Nuk ndalet revolta/ Qytetarët mblidhen sërish para Kryeministrisë, tensione dhe përplasje me policinë
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Lëvizje në Bashkinë e Tiranës/ Veliaj firmos shkarkimin e dy drejtuesve, në pikëpyetje edhe e ardhmja e drejtoresh&...
Ironia e studentëve protestues/ Improvizojnë manekinin me fotografinë e Ramës, tentojnë ti vënë flakën 21 ...
Më tej, lideri i opozitës theksoi se reforma territoriale duhet të ketë në fokus zhvillimin e zonave rurale, rikthimin e shërbimeve dhe ndalimin e largimit të banorëve nga vendlindjet e tyre.
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur për reformën e re territoriale të propozuar nga PS, e cila synon shkrirjen e disa bashkive dhe bashkimin e tyre me disa të tjera. Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha u shpreh se reforma territoriale duhet të jetë në funksion të ripopullimit, pasi nëse vazhdohet me këtë ritëm shqiptarët do jenë stërpakicë.
Ai argumentoi se ripopullimi është kushti i të gjitha kushteve për ekzistencën e kombit. Më tej, lideri i opozitës theksoi se reforma territoriale duhet të ketë në fokus zhvillimin e zonave rurale, rikthimin e shërbimeve dhe ndalimin e largimit të banorëve nga vendlindjet e tyre.
Hamdi Barçi: Doktor, do ta pranoni reformën territoriale që ka propozuar PS me 46 bashki?
Sali Berisha: Përshëndetje, Hamdi! Kur e keqja rrokullis, mendoj se është detyrë të përpiqesh ta ndalosh rrokullisjen dhe jo ta ndihmosh, ta mbështetësh atë. Në qoftë se kemi arritur tek ato shifra të pashembullta që nga viti 1300 në kohën e ‘Murtajës së Zezë’ si pakësim demografik, në qoftë se shqiptarët me politikat e Edi Ramës u zbuan dy herë më shumë në Shqipëri se sa shqiptarët në Kosovë me politikat e Çubrilloviçit, një nga mekanizmat më madhorë ishte reforma territoriale e tij. Reforma territoriale, që zhduku qindra komuna dhe bashki, faktikisht zhduku shërbimet pikërisht atë që ka nen kryesor memorandumi i Çubrilloviçit. Zhdukja e shërbimeve bëri që ata të kenë të vështirë jetën, më të kushtueshme. Të bëjnë rrugë më shumë, të paguajnë më shumë për të fituar një vërtetim, një të drejtë të tyre dhe i nxiti ata të largohen nga vendi i tyre. Por tani le të shohim pak çështjen madhore që ju thoni lidhur me rrogat e punonjësve. Shqipëria me 410 bashki dhe komuna kishte në vitin 2013, 18-19 mijë rrogëtarë.
Pasi këto u hoqën, u zhdukën, dhe ramë tek 61 bashki, numri i këtyre punonjësve u dyfishua. Rrogat që merreshin në ato që këta i quajnë njësi administrative të pazgjedhura fare, u rritën nga 1 në 8 herë, mesatarja u dyfishuan me rreth 39 mijë punonjës. Por çfarë ndodhi tjetër? U përjashtuan tërësisht investimet nga Shqipëria rurale, në rrugë, në ujësjellësa, në kanalizime, gjë që diktonte largimin masiv të banorëve nga vendet e tyre. Ndaj dhe ne nuk mund të aprovojmë këtë platformë të Edi Ramës me 46 parti. Ne kemi shpallur platformën tonë me 101 bashki me potencial për shtimin e një numri tjetër mbi bazën e diskutimeve.
Ne besojmë se reforma territoriale duhet të jetë në funksion dhe të ripopullimit të Shqipërisë. Ripopullimi, për ata që mendojnë se ky komb duhet të ekzistojë, është kushti i të gjitha kushteve për ekzistencën e kombit tonë. Përndryshe, në qoftë se vazhdohet me këto ritme, të garantoj që në Shqipëri, shqiptarët do jenë stërpakicë, toka mbetet se është e përjetshme, por banorët e saj do jenë pakica e pakicës./Dosja.al
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë një bashkëbisedimi live me ndjekësit në rrj...
Sali Berisha TIRANA- Lideri i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se zjarret që kanë përfshirë vendin janë t&...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokartike Sali Berisha gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit në rrjetet sociale &e...
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se java pati një sërë protestash kundër korrupsionit të...
Edi Rama dhe Nertil Bellaj SELENICA- Kryeministi i vendit, Edi Rama mori pjesë ditën e djeshme në një aktivitet në fshatin Vajz&eu...
Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiç KOSOVË- Serbia ka arrestuar një person nën dyshime ...
Josif Gorrea TIRANË- Kryetari i Bashkisë Divjakë, Josif Gorrea, ka dhënë sqarime në mbledhjen e Këshillit Bashkiak lidhu...
TIRANË- Protesta e 76-të radhazi kundër qeverisë së Edi Ramës është shoqëruar me pankarta me mesazhe të fort...
Aleksandar Vuçiç SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se Beogradi nuk do ta njohë pavar&...
Pamje nga mbledhja MALIQ- Në Njësinë Administrative Pirg dhe Vreshtas janë mbajtur dëgjesat publike, në kuad&...