LIVE UPDATES
Politike

Deputeti i PL denoncon nga Priska situatën e rëndë nga zjarri: Situatë alarmante! Shteti të çohet në këmbë. Nuk janë braktisur vetëm qytetarët, por edhe zjarrfikësit

Përmes një deklarate për mediat nga terreni, Blushi denoncoi braktisjen e zonës nga institucionet shtetërore dhe bëri thirrje urgjente për ndërhyrje me të gjitha kapacitetet, pasi flakët po rrezikojnë drejtpërdrejt banesat.

13 August 2026, 14:48 Nga D.S
Deputeti i PL denoncon nga Priska situatën e rëndë nga zjarri:
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi BlushI

TIRANË-  Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka monitoruar nga afër situatën e krijuar nga zjarri masiv në Priskë të Madhe të Tiranës, duke e cilësuar gjendjen tejet të vështirë dhe pranë katastrofës.

Përmes një deklarate për mediat nga terreni, Blushi denoncoi braktisjen e zonës nga institucionet shtetërore dhe bëri thirrje urgjente për ndërhyrje me të gjitha kapacitetet, pasi flakët po rrezikojnë drejtpërdrejt banesat.

Gjatë fjalës së tij, ai vlerësoi punën e zjarrfikësve që po luftojnë me flakët në kushte të vështira e pa mjetet e nevojshme, ndërsa hodhi akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama për keqpërdorim të fondeve publike.

Sipas Blushit, qeveria shpenzon miliona euro për koncerte e inceneratorë, ndërkohë që nuk investon asnjë qindarkë për modernizimin e shërbimit zjarrfikës dhe mbrojtjen e kurorës së gjelbër të kryeqytetit.

Deklarata e plotë:

"Përshëndetje!

Ndodhem në Priskë të Madhe të Bashkisë së Tiranës, aty ku pak ditë më parë ka qenë një nga kurorat e gjelbra të Tiranës dhe sot gjithçka është shndërruar në shkrumb e hi. Situata këtu është shumë e rëndë. Shumë hektarë ullishte, dru frutorë, pasuri private dhe publike janë shkrumbuar. Është për të ardhur keq që përveç sakrificave dhe heroizmit të punonjësve të zjarrfikseve, që në kushte tejet të vështira, të cilët nuk kanë marrë as shpërblimet e premtuara, as pagën shtesë të premtuar, po luftojnë për orë të tëra me flakët.

Situata këtu është jashtëzakonisht shumë e vështirë dhe zjarri për pak, në fakt, pritet tu afrohet dhe shtëpive dhe situata vërtet është pothuajse jashtë kontrollit. I bëj thirrje emergjente Edi Ramës, Ministrave përgjegjës dhe institucione të ndërpresin pushimet, të mos ngrejë helikopterët vetëm për të shpëtuar shtëpinë e tij në Surrel që ndodhet vetëm pak kilometra nga këtu, por të mendojë për të gjithë këtë kurorë të gjelbër të Tiranës që sot është bërë shkrumb e hi.

Dajti po përvëlohet dhe situata është vërtet katastrofike dhe ky zjarr ndodh thjesht dhe vetëm për shkak të korrupsionit skizofrenik të Edi Ramës, që shpenzon miliona e miliona euro për inceneratorë që nuk ekzistojnë, për koncerte dhe për cirqe dhe nuk shpenzon 1 cent për të modernizuar shërbimin zjarrfikës në mënyrë që këto pasuri kombëtare, por edhe private të mos shkrumbohen siç janë shkrumbuar pas krahëve të mi. Situata është vërtet shumë e rëndë dhe i bëj edhe njëherë thirrje shtetit të ngrihet në këmbë, të reagojë, të mos heshtë, të mos mbylli sytë përballë kësaj situate e cila nuk mund të tolerohet.

