Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hide është shprehur se Libohova ndodhet përballë një rreziku real, ndaj duhet një reagim qytetar.
LIBOHOVA- Kryebashkiaku i Libohovës, Leonard Hide, ka kundërshtuar propozimin e mazhorancës për bashkimin e Bashkisë së Libohovës me Gjirokastrën në kuadër të reformës territoriale. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hide është shprehur se Libohova ndodhet përballë një rreziku real, ndaj duhet një reagim qytetar.
Ai u bëri thirrje qytetarëve që të përdorin çdo mundësi parlamentare dhe politike për të mbrojtur të drejtën e Libohovës për të vazhduar të ekzistojë si bashki. Gjithashtu ai u kërkoi, deputetëve që të mos e votojnë projektligjin.
Hide deklaroi se deri në sqarimin përfundimtar të fatit të Bashkisë Libohovë, nuk do të jetë pjesë e asnjë takimi apo procesi ku nuk mbrohen qartë të drejtat dhe interesat legjitime të Libohovës dhe të komunitetit të saj. Kryebashkiaku i Libohovës nënvizoi se prania e tij nuk mund të shërbejë për të legjitimuar heshtjen përballë një padrejtësie që rrezikon të ardhmen e vendit.
REAGIMI I PLOTE:
Të nderuar deputetë të qarkut, të zgjedhur me votën e qytetarëve që përfaqësoni,
Sot nuk ju drejtohem për interes politik, por për përgjegjësinë që buron nga besimi që qytetarët kanë vendosur mbi ju.
Libohova ndodhet përballë një rreziku real. Nëse kjo reformë do të çojë në shkrirjen e Bashkisë sonë, atëherë momenti për të vepruar është tani, jo pasi vendimi të jetë marrë.
Ju jeni zëri ynë në Kuvendin e Shqipërisë. Vota që mbani në Parlament nuk është vetëm një e drejtë kushtetuese, ajo është besimi i mijëra qytetarëve që ju zgjodhën për t’i përfaqësuar dhe për t’i mbrojtur kur preken interesat e tyre.
Prandaj ju bëj thirrje të përdorni çdo mundësi parlamentare dhe politike për të mbrojtur të drejtën e Libohovës për të vazhduar të ekzistojë si bashki. Nëse kjo çështje vjen për votim në Kuvend, ju kërkoj të jeni në lartësinë e mandatit që ju është besuar dhe të mbroni me bindje interesin e komunitetit që përfaqësoni.
Historia nuk i kujton ata që heshtën në momentet vendimtare, por ata që patën guximin të ngriheshin në mbrojtje të qytetarëve të tyre. Sot keni mundësinë të dëshmoni se vota e qytetarëve nuk ishte thjesht një mandat për të qenë në Parlament, por një përgjegjësi për të qenë në krah të tyre kur e ardhmja e vendit të tyre vihet në rrezik.
Libohova nuk kërkon privilegje. Kërkon drejtësi, përfaqësim dhe respekt për historinë, identitetin dhe të ardhmen e saj.
Qëndrimi im personal është ky.
Sot zgjedh të jem në krah të qytetarëve të mi, ashtu siç kam qenë gjithmonë. Ky nuk është një qëndrim i diktuar nga rrethanat, por një parim që më ka udhëhequr në çdo hap të rrugëtimit tim. Nuk mund të jem askund tjetër veçse pranë njerëzve që më kanë besuar dhe pranë vendit që më ka rritur.
Për këtë arsye, deklaroj se, deri në sqarimin përfundimtar të fatit të Bashkisë Libohovë, nuk do të jem pjesë e asnjë takimi apo procesi ku nuk mbrohen qartë të drejtat dhe interesat legjitime të Libohovës dhe të komunitetit të saj. Prania ime nuk mund të shërbejë për të legjitimuar heshtjen përballë një padrejtësie që rrezikon të ardhmen e vendit tim.
Do të jem në çdo tryezë ku mbrohet zëri i Libohovës dhe ku kërkohen zgjidhje në interes të saj. Sot, si gjithmonë, zgjedh të jem në krah të qytetarëve të mi, sepse mbiemri ynë i dytë është LIBOHOVA./Dosja.al
Belinda Balluku TIRANË- Ish-zv/kryeministrja Belinda Balluku është paraqitur këtë të premte në Prokurorinë e P...
Nikola Kedhi TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka publikuar një denoncim ndaj qeverisë, duke pretenduar se...
Belinda Balluku TIRANË- Ish-zv/kryeministrja Belinda Balluku është paraqitur këtë të premte në Prokurorinë e P...
TIRANË- Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Administrativo-Territoriale, Arbjan Mazniku, ka prezantuar propozimin e PS për Refor...
Luçiano Boçi TIRANË- Partia Demokratike ka akuzuar mazhorancën se po tenton të rikthejë modelin e reformës terr...
, Gazment Bardhi TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me debatet për reformën ter...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentoi ikjen nga PD të Jola Hysajt, e cila u emërua nga kryemin...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar lirimin nga burgu të Ilir Beqajt, për të cilin GJKKO ca...
Edi Rama dhe Kanye West TIRANË- Koncerti i Kanye West në Tiranë nuk ishte vetëm një spektakël muzikor por dhe një histor...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përshëndetur banorët e Poliçanit, të cilët u ng...