31 July 2026, 17:47
Nga E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi i është drejtuar selive diplomatike në vend dhe institucioneve ndërkombëtare për shkeljen e konsensusit në realizimin e reformës territoriale nga ana e PS. Në letrën që mban datën 27 Korrik 2026, Bardhi sqaron se qasja e PS bie në kundërshtim me standardet ndërkombëtare në këtë fushë, me kërkesat e institucioneve evropiane, me Kartën Evropiane të Vetëqeverisjes Vendore dhe me detyrimet që Shqipëria ka marrë në kuadër të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
“Ashtu si në vitin 2014, ekziston rreziku që rishikimi i kufijve administrativë të përdoret për të realizuar një rikonfigurim territorial me ndikim elektoral, duke ndikuar rezultatet e zgjedhjeve të ardhshme për kryetarët e bashkive, këshillat bashkiakë dhe, në mënyrë të tërthortë, edhe zgjedhjet parlamentare. Ndryshimi i kufijve të bashkive dhe qarqeve pa marrëveshje politike, pa konsensus dhe pa një proces gjithëpërfshirës e transparent krijon në mënyrë të pashmangshme pasoja elektorale dhe avantazhe për shumicën në pushtet. Për këtë arsye, një reformë e tillë nuk mund të konsiderohet e qëndrueshme dhe as e pranueshme nga të gjitha palët politike.” – shkruan Bardhi.
Në letrën e dërguar të hënën Bardhi kërkon që parnerët të ndërhyrjnë në këtë proces.
“Në mbrojtje të këtyre parimeve dhe në vijim të mbështetjes së vazhdueshme që institucionet Tuaja i kanë dhënë forcimit të demokracisë në Shqipëri, do ta vlerësonim çdo ndërhyrje apo apel publik drejtuar autoriteteve shqiptare dhe shumicës parlamentare për të rishqyrtuar këtë vendim, për të rivendosur mandatin e Komisionit të Posaçëm deri në tetor 2026 dhe për të garantuar përfundimin e Reformës Territoriale përmes një procesi plotësisht gjithëpërfshirës, transparent dhe të bazuar në konsensus.
Çdo produkt i Komisionit, përpara se të miratohet nga seanca plenare e Kuvendit, duhet të jetë i certifikuar nga Komisioni i Venecias ose Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës, si dy organizmat më të specifilizuara në këtë fushë.” – thuhet në letrën e kreut të grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi.
Grupi Parlamentar i PD ka hartuar edhe një Raport të detajuar mbi sjelljen e mazhorancës në këtë proces, duke argumentuar se po shkelen parimet europiane për një reformë administrativo-territoriale./Dosja.al
gazment bardhi pd
Politike
31 July 2026, 17:09
E.d
Cristina Guarda dhe Edi Rama
TIRANË- Eurodeputetja italiane Cristina Guarda, pjesë e Delegacionit të Parlamentit Europian për marr...
Politike
31 July 2026, 16:13
E.d
TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar pas rritjes së çmimit të naftës në vend. P&eu...
Politike
31 July 2026, 15:32
E.d
Leonard Hide
LIBOHOVA- Kryebashkiaku i Libohovës, Leonard Hide, ka kundërshtuar propozimin e mazhorancës për bashkimin e Bashkis&...
Politike
31 July 2026, 15:08
E.d
Belinda Balluku
TIRANË- Ish-zv/kryeministrja Belinda Balluku është paraqitur këtë të premte në Prokurorinë e P...
Politike
31 July 2026, 14:38
E. D
Nikola Kedhi
TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka publikuar një denoncim ndaj qeverisë, duke pretenduar se...
Politike
31 July 2026, 14:00
E. D
Belinda Balluku
TIRANË- Ish-zv/kryeministrja Belinda Balluku është paraqitur këtë të premte në Prokurorinë e P...
Politike
31 July 2026, 13:42
E. D
TIRANË- Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Administrativo-Territoriale, Arbjan Mazniku, ka prezantuar propozimin e PS për Refor...
Politike
31 July 2026, 13:29
E. D
Luçiano Boçi
TIRANË- Partia Demokratike ka akuzuar mazhorancën se po tenton të rikthejë modelin e reformës terr...
Politike
31 July 2026, 13:19
E. D
, Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me debatet për reformën ter...
Politike
31 July 2026, 13:02
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentoi ikjen nga PD të Jola Hysajt, e cila u emërua nga kryemin...