Është për të ardhur keq që gjatë gjithë rrugës për të ardhur për në Priskë të madhe, nuk sheh përveç heronjve të shërbimit zjarrfikës që në kushte shumë të rënda, pa mjetet e duhura, me pajosje të vjetëruara po bëjnë një punë heroike, të cilëve Edi Rama ju premtoi rritje page, u premtoi pagë shtesë, pagesë të orëve shtesë, por të cilët kanë mbi 48 orë në atë që deri dje konsiderohej si kurora e gjelbër e Tiranës, duke luftuar me flakët të braktisur pothuajse nga shteti. Situata është katasgrofike.
Jam në një nga qendrat që vetëm pak orë më parë ishte nën pushtetin e flakëve.

Duhet të bëjmë çdo përpjekje për të shpëtuar qoftë edhe një rrënjë ulliri, sepse është një pasuri kombëtare, një pasuri private e cila nuk mund të shkrumbohet për shkak të korrupsionit skizofrenik të Edi Ramës, i cili i ka braktisur jo vetëm banorët e Priskut, por të gjithë banorët në gjithë Shqipërinë të cilët janë në luftë me flakët. Priska e Madhe është një tjetër dëshmi e dështimit katastrofik të Reformës Territoriale të vitit 2014. Një bashki si Tirana, që presupozohet të kishte të gjitha kapacitetet dhe mundësitë financiare për të përballuar një situatë zjarri, e ka të pamundur sot të fikë zjarret në Priskë të Madhe.

Imagjinoni se çfarë mund të ndodhë sot në Fush-Arrëz, në Pukë, në Memaliaj, në Tepelenë, në Libohovë dhe në të gjitha bashkitë që Edi Rama kërkon ti shkrijë dhe t'ua çojë shërbimin zjarrfikës me vonesë kur vet standardet europiane detyrojnë që shërbimi zjarrfikës duhet të jetë jo më larg se 30 minuta dhe Tirana sot është dëshmi e qartë, e dhimbshme, tragjike e dështimit katastrofik të kësaj reforme. Edhe njëherë dua ti bëj thirrje Edi Ramës, gjithë Ministrave, institucioneve, Prefektit të Tiranës, mëkëmbësve të deridjeshëm të Erjon Velis për shërbimin zjarrfikës dhe për Emergjencat Civile të ndërpresin pushimet, të jenë në terren.

Është e papranueshme që banorët e Priskës së Madhe sot të jenë në mëshirën e flakëve dhe që pronat e tyre të përpihen nga flakët. Ky është një paralajmërim që mos kemi pasoja edhe më tragjike, sepse zjarri është shumë pranë banesave dhe rrezikon të djegi edhe pronat e shtëpitë e familjeve që janë lenë në mëshirë të fatit. Situata është vërtet shumë e rëndë dhe përtej propogandës që Edi Rama shpërndan nëpërmjet mediave të tij, mjafton të vini në teren të shikoni këtë situatë për të kuptuar se sa e rëndë është situata nga zjarret dhe se sa kriminale është braktisja që shteti ju ka bërë jo vetëm banorëve të Priskës të Madhe, por gjithë shqiptarëve në të katërt anët e vendit, ku kamera dhe artopolatët e qeverisë nuk mund të shkojnë, por vetëm shpërndajnë propogandën e tij.

Kjo është situata. Priska është pasuri kombëtare, nuk ju përket vetëm këtyre banorëve, por i përket gjithë Tiranës, Dajti është pasuri kombëtare dhe çdo pëllëmbë tokë e territorit të Shqipërisë është pauri kombëtare dhe nuk mund të përvëlohet dhe të digjet sepse Edi Rama nuk do të ndërpresi pushimet, sepse ministrat e Edi Ramës nuk duan të prishin pushimet e tyre, por nxjerrin këtu pak punonjës të shërbimit zjarrfikës për tu përballur me këtë situatë. Përgjegjës për këtë situatë është një dhe vetëm një, Edi Rama dhe korrupsioni i tij i përbindshëm që shpenzon 4.3 milionë euro për koncert dhe nuk shpenzon një qindarkë për të përmirësuar mjetet apo të gjithë infrastrukturën e domosdoshme për të përballuar situatat nga zjarri.", shprehet Blushi./Dosja.al

tedi blushi priskee madhe

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin