31 July 2026, 18:20
Nga E.d
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme
TIRANË- Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka reaguar pas zbulimit të një varri masiv në Kalludër të Zubin Potokut, ku dyshohet se ndodhen mbetjet e 23 intelektualëve nga Mitrovica të vrarë gjatë luftës në Kosovë.
Përmes një reagimi, ministria shprehet se kjo është një kujtesë e dhimbshme se plagët e luftës në Kosovë mbeten ende të hapura. Ajo thekson se eshtrat e zbuluara janë një kujtesë e fortë e krimeve të kryera dhe e nevojës që e vërteta dhe përgjegjësia të pranohen e drejtësia të vihet në vend.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme deklaron se Shqipëria qëndron përkrah Kosovës në përpjekjet për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur, për vendosjen e drejtësisë dhe për ruajtjen e së vërtetës historike.
Postimi i plotë
Zbulimi i një tjetër varri masiv në Kalludër të Kosovës është një kujtesë e dhimbshme se plagët e luftës në Kosovë mbeten ende të hapura.
Çdo gjetje e tillë nuk është vetëm një hap drejt identifikimit të viktimave, por edhe një dëshmi që flet vetë. Eshtrat e zbuluara janë një kujtesë e fortë e krimeve të kryera dhe e nevojës që e vërteta dhe përgjegjësia të pranohen e drejtësia të vihet në vend.
Për familjet që prej më shumë se dy dekadash presin të mësojnë fatin e të dashurve të tyre, çdo identifikim është një hap drejt dinjitetit, së vërtetës dhe drejtësisë.
Shqipëria qëndron përkrah Kosovës në përpjekjet për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur, për vendosjen e drejtësisë dhe për ruajtjen e së vërtetës historike. Pa të vërtetën nuk mund të ketë pajtim të qëndrueshëm./Dosja.al
shqipëri kosova reagim
Politike
31 July 2026, 18:10
E.d
Pamje
KOSOVA- Ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, zhvilloi një takim me përfaqësuesit e të gjitha partive p...
Politike
31 July 2026, 17:47
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi i është drejtuar selive diplomatike në vend dhe institu...
Politike
31 July 2026, 17:09
E.d
Cristina Guarda dhe Edi Rama
TIRANË- Eurodeputetja italiane Cristina Guarda, pjesë e Delegacionit të Parlamentit Europian për marr...
Politike
31 July 2026, 16:13
E.d
TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar pas rritjes së çmimit të naftës në vend. P&eu...
Politike
31 July 2026, 15:32
E.d
Leonard Hide
LIBOHOVA- Kryebashkiaku i Libohovës, Leonard Hide, ka kundërshtuar propozimin e mazhorancës për bashkimin e Bashkis&...
Politike
31 July 2026, 15:08
E.d
Belinda Balluku
TIRANË- Ish-zv/kryeministrja Belinda Balluku është paraqitur këtë të premte në Prokurorinë e P...
Politike
31 July 2026, 14:38
E. D
Nikola Kedhi
TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka publikuar një denoncim ndaj qeverisë, duke pretenduar se...
Politike
31 July 2026, 14:00
E. D
Belinda Balluku
TIRANË- Ish-zv/kryeministrja Belinda Balluku është paraqitur këtë të premte në Prokurorinë e P...
Politike
31 July 2026, 13:42
E. D
TIRANË- Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Administrativo-Territoriale, Arbjan Mazniku, ka prezantuar propozimin e PS për Refor...
Politike
31 July 2026, 13:29
E. D
Luçiano Boçi
TIRANË- Partia Demokratike ka akuzuar mazhorancën se po tenton të rikthejë modelin e reformës terr...