30 July 2026, 13:00
Nga E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se PD e mbështet plotësisht marrëveshjen dhe kërkesën e presidentit Trump. Gjatë një konference per mediat, Berisha u shpreh se PD nuk ka dërguar marrëveshjen në Kushtetuese, por procedurën antikushtetuese të Edi Ramës.
Sipas tij, Rama kërkonte ta përdorte këtë marrëveshje për dhunimin e të drejtave kushtetuese dhe për dhunimin e radhës të së drejtës kushtetuese të opozitës. Lideri i opozitës shtoi se kryetari i Parlamentit urdhëroi me çdo kusht votimin pa u lexuar, në kundërshtim me afatin kushtetues.
Klajdi Bodlli, SYRI TV: Duke u ndalur tek deklarata e djeshme e zotit Bardhi, i cili tha 'do të çojmë në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen e SHBA-së me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbrojtjen'. Ndërkohë sot ministri i Mbrojtjes e cilësoi qëndrimin e Partisë Demokratike si të papranueshëm dhe tha se procedura nuk është antikushtetuese.
Sali Berisha: Dua të sqaroj opinionin. Opozita në Shqipëri është në një dhunim konstant të të drejtave të saj kushtetuese. Dhe kjo është e njohur tashmë ndërkombëtarisht. Kjo është e sanksionuar në dokumente ndërkombëtare.
Edhe njëherë dua të qartësoj, absolutisht nuk kemi asnjë kundërshtim për marrëveshjen. E mbështesim plotësisht. Mbështesim plotësisht kërkesën e Presidentit Donald Trump për rritjen e shpenzimeve për çështjet e sigurisë. Koha i dha atij 100% të drejtë.
Partia Demokratike qëndron si forcë politike që ka anëtarësuar Shqipërinë në NATO, qëndron prapa çdo përpjekje për të mbushur detyrimet tona ndaj NATO-s. Por Edi Rama kërkonte ta përdorte këtë marrëveshje për dhunimin e të drejtave kushtetuese, për dhunimin e radhës të së drejtës kushtetuese të opozitës. I pafytyrë, i pamoral, primitiv dhe delinkuent siç është, ndonëse kryetari i Parlamentit ra dakord me propozimin tonë për respektimin e Kushtetutës, pra për votimin në afatin kushtetues që ishte dita e premte, ai urdhëroi, ai urdhëroi me çdo kusht votimin pa u lexuar, në kundërshtim me afatin kushtetues.
Duke besuar se në këtë mënyrë do fitojë pikë dhe më shumë, do blejë influencë politike për veten e tij dhe për të sulmuar opozitën. Opozita, edhe njëherë, në çdo kohë e mbështet marrëveshjen, mbështet synimin e marrëveshjes, termat e saj. Por opozita nuk mund të pranojë që kjo të ndodhë duke shkelur ajo mbi të drejtat kushtetuese të veta. Kjo e bën bashkëfajtore opozitën në dhunimin e Kushtetutës. Dhunim i evidentuar. Ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje, ka një përcaktim kushtetues. Nuk është hedhur marrëveshja në gjykatë, absolutisht. Është hedhur procedura jokushtetuese e përdorur për miratimin e saj. Po marrëveshjen, në termat kushtetues ne e votojmë në çdo kohë./Dosja.al
sali berisha
Politike
30 July 2026, 12:45
E.d
Klodian Braho
TIRANË- Kreu i SPAK, Klodian Braho ka folur për arrestimin e i Ermal Beqirit në Francë. Gjatë një...
Politike
30 July 2026, 12:39
Gjithashtu, duke përshëndetur protestën qytetare popullore për suksesin e saj të jashtëzakonshëm si lëvizja qytetare m...
Politike
30 July 2026, 12:37
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se Ermal Beqiri ka përvetësuar të paktën 200 milionë e...
Politike
30 July 2026, 12:28
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se Ermal Beqiri dhe Ergys Agasi nuk u shpall&e...
Politike
30 July 2026, 12:22
I.A
SPAK
TIRANË- Kreu i SPAK, Klodian Braho ka prezantuar rezultatet e punës së Prokurorisë së Posaçme për periudhën ...
Politike
30 July 2026, 11:58
I.A
Ditmir Bushati
TIRANË- Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka komentuar lajmin e dhënë nga ministri i jashtëm i serbisë p&e...
Politike
30 July 2026, 11:47
E.d
Marjana Koçeku
TIRANË- Deputetja tashmë e pavarur, Marjana Koçeku ka reaguar pas njoftimit të lajmit nga ministri i...
Politike
30 July 2026, 11:48
Adri Nurellari
Adri Nurellari
TIRANË- Studiuesi Adri Nurellari ka reaguar lidhur me vendimin për hapjen e një konsullate serbe në Shkodër, duke n...
Politike
30 July 2026, 11:47
I.A
Marko Djuriç dhe Ferit Hoxha
Ministri i Jashtëm serb, Marko Djuriç, njoftoi të mërkurën se Serbia dhe Shqipëria arri...
Politike
30 July 2026, 11:16
E.d
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka treguar një sjellje aspak korrekte ndaj fotografit James Mollison, i cili po shoqër...