LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Rama është një Ballaban, një Hamza! Me qëndrimet e tij ndaj shqiptarëve ka tejkaluar Vuçiçin

Gjatë fjalimit të tij në ceremoninë e rastit të ditëlindjes se Skënderbeut, Berisha e krahasoi Ramën me figurën e Hamza Kastriotit. 

6 May 2026, 10:56 Nga D.S
Berisha: Rama është një Ballaban, një Hamza! Me
Sali Berish a

KRUJË- Kreu i opozitës, ka ngritur akuza ndaj kreu të qeverisë, kryeministrit Edi Rama. Gjatë fjalimit të tij në ceremoninë e rastit të ditëlindjes se Skënderbeut, Berisha e krahasoi Ramën me figurën e Hamza Kastriotit. 

Më tej, Berisha e lidh krahasimin me qëndrimet që ka mbajtur Rama ndaj shqiptarëve të cilat sipas kryedemokratit kanë tejkaluar Vuçiçin.

"Miq, ne e nderojmë sot këtë figurë të papërsëritshme të historisë tonë kombëtare në një moment kur vendi është në një udhëkryq të rrezikshëm. Pas largimit të Skënderbeut nga froni i tij në këtë kështjellë dhe shuarjes së qëndresës së Krujës, Shkodrës, të shqiptarëve, dhjetëra mijëra shqiptarë emigruan në Itali dhe vende të tjera për të mbetur përjetësisht shqiptarë. Pra, një pushtim i egër i detyroi ata të largohen. Por miqtë e mi, një pushtim tjetër, ndër më të egrit që ka njohur historia, detyroi si kurrë ndonjëherë më parë 47 përqind të shqiptarëve të largohen në 10 vite nga Shqipëria. Dhe ky nuk është një sulltan osman, jo, ky është një argat i Beogradit, për shqiptarët më i zi shumë herë se Gjeorgjeviçi, më i zi se Vuçiçi, më i zi se Çubrilloviçi.

Sepse me qëndrimet e tij ndaj shqiptarëve, ky ka tejkaluar Vuçiçin. Ky bëri gjithçka që t’i bëjë të zezën Kosovës, vetëm e vetëm që ta copëtojë atë. Imagjinoni ju sot, një kryeministër shqiptar që i vë sanksione qeverisë së Kosovës, shtetit të Kosovës, të ngritur mbi gjakun e dhjetëra mijëra shqiptarëve për liri e dinjitet, fryëmzuar nga Skënderbeu. Imagjinoni ju një shqiptar pa gjak shqiptari që hedh në gjyq kryeministrin e Kosovës. Imagjinoni ju një shqiptar, argat i Vuçiçit, që veriun e Kosovës e quan tokë e askujt. Imagjinoni ju një shqiptar pa gjak shqiptari, që shuan Kosovën e ngritur mbi gjakun e dhjetëra mijëra shqiptarëve nga harta dhe vë përpara me padronin e tij Vuçiç një hartë ku Kosova del e bashkuar me Serbinë. Imagjinoni ju një shqiptar, i cili krijon pasi është shpërbërë me gjak dhe përpjekje të mëdha për liri ish-Jugosllavia skllavëruse, krijon në Novi Sad, Jugosllavinë e re.

Imagjinoni një shqiptar, që edhe në ditët më të vështira të Aleksandër Vuçiçit, kur del para gjithë botës si përfaqësues i Rusisë së Vogël. Kur e shndërron Serbinë në një prapavijë të agresionit rus ndaj Ukrainës, kalon nga samiti në samit duke kërkuar të mos i kërkohet të zbatojë Vuçiçi sanksionet e Europës ndaj Rusisë. Çfarë gjaku ka ky? A nuk është ky një gjak më i keq se i çdo osmanliu që ka sulmuar këtë tokë? A nuk është ky një Ballaban, një Hamza? Çfarë mund t’i thuhet këtij?", u shpreh Berisha./Dosja.al

sali berisha pd berisha ne kruje kruje

Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...