Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Në një status në rrjetet sociale, Berisha rikujton se më 5 shtator 2016, në Sheshin e Shën Pjetrit në Romë, Papa Françesku shpalli shenjtore Nënë Terezën e Kalkutës.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përkujtuar 10-vjetorin e shenjtërimit të Nënë Terezës, si një nga figurat më të mëdha të njerëzimit dhe “bijën më të shquar të kombit shqiptar”. Në një status në rrjetet sociale, Berisha rikujton se më 5 shtator 2016, në Sheshin e Shën Pjetrit në Romë, Papa Françesku shpalli shenjtore Nënë Terezën e Kalkutës.
Berisha vlerëson kontributin e saj në shërbim të të varfërve, të sëmurëve dhe të braktisurve, duke theksuar se ajo lindi shqiptare, u bë qytetare e botës dhe mbeti deri në fund një bijë krenare e kombit të saj. Në përfundim, Berisha shpreh admirim dhe krenari për Shën Nënë Terezën, duke e cilësuar “bijë të madhe të kombit shqiptar”.
Reagimi i plotë:
Përvjetori i shenjtërimit të nobelistes shqiptare, Shën Nënë Terezës Të dashur miq, Sot është një ditë e shënuar për kombin shqiptar dhe për mbarë botën e krishterë. Sot kujtojmë përvjetorin e shenjtërimit të bijës më të shquar të kombit shqiptar, Nënë Terezës. Më 5 shtator 2016, në Sheshin e Shën Pjetrit në Romë, Papa Françesku shpalli shenjtore Nënë Terezën e Kalkutës, gruan shqiptare që me jetën, veprën dhe dashurinë e saj për të varfrit e të pamundurit u bë një nga figurat më të mëdha të njerëzimit.
Në atë ditë historike, Papa Françesku e cilësoi Nënë Terezën si “shpërndarëse të mëshirës hyjnore”, duke nderuar përmes saj një jetë tërësisht të përkushtuar ndaj njeriut, veçanërisht ndaj atyre që nuk kishin më asgjë, përveç nevojës për një dorë të shtrirë dhe një zemër që t’i donte. Për ne shqiptarët, shenjtërimi i Nënë Terezës ishte një nderim i jashtëzakonshëm. Ishte kurorëzimi i një jete të rrallë, por edhe një dëshmi madhështore e vlerave që shqiptarët kanë mundur t’i japin njerëzimit.
Ajo lindi shqiptare, u bë qytetare e botës dhe mbeti deri në fund një bijë krenare e kombit të saj. Me përulësi, admirim dhe krenari, ne kujtojmë sot Shën Nënë Terezën, gruan që ia kushtoi jetën më të varfërve, të sëmurëve, të braktisurve dhe të vuajturve; gruan që u dha miliona njerëzve shpresë, dinjitet dhe dashuri. Nënë Tereza është një nga dëshmitë më të ndritshme se madhështia e një kombi nuk matet vetëm me fuqinë apo pasurinë e tij, por me vlerat, dashurinë dhe humanizmin që ai i dhuron njerëzimit. Lavdi përjetë kujtimit të Shën Nënë Terezës, bijës së madhe të kombit shqiptar!
Edi Rama ITALI- Kryeministri Edi Rama ka bërë rolin e avokatit mbrojtës të Serbisë, duke deklaruar se duhet që të j...
Ferit Hoxha dhe Sofia Moreira de Sousa TIRANË- Ministri Ferit Hoxha ka pritur ditën e sotme në Tiranë ambasadoren e re të Bashkimi...
Edi Rama ITALI- Kryeministri Edi Rama ka kërkuar heqjen e mekanizmit të vetos në procesin e zgjerimit të Bashkimit Europian, duke ...
Edi Rama Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në Forumin “Intelligence on the World, Europe and Italy”, në Itali, ku ishte ...
Toni Gogu TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu ka folur për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke u ndalur te vendimi...
Edi Rama dhe Giorgia Meloni ITALI- Kryeministrja italiane Giorgia Meloni i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit e uroi ...
Sali Berisha SHBA- Kreu i Partsë demokratike Sali Berisha ka mbërritur në Shtetet e Bshkuara të Amerikës. Në një po...
Foto ilustruese Në vorbullën e debatit të lindur mes magjistratëve dhe Ministrisë së Financave, për çështjen...
Gazment Bardhi TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama se ...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se ka nisur në të gjithë Shqipërinë Prania Besnike e Partisë...