga E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se është gati që ta votojë ndryshimin kushtetues që përcakton se kryeministri duhet të ketë vetëm dy mandate në krye të qeverisë. I ftuar në një intervistë në emisionin “Off the Record” në A2CNN, Lideri i opozitës tha se një klauzolë e tillë është e dobishme në kushtet ku ndodhet vendi. Në fund, Berisha u shpreh se Rama u shndërrua në “diktatorin më të urryer” për shqiptarët dhe kërkesa për kufizim të mandateve është e bazuar.
“Jam gati të votoj një klauzolë të tillë. Normalisht nuk qëndron, por a është e dobishme? Është e dobishme. Edi Rama e faktoi këtë. Kur ka një njeri të zhveshur nga çdo normë morale ai është një rrezik kombëtar më i madh nëse nuk i pritet mandate me dy mandate. Unë e votoj me të dy duart një gjë të tillë. Ta sjellin dhe unë e votoj me të dy duart. Jam njeri që respektoj Kushtetutën. Jam gati të votoj ndryshimin kushtetues që nesër. E bëj këtë sepse historia faktoi, mandati i vjedhur i katërt, prandaj janë të gjithë ata në rrugë. Kjo kërkesë ka një bazë në realitetin shqiptar, pasi një njeri u bë diktator i urryer. Urrejtje të tillë s’ka pasur as në 91-shin! U bë diktator i urryer duke vjedhur zgjedhjet. Atëherë më mirë, Kushtetuta, një njeri si ky të mos e lejojë të kandidojë më shumë se dy herë. Do thuash ti digjet i shëndoshi me...po vendi do shpëtojë”, tha Berisha./Dosja.al
sali berisha
Politike
30 July 2026, 21:09
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur për çështjen e Zvërnecit tha se ky porjekt ...
Politike
30 July 2026, 19:37
E. D
Partia Demokratike
TIRANË- Partia Demokratike ka publikuar propozimin e saj për reformën administrativo-territoriale, ku ka propozuar nj&eu...
Politike
30 July 2026, 18:50
E. D
Pandeli Majko
TIRANË- Ish-deputeti socialist Pandeli Majko ka reaguar lidhur me nismën e qeverisë për hapjen e një konsullate serb...
Politike
30 July 2026, 18:05
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha se drejtimi politik i partisë duhet të fokusohet në afrimin me qytetarët. Gjatë mb...
Politike
30 July 2026, 17:59
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi se mospërgjigjja ndaj qytetarëve nuk duhet të ketë vend në Partinë ...
Politike
30 July 2026, 17:54
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha gjatë mbledhjes me drejtuesit politikë të PS dhe kryetarët e komisioneve parlamen...
Politike
30 July 2026, 17:32
G.M
Belind Këlliçi dhe Ferit Hoxha
TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar ndaj dekla...
Politike
30 July 2026, 17:48
G.M
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri i vendit Edi Rama u shpreh se mandati i katërt i PS-së duhet të sjellë një qasje të re, ku...
Politike
30 July 2026, 17:42
G.M
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri i vendit Edi Rama, gjatë mbledhjes me drejtuesit politikë të PS dhe kryetarët e komisioneve parlamen...
Politike
30 July 2026, 17:30
G.M
TIRANË- Kryeministri i vendit Edi Rama, gjatë mbledhjes me drejtuesit politikë të Partisë Socialiste dhe kryetarët e komisioneve...