5 September 2026, 13:58
Nga G.M
Ferit Hoxha dhe Sofia Moreira de Sousa
TIRANË- Ministri Ferit Hoxha ka pritur ditën e sotme në Tiranë ambasadoren e re të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa. Ai është shprehur se Shqipëria po bënë pjesën e saj për të përparuar me vendosmëri në të gjithë kapitujt negociues.
Sipas Hoxhës, qasja e vendit tonë është që përmes reformave të sjellim më shumë Evropë në Shqipëri dhe të përmbushet misioni historik, ai i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian brenda kësaj dekade. Ai i ka uruar mirëseardhjen ambasadores dhe ka shtuar në fjalën e tij se zgjerimi do të jetë një sukses i përbashkët i cili do të sjellë më shumë përparim për shqipërinë dhe një investim strategjik për një Evropë më të fortë.
“Mund të jetë e shtunë dhe një ditë e bekuar, por në rrugëtimin tonë drejt anëtarësimit në BE nuk ka pauzë dhe kohë të lirë. Kënaqësi të takohem për herë të parë me Drejtuesen e re të Delegacionit të BE-së në Shqipëri, Ambasadoren Sofia Moreira de Sousa.
Patëm një shkëmbim thelbësor mbi procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, duke përfshirë përgatitjet për momentet e ardhshme në udhëtimin tonë evropian dhe rëndësinë e ruajtjes së ritmit dhe momentumit të negociatave. Nënvizova angazhimin e vazhdueshëm të Shqipërisë për të realizuar reformat dhe për të përparuar me vendosmëri në të gjithë kapitujt negociues.
Asnjëherë nuk mund ta theksojmë mjaftueshëm se procesi i anëtarësimit duhet të mbetet i bazuar fort në meritë, rezultate dhe besim të ndërsjellë. Shqipëria po bën pjesën e saj, me vendosmërinë, disiplinën dhe ndjesinë e qëllimit që kërkon ambicia jonë.
Qasja jonë është e qartë: përmes reformave, ne sjellim më shumë Evropë në Shqipëri çdo ditë, ndërsa ecim me vendosmëri dhe qartësi drejt përfundimit të negociatave dhe objektivit tonë historik për t’u bërë anëtar i Bashkimit Evropian brenda kësaj dekade. Mirë se vini në Shqipëri, Ambasadore Moreira de Sousa.
Suksesi juaj do të jetë një sukses edhe për partneritetin tonë të veçantë, ashtu sikurse zgjerimi është një sukses i përbashkët: më shumë përparim për Shqipërinë, por edhe një investim strategjik për një Evropë më të fortë, më të sigurt dhe më të bashkuar”, u shpreh Hoxha./Dosja.al
ferit hoxha bashkimi evropian sofia moreira de sousa
Politike
5 September 2026, 13:32
I.A
Edi Rama
ITALI- Kryeministri Edi Rama ka kërkuar heqjen e mekanizmit të vetos në procesin e zgjerimit të Bashkimit Europian, duke ...
Politike
5 September 2026, 13:25
I.A
Edi Rama
Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në Forumin “Intelligence on the World, Europe and Italy”, në Itali, ku ishte ...
Politike
5 September 2026, 13:19
I.A
Toni Gogu
TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu ka folur për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke u ndalur te vendimi...
Politike
5 September 2026, 10:58
I.A
Edi Rama dhe Giorgia Meloni
ITALI- Kryeministrja italiane Giorgia Meloni i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit e uroi ...
Politike
5 September 2026, 09:39
G.M
Sali Berisha
SHBA- Kreu i Partsë demokratike Sali Berisha ka mbërritur në Shtetet e Bshkuara të Amerikës. Në një po...
Politike
5 September 2026, 09:17
G.M
Foto ilustruese
Në vorbullën e debatit të lindur mes magjistratëve dhe Ministrisë së Financave, për çështjen...
Politike
4 September 2026, 20:19
E. D
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama se ...
Politike
4 September 2026, 19:28
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se ka nisur në të gjithë Shqipërinë Prania Besnike e Partisë...
Politike
4 September 2026, 19:07
E. D
Ermal Nufi
TIRANË- Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi ka reaguar sot lidhur me raportimet për përfshirjen e dy efektivëve të Policis...
Politike
4 September 2026, 18:23
E. D
foto ilustruese
BRUKSEL- Pesë vende të BE-së kanë deklaruar se janë gati të dërgojnë migrantë të par...