Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Duke iu referuar zhvillimeve të fundit ndaj Hysenit, ndaj së cilës SPAK ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, Berisha u bëri thirrje punonjësve të Shërbimit që të ruajnë integritetin institucional.
TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha tha se një specialist i IT-së në Shërbimin Informativ të Shtetit kishte hartuar në vitin 2023 një raport ku shprehte shqetësim për përfshirjen abuzive të drejtoreshës së atëhershme Vlora Hyseni në veprimtarinë e AKSH-it. Sipas tij, materiali nuk u përcoll në instancat më të larta, por u asgjësua në kundërshtim me ligjin dhe rregullat e Shërbimit.
Gjithashtu, gjatë kohës që ishte në detyrë, sipas Berishës, Hyseni është përdorur nga kryeministri Edi Rama për të rrëzuar Qeverinë e Kosovës. Duke iu referuar zhvillimeve të fundit ndaj Hysenit, ndaj së cilës SPAK ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, Berisha u bëri thirrje punonjësve të Shërbimit që të ruajnë integritetin institucional.
"Në vitin 2023, një specialist i IT-së në SHISH, ka informuar, ka bërë raport, duke shprehur shqetësimin e thellë se drejtoresha po implikohej në mënyrë abuzive në veprimtarinë e AKSHI-t. Ky material nuk është përcjellë në instancat eprore, por është asgjësuar në kundërshtim me ligjin dhe rregullat e shërbimit. Tre. Me tender sekret kjo ka përzgjedhur personat që do të siguronin rrjetin informatik të Shërbimit Informativ. Dhe këta persona janë persona të palicencuar. Dhe faktikisht që këtu fillon, puna nuk merret në dorëzim.
Pra këto janë vetëm disa nga të dhënat e para dhe unë i bëj thirrje punonjësve të ndershëm të atij shërbimi, i cili shikoni, po ua them këtu, pavarësisht se ka pasur në krye kriminelë si Fatos Klosin, kriminelë si Vlora Hysenin, por ai shërbim në partneritetet e tij me vendet partnere i ka bërë vendit, ka kontribute të veçanta në sigurinë kombëtare dhe ka luajtur rol shumë të rëndësishëm në operacione nga më të suksesshmet dhe më delikatet.
Dhe, unë ndjej keqardhje të thellë që sot ky shërbim, me një trashëgimi të pamohueshme, të çmuar në bashkëpunimin ndërkombëtar, por dhe në fushën e sigurisë bëhet objekt i një turpërimi botëror për shkak të Edi Ramës, që emëron një njeri jashtë të gjitha kritereve, e shkarkuar nga një qeveri dhe e emëron, dhe që e ka përdorur midis tjerash edhe për të rrëzuar qeverinë e Kosovës. Kjo, me angazhim të madh, me të gjitha lidhjet e saj kundër qeverisë së Kosovës, por me implikime gjithashtu edhe në Maqedoni. Po, sepse lidhjet kjo i ka pasur të shumëllojta," tha Berisha./Dosja.al
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Grupit Parlamentar t&eu...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se shefja e SHISH në ligje është përgjegjëse dir...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka vendosur në funksion të kar...
TIRANË- Deputeti demokrat, Gent Strazimiri ka komentuar goditjen e SPAK ndaj kreut të SHISH, Vlora Hysenit. Duke folur në Komisionin e Li...
Vlora Hyseni, Edi Rama TIRANË- Goditja e SPAK ndaj ish-shefes së SHISH, Vlora Hyseni po bën bujë në mediat ndërkombëtar...
Ina Zhupa TIRANË- Arrestimi i drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, ka ngritur shqetësime të fo...
Komisioni i Ligjeve TIRANË- Goditja e SPAK ndaj kreut të SHISH, Vlora Hyseni, shkaktoi debate në Komisionin e Ligjeve mes opozitës dhe ...
Genta Vangjeli TIRANË- PD denoncoi sot rastin e Albi Sulës, një 30-vjeçar që prej tre vitesh përballet me problem...
Vlora Hyseni TIRANË- Demokratët Evropianë (PDE/EDP) kanë reaguar pasi SPAK i caktoi masën e sigurisë arrest në...
Kaja Kallas dhe Albin Kurti BRUKSEL- Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas ka zh...