Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Berisha, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së ka zbuluar detaje të reja në lidhje me skandalin e madhe te SHISH.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së ka zbuluar detaje të reja në lidhje me skandalin e madh të SHISH. Sipas Liderit të opozitës, Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi takoheshin në lokalin e Jurgen Kolës, ‘ushtarit’ të saj në SHISH’. Berisha tha gjithashtu se Jurgen Kola ka lokal në Bërzhitë dhe në këtë lokal Vlora Hyseni takohej me ‘bashkëpunëtorin’ e saj, Ergys Agasi.
"Pastaj thonë Këshilli i Sigurisë Kombëtare. Po çfarë Këshilli? Po Këshilli i Sigurisë Kombëtare përbëhet nga një delinkuent si Haram Begaj, përbëhet nga Ermal Raketa, kontrabandisti, përbëhet nga Roni Yeffet që i lëviz këta me radhë, nga Lubia, nga Ergys Agasi dhe mjedisi rozë i tij. Ky është Këshilli i Sigurisë Kombëtare. Dhe padrinoja në krye të tyre. Kurrë një shtet, përveç Venezuelës që i është gjetur shefi i shërbimit që merrej me trafiqe, El Polo, dhe Guinesë Bisau, nuk ka ndodhur që të dalë shefi i shërbimit. Dhe të gjitha këto të lidhura me Padrinon. Unë duhet të falënderoj të gjithë ata punonjës të shërbimit që me guxim, fill pas emërimit të saj dhe në vazhdim, kanë thënë të vërtetën rreth këtij personi dhe janë bërë publike të gjitha. Por natyrisht ato ndryheshin në banesën e shurdhërisë dhe harresës.
Informacione të reja, jo nga ato që i nxjerr Edi Rama me qëllime të veta, por kjo ka pasur bashkëpunëtor të ngushtë Jurgen Kolën, drejtorin operativ të SHISH. Jurgen Kola ka lokal në Bërzhitë dhe lokali i tij në Bërzhitë ka qenë një nga lokalet ku kjo bënte takimet me ‘bashkëpunëtorin’ e saj, Ergys Agasi. Jurgen Kola është pronari i pasurive të mëdha tokë të blerë në Arbanë. Sipas informacioneve, Jurgen Kola ka fshirë kamerat e lokalit të tij për të zhdukur gjurmët e talimeve të Vlora Hysenit me Ergys Agasit. Unë u bëj thirrje hetuesve dhe prokurorëve të çështjes të kontrollojnë kamerat e këtij dhe të hetojnë bashkëpunimin e tij. Ky është një drejtor shumë i rëndësishëm aty. Se harrova t’u them se nuk ka nëndrejtor në SHISH, ndërkohë që Kushtetuta përcakton nëndrejtorin dhe me të njëjtën emërtesë kryeministri dhe presidenti. SHISH nuk ka nëndrejtor, tani mund të jetë ky më i rëndësishmi. E drejton Jurgen Kola, një ushtar i Vlora Hysenit," tha Berisha./Dosja.al
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se shefja e SHISH në ligje është përgjegjëse dir...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka vendosur në funksion të kar...
TIRANË- Deputeti demokrat, Gent Strazimiri ka komentuar goditjen e SPAK ndaj kreut të SHISH, Vlora Hysenit. Duke folur në Komisionin e Li...
Vlora Hyseni, Edi Rama TIRANË- Goditja e SPAK ndaj ish-shefes së SHISH, Vlora Hyseni po bën bujë në mediat ndërkombëtar...
Ina Zhupa TIRANË- Arrestimi i drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, ka ngritur shqetësime të fo...
Komisioni i Ligjeve TIRANË- Goditja e SPAK ndaj kreut të SHISH, Vlora Hyseni, shkaktoi debate në Komisionin e Ligjeve mes opozitës dhe ...
Genta Vangjeli TIRANË- PD denoncoi sot rastin e Albi Sulës, një 30-vjeçar që prej tre vitesh përballet me problem...
Vlora Hyseni TIRANË- Demokratët Evropianë (PDE/EDP) kanë reaguar pasi SPAK i caktoi masën e sigurisë arrest në...
Kaja Kallas dhe Albin Kurti BRUKSEL- Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas ka zh...
Vlora Hyseni TIRANË- Bajram Begaj ka dekretuar shkarkimin e Vlora Hysenit si drejtoreshë e Shërbimit Informativ të Shtetit, p